Njerëzimi është përpjekur të zgjidhë misterin e ëndrrave për aq kohë sa ka ekzistuar vetë.
Sot ka edhe një disiplinë të veçantë në studimin e ëndrrave të quajtur oneirology.
Ata që preferojnë anën e fshehtë të gjërave mbi shkencën duan të interpretojnë ëndrrat e tyre sipas librave të ndryshëm të ëndërrave dhe besojnë se mund të parashikojnë të ardhmen.
Por psikologët mendojnë se ëndrrat reflektojnë me saktësi gjendjen tonë të tanishme dhe se nënndërgjegjja jonë përpiqet të na tregojë diçka të rëndësishme nëpërmjet ëndrrave herë pas here.
Ka ëndrra që janë të përbashkëta për të gjithë ne. Secili nga ne i sheh këto lloj ëndrrash herë pas here.
Këto ëndrra janë shkaktuar nga instinktet tona të lashta, një kod kulturor, përvoja e paraardhësve tanë dhe përvoja personale.
Një psikologe dhe eksperte në fushën e ëndrrave, Patricia Garfield, i quan ato “ëndrra universale”. Ja për cilat po flasim:
1. Rënia
Në moshë madhore, shohim veten duke rënë më shpesh sesa duke fluturuar Sipas psikologut Ian Wallace, një ëndërr duke rënë simbolizon frikën e humbjes së kontrollit.
Ju nuk mund të kontrolloni më diçka në jetën tuaj, sepse disa ndryshime drastike që nuk ishin të gatshme ndodhën në jetën tuaj. Mendoni se në çfarë sfera të jetës (puna, marrëdhëniet, financat, shëndeti, etj.) ndiheni më të shtypur ose të dobët si dhe mënyrat për ta korrigjuar atë.
Disa shkencëtarë shpjegojnë ëndrrat mbi rënien me një fiziologji të thjeshtë.
Teksa trupi po zhytet në gjumë, sistemi nervor fillon të qetësohet, presioni i gjakut dhe niveli i ritmit të zemrës bien, dhe truri juaj që po bie në gjumë (sidomos nëse jeni stresuar gjatë ditës) mund të perceptojnë këtë ndryshim fiziologjik si rrezik ose vdekje e afërt prandaj, ju bën të zgjoheni papritmas.
Versioni i kundërt i kësaj ëndrre është fluturimi që nënkupton çlirimin nga ndonjë barrë e vështirë dhe marrjen e lirisë së dëshirueshme.
2. Dhëmbët që bien, lëndimet dhe vdekja
Nënndërgjegjshmja jonë i interpreton dhëmbët si një armë, treguesin e forcës dhe një aftësi për të “kafshuar” një pjesë të botës. Ndoshta, kohët e fundit po ndiheni të paarmatosur dhe të pafuqishëm në botën reale.
Një tjetër eksperte që studion ëndrrat për shumë vite, Patricia Garfield i lidh ëndrrat me rënien e dhëmbëve me një zemërim të fshehur.
Si rregull, kur shtypim zemërimin, ne shtrydhim nofullat tona dhe dhëmbët tanë mund të fillojnë të kërcasin dhe të kërcëllijnë. Kjo ëndërr mund të sinjalizojë se është koha e duhur për të hequr qafe ndjenjat negative.
Shumë shpesh, ne mund të shohim ëndrra ku një person i afërt është plagosur, sëmurë ose duke vdekur. Ato ëndrra shkaktojnë tmerr, megjithatë, nga pikëpamja e psikologjisë, nuk është gjithçka aq e keqe.
Është thjesht frika jonë për të ardhmen dhe ndryshimet e pashmangshme që ndodhin me ata që janë pranë nesh. Nëse sheh vdekjen tënde, do të thotë se një pjesë e jush po vdes dhe qëndron në të kaluarën për t’i dhënë hapësirë diçkaje të re.
Ëndrrat e kundërta, për lindjen dhe shërimin zakonisht shfaqen kur diçka e re po ndodh në jetën e një personi (si një punë apo projekt i ri) dhe simbolizon një përvojë të re.
3. Dështimi në një provim ose performancë publike
Ju jeni gati për të bërë një provim dhe papritmas ju kuptoni se nuk mbani mend asgjë ose ju nuk mund të thoni asnjë fjalë kur qëndroni para një turme të madhe.
Këto ëndrra mund të përjetohen jo vetëm nga nxënësit dhe fëmijët e shkollës, por edhe nga njerëz që janë diplomuar shumë kohë më parë.
Ka të ngjarë që ju të keni stres pak para se të flini ose të jeni shumë të brengosur për diçka. Në këtë rast, është më mirë të pushoni dhe të relaksoheni.
4. Rroba të papërshtatshme ose mungesë të rrobave
Në ëndrrën tuaj, ju e gjeni veten në një vend publik me rroba të papërshtatshme ose pa rroba fare. Në këtë situatë, është e rëndësishme t’u kushtoni vëmendje ndjenjave që keni hasur në ëndrrën tuaj.
Këto ëndrra zakonisht pasohen nga një ndjenjë e turpit dhe sikletit. Psikologu, Ian Wallace thotë: “Kjo do të thotë që ju ndiheni të pambrojtur në punën tuaj të re ose në marrëdhënien tuaj të re dhe keni frikë se të tjerët do të mësojnë për dobësitë dhe disavantazhet tuaja“.
Megjithatë, nëse nuk ndjeni turp në ëndrrën tuaj, por ndjeni krenari për veten, ëndrra ka kuptimin e kundërt. Ndoshta ndjeni mungesën e mirënjohjes dhe admirimit dhe dëshironi që të tjerët ta vërejnë më shumë talentet dhe personalitetin tuaj.
Nëse do të përballeni me një ngjarje të rëndësishme të jetës në të ardhmen e afërt dhe keni parë një ëndërr ku ju ose shoku juaj ishit me rroba të papërshtashme, do të thotë që keni disa dyshime rreth ngjarjes.
Për shembull, një nuse mund ta shohë në ëndërr dhëndrin e saj veshur me një kostum kllouni para dasmës së tyre.
5. Përndjekja ose keqtrajtimi
Ëndrra të tilla kanë disa kuptime të ndryshme. Një eksperte në fushën e ëndrrave, Lauri Loewenberg thotë: “Njerëzit që kanë tendencë për të shmangur konfliktet, të cilët kanë frikë të mbajnë pushtet ose të shkaktojnë probleme, do të shohin ëndërr duke u përndjekur“.
Kushtojini vëmendje gjërave që ju ndjekin, ato simbolizojnë një ndjenjë të pakëndshme ose situatë që përpiqeni të mos e mendoni në jetën reale. Mund të jetë borxh apo varësi.
A ndiqeni nga një person që e njihni? Mendoni se çfarë dhe me ke e lidhni këtë person. Kjo mund të tregojë për ndonjë person tjetër apo edhe një pjesë të personalitetit tuaj që ju nuk dëshironi ta pranoni (si një talent i fshehur ose aspiratë) në ëndrrën tuaj.
Ekziston edhe një teori që thotë se ëndrrat e përndjekjes nga dikush janë thjesht jehona e instinkteve primitive që janë në gjenet tona në sajë të paraardhësve tanë. E gjitha sepse ata vazhdimisht vraponin nga grabitqarët.
6. Një katastrofë ose një apokalips
Secili prej nesh ka ëndërruar për fatkeqësitë natyrore ose ato të shkaktuara nga njeriu, ku ne jemi të frikësuar për jetën tonë dhe jetën e atyre që janë pranë nesh.
Këto ëndrra mund të tregojnë për probleme personale që kanë dalë jashtë kontrollit ose janë rezultat i ndjenjës së të ndjerit të kërcënuar nga diçka. Natyrisht, mesazhe të vazhdueshme në media rreth katastrofave dhe akteve terroriste keqësojnë edhe situatën. Si rezultat, ne fillojmë të ndjehemi të pambrojtur në botën moderne.
Ndonjëherë kur kemi një makth, përpiqemi të bërtasim me zë, por ndjejmë se zëri nuk nda del, gjë që shkakton një frikë edhe më të madhe. Psikologët e shpjegojnë atë si paralizë gjumi.
Gjatë fazës së fundit të gjumit, kohës në të cilën kemi ëndrra, truri ynë me dashje e paralizon trupin, në mënyrë që të mund të qëndrojmë të qetë dhe të mos “jetojmë” në gjumë duke vrapuar, hedhur etj.
Njerëzit që kanë paralizë gjumi zakonisht zgjohen para fundit të fazës së fundit dhe hyjnë në një gjendje midis gjumit dhe realitetit për një periudhë të shkurtër kohore. Kjo mund të ndihet si një paaftësi për të lëvizur, për të folur dhe në disa raste, për të marrë frymë.
7. Pajisje ose automjete që nuk punojnë
Ju përpiqeni të përdorni një vegël ose pajisje dhe ajo prishet menjëherë. Për shembull, telefoni juaj nuk punon dhe nuk mund t’i telefononi askujt.
Sipas Patricia Garfield, këto ëndrra përjetohen më shpesh nga gratë dhe simbolizojnë shqetësimet për marrëdhëniet ose humbjen e një lidhjeje emocionale me dikë.
Ëndrrat ku po përpiqeni të përdorni një automjet që nuk punon mirë ose që prishet janë brenda të njëjtës kategori. Është e mundshme që ju mungon përkrahja dhe nuk mund të përballoni një situatë të vështirë jetese vetëm.
8. Shtatzënia
Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, nuk janë vetëm gratë që mund të kenë ëndrra mbi shtatzëninë. Psikologu David Bedrick thotë, “Shtatzënia simbolizon diçka të re që rritet brenda nesh.”
Ju ëndërroni për “lindjen” e një projekti të ri interesant e kreativ. Mund të jetë gjithçka që nga shkrimi i një libri deri tek riparimi i një shtëpie. Është koha për të vendosur një qëllim dhe për t’i treguar botës se mund ta merrni përsipër këtë rol të ri.
Nëse nuk jeni shtatzënë në jetën reale, mund të kërkoni përmbushje pasi të keni parë një ëndërr të tillë.
9. Të qenit vonë
Ëndrrat që shihni duke vrapuar pas një automjeti që është nisur ose kur jeni me vonesë për një takim të rëndësishëm mund të ndodhin mjaft shpesh.
Sipas një eksperti ëndrrash, Michael R. Olsen, ato mund të simbolizojnë frikën e humbjes së diçkaje shumë të rëndësishme në marrëdhëniet tuaja ose në edukimin e fëmijës suaj, për shembull.
Nëse jeni vazhdimisht të stresuar dhe të ngarkuar dhe nuk keni shumë kohë për të përmbushur gjërat në jetën reale, nënndërgjegjja juaj po ju sinjalizon se është koha që ju të rishikoni orarin tuaj dhe të krijoni kohë për gjëra shumë të rëndësishme.
10. Një dhomë e panjohur
Ëndrrat për dhomat e reja kanë të bëjnë me vetëdijen. Nëse e gjeni veten në një shtëpi të panjohur në ëndrrën tuaj, kjo do të thotë që ju nuk e njihni veten mirë dhe përpiqeni të neglizhoni disa anë të karakterit tuaj.
– Një dhomë e ndarë që nuk e njihni simbolizon që ju keni një talent të fshehur, aftësi ose mundësi që ju nuk e përdorni.
Psikoterapisti Eddie Traversa mendon se ne në mënyrë të nënndërgjegjshme ndërthurim disa dhoma me procese të caktuara.
– Një kuzhinë është një vend ku produktet kthehen në një pjatë të përfunduar, që do të thotë se po kaloni disa ndryshime të brendshme.
– Një banjo është një simbol i çlirimit nga bagazhet e panevojshme. Mund të simbolizojë edhe kohën për të hequr qafe diçka që nuk ju nevojitet më. Një banjë është një simbol i pastrimit dhe kjo do të thotë që ju ndjeni nevojën për t’i sqaruar gjërat ose për t’i parë ato në një këndvështrim tjetër.
– Një dhomë gjumi nënkupton gjërat që ju shqetësojnë në marrëdhënien tuaj romantike.