Shprehja që “Sytë janë dritarja e shpirtit tuaj” është mjaft klishe këto ditë, por tani duket sikur ekziston një shkencë e vërtetë për të mbështetur këtë shprehje.
428 persona u studiuan nga shkencëtarët në Universitetin Orebro në Suedi për të parë nëse tiparet e personalitetit mund të lidhen me ngjyrat e tyre të syve.
“Syri është aq i lidhur neurologjikisht me trurin sa mund ta quash atë pjesën e vetme të trurit tonë që mund ta shikosh nga jashtë“, – thotë Dr Antony Fallone i Universitetit të Edinburgut. “Duket se ka gjurmë jetike për funksionin tonë të trurit.”
Le të zbulojmë më shumë për personalitetin tuaj të vërtetë…
Sy në ngjyrë Kafe/ Të zinj
Ju jeni një udhëheqës për nga natyra, me sa duket i lindur për të udhëhequr njerëzit përmes jetës. Njerëzit me sy të errët shpesh shihen si më të këndshëm.
Ju keni tendencë për të pirë më pak alkool dhe i dashuroni lojërat e sportit. Gjeni forcën tuaj të brendshme dhe ju mund ta sundoni botën!
Sytë Blu
Ju keni forcë të madhe të brendshme dhe fizike, ndonëse ndonjëherë është pak e vështirë për njerëzit që ta shohin atë. Njerëzit shpesh nguten t’ju gjykojnë para se t’ju njohin.
Ata ju shohin si të dobët ose të ndrojtur. Përkundër kësaj, femrat me sy blu u zbulua se toleronin më shumë dhimbjet e lindjes së fëmijës.
Ju jeni gjithashtu në gjendje të përballoni më mirë se të tjerët disa forma të ankthit dhe depresionit më të mirë.
Ju jeni ambiciozë, të mprehtë dhe kureshtarë. Në botën profesionale, janë të pakta gjërat që ju pengojnë në rrugën tuaj.
Sytë në ngjyrë Gri
Sytë gri janë tepër të rrallë. Nëse keni sy në ngjyrë gri, është në të vërtetë një hije e kaltër që është pak më e zbehtë.
Ju jeni një person jashtëzakonisht i/e balancuar, por ka një pjesë të brendshme që e ndjeni me raste të vështirë për ta kontrolluar. Ju tentoni të jeni mbrojtës dhe t’i bëni njerëzit të punojnë fort për të kaluar nëpër barrierat tuaja.
Sytë në ngjyrë Lajthi
Ngjyra lajthi është një tjetër nuancë e pazakontë. Kjo bën që shumë njerëzve me ngjyrë të syve në nuancë të lajthisë të bien në sy që në moshë të hershme si të veçantë. Ju tentoni të jeni të pavarur, të sigurtë dhe spontanë.
Personaliteti juaj mund të jetë pak më i vështirë për t’u parashikuar dhe për t’u identifikuar. Në fund të fundit, nuk ka asgjë të keqe në të bërit të njerëzve në jetën tuaj të punojnë pak për të fituar miratimin tuaj.
Sytë në ngjyrë Jeshile
Nëse keni sy të gjelbërt, ju tentoni të jeni më tërheqës dhe misteriozë.
Sytë e gjelbër janë shumë tërheqës për njerëzit dhe shpesh konsiderohen seksi. Ju jeni të paparashikueshëm, por nuk shpejtoni të zemëroheni. Ju jeni kreativë dhe punoni mirë kur jeni nën presion.