Qëndrimi në martesë për hir të fëmijëve u shkakton atyre më shumë dëm sesa të mira!

Pa marrë parasysh historinë ose dashurinë që mund të ndani me ta, nëse një martesë është copëzuar dhe po përpiqeni ta mbani me zor të bashkuar, fëmijët tuaj kanë të ngjarë të mbajnë plagët psikologjike të saj.

Me mendje të ndikueshme dhe një arsyetim emocional që ende duhet të zhvillohet, fëmijët përfundojnë duke marrë plagët në martesat e këqija.

Fëmijët shpesh nuk kanë njohuri për të kuptuar kompleksitetin e asaj që i bën dy njerëz të shkojnë mirë ose të kuptojnë se çfarë po ndodh kur gjërat marrin për keq. Dhe marrëdhënia e prindërve të tyre është e para që vërejnë nga afër.

Meqenëse fëmijët e prindërve të divorcuar njihen për përballjen me probleme në marrëdhëniet më vonë në jetë, ka çifte që zgjedhin të qëndrojnë së bashku në vend që të zgjedhin secili rrugën e vet.

Megjithatë, kjo mund të përfundojë duke bërë më shumë dëm sesa dobi.

Meqenëse ata nuk ende nuk e kuptojnë se si funksionojnë marrëdhëniet dhe çfarë nënkupton kur martesa “shuhet”, fëmijët shpesh përfundojnë duke përdorur lidhjen e prindërve të tyre ose mungesën e saj, si një plan për marrëdhëniet.

Nëse ata i shohin prindërit e tyre vetëm duke u zënë me zërin e “ngritur në qiell” ose thjesht i japin njëri-tjetrit një trajtim të heshtur, ka gjasa që këto situata të lënë plagë psikologjike që do të bëhen të dukshme vetëm kur ata të rriten.

@iStock

Ekspertët e divorcit ndajnë shqetësimin dhe japin këto arsye pse ndarja është një alternativë më e mirë sesa qëndrimi në një marrëdhënie që i bën të dy prindërit fatkeqë:

1. Martesa juaj toksike lë shenja emocionale dhe psikologjike

@iStock

Kur qëndroni në të njëjtën shtëpi dhe nuk mund të duroni njëri-tjetrin, fëmijët tuaj nuk janë në gjendje të kuptojnë se pse po ndodh. Të kuptuarit e “familjes” për ta do të lidhet me llojin e mjedisit që ju krijoni për ta.

Nëse në familje ka frikë, konflikt, argumente, lojë me fajtorë e sharje, verbale ose fizike, kuptimi i fëmijës për hapësirën e sigurt shpesh është formuar rreth asaj që ata shohin në shtëpi.

Fëmijët e ndiejnë tensionin dhe hutohen. Dhimbja emocionale dhe mendore që fëmijët durojnë kur prindërit e tyre janë një çift vetëm sa për emër, nuk preket aq sa duhet, plagët janë të mëdha.

Për më tepër, nëse prindërit do të ishin të divorcuar emocionalisht dhe ende do të jetonin së bashku, ata sërish nuk do të arrijnë të ofrojnë asnjë lloj harmonie, lumturie ose sigurie për fëmijët e tyre.

2. Fëmijët tuaj do të njohin vetëm paranojë dhe shqetësime

@iStock

Kjo nuk duhet të vijë si një surprizë – fëmijët ndihen më të sigurtë kur dinë se çfarë duhet të presin. Çdo formë e paparashikueshme mund të vjedhë paqen e mendjes.

Sipas Deborah Mecklinger, një ndërmjetëse dhe terapiste me seli në Toronto, Ontario, konfliktet martesore të vjetra mund të komprometojnë tërësisht ndjenjën e fëmijës për sigurinë dhe njëjtësinë në shtëpi.

Fëmijët nuk dinë se çfarë të presin në këtë situatë. Ata ecin mbi “lëvozhgë veze”, duke mos ditur se ku apo kur “minat tokësore” të ardhshme do të shpërthejnë. Divorci, kur bëhet siç duhet, zvogëlon konfliktin. Fëmijët kanë mundësi të mësojnë për respektin, bashkëpunimin dhe komunikimin e vërtetë”.

3. Ata do të vazhdojnë të fajësojnë veten

@iStock

Edhe kur përpiqeni t’i mbroni fëmijët nga ndjenja e hidhërimit dhe pakënaqësisë, ata tashmë mund të ndiejnë emocionet tuaja dhe zemërimin që është mbizotërues në shtëpi. Ata mund ta shohin mungesën e dashurisë midis prindërve të tyre.

Një psikoterapeute në Massachusetts, Betsy Ross, ndan të njëjtin mendim:

“Edhe fëmijët më të vegjël mund të ndiejnë se po vuani dhe se gjërat nuk janë mirë. Meqenëse fëmijët janë për nga natyra egoistë dhe në përgjithësi kanë idenë se janë më të fuqishëm se ata janë në të vërtetë, ata kanë të ngjarë të mendojnë se e kanë shkaktuar disi pakënaqësinë tuaj dhe se kjo ka të bëjë me ta”.

Sigurisht, ky nuk është mesazhi që shumica e prindërve duan të përcjellin, por është e rëndësishme të kuptoni se fëmija juaj mund të besojë se zemërimi, mosinteresimi ose zhgënjimi juaj është faji i tyre.

4. Ata mund të rriten duke patur vetëbesim të ulët

Fëmijët duhet të rriten në një mjedis që i fuqizon dhe i bën ata të ndihen të dëshiruar. Kur martesa juaj vuan nga konflikte të shprehura qartë, ka të ngjarë që ata të ndihen të padëshiruar dhe plotësisht të pasigurt për vendin e tyre në shtëpi.

@iStock

Studimet tregojnë se nëse një fëmijë do të rritet në një shtëpi me konflikte të forta, ai me shumë gjasa do të vuajë nga vetëbesimi i ulët dhe pavleftësia.

Fëmijët janë si sfungjerë dhe ata do të thithin emocione negative që do të ndërhyjnë në zemërimin dhe turpin e tyre.

Nëse ata janë të ekspozuar ndaj prindërve që janë vazhdimisht të pakënaqur, fëmijët do të rriten me vetëbesim të ulët dhe probleme me të besuarit.

5. Ata do t’ju kujtojnë vetëm si një person që u ka munguar

@iStock

Një luftë martesore ka më pak gjasa të motivojë këdo që të shkojë në shtëpi e të mblidhet me familjen. Shumë shpesh , kur një person nuk është i kënaqur me martesën, ka të ngjarë të kërkojnë mënyra për të distancuar veten nga konflikti që e pret.

Zakonisht, bashkëshortët kërkojnë t’ia ‘mbathin’ nga martesat e pakënaqura dhe të mos jenë në shtëpi, për të shmangur kështu partnerët e tyre. Ata mund të punojnë më gjatë, të shpenzojnë më shumë kohë me miqtë ose të konsumojnë alkool për të mos qenë të pranishëm.

Ndonjëherë si rezultat i divorcit, fëmijët përfundojnë vetëm me një prind.

6. Ju po ua “shtroni rrugën” fëmijëve për marrëdhënie toksike në të ardhmen

@iStock

Shumica e prindërve që jetojnë në martesa jashtëzakonisht fatkeqe zakonisht nuk kuptojnë se po vendosin një pikë referimi vërtetë të keqe të marrëdhënieve për fëmijët e tyre.

Për më tepër, modeli i tyre i një marrëdhënieje romantike do të ketë një ndikim të ndjeshëm nga lloji i dinamikës që ju vazhdimisht ua ekspozoni atyre, thonë psikologët.

Ju jeni duke i mësuar ata se nuk ka problem të marrim më pak sesa ata meritojnë në një marrëdhënie!

Fëmijët që vëzhgojnë prindërit e tyre që qëndrojnë në një martesë të mjerueshme mund të bëhen pasivë, depresivë ose pesimistë për aftësinë e tyre për të dashur dhe për t’u dashur në një marrëdhënie të shëndoshë intime.