Kur nuk keni arritur të lini përshtypje të mira tek njerëzit në të kaluarën, është e vështirë të mos e humbasësh vetëbesimin, por nuk ia vlen të strukeni dhe të shmangni takimet me njerëz të rinj.
Këto 7 sekrete ju garantojnë një përshtypje të mirë tek të tjerët:
Filloni një bisedë në një ashensor

Fillimi i një bisede në një ashensor ose gjatë ngjitjes së shkallëve për në zyrë është një mënyrë e shkëlqyeshme për të paraqitur një version të shkurtër të “rezymesë” suaj.
Kufizojeni përshkrimin e vetes në 3-4 fjali. Aftësia për të kryer një bisedë në një mjedis joformal do t’ju bëjë më të adaptueshëm ndaj rrethanave.
3 llojet e shtrëngimit të duarve

Ka 3 lloje shtrëngimi duarsh që ju duhet t’i njihni:
– Shtrëngimi i dorës së dikujt nga lart është një shenjë pushteti; vendosja e dorës poshtë lirshëm nën dorën e dikujt tjetër është një shenjë e nënshtrimit.
Kur dikush e sheh tjetrin si të barabartë, duart e tyre janë në një nivel të barabartë. Ky është shtrëngimi i duarve që duhet të përdoret gjatë një takimi të parë.
Përziejini marrëdhëniet e biznesit me jetën tuaj personale

Nëse jeni në gjendje të hyni në dialogje vetëm për jetën tuaj personale, ju rrezikoni të dukeni joprofesional. Nëse ju i përmbaheni ekskluzivisht biznesit, nuk do të kujtoheni si individ.
Marrëdhëniet e biznesit shpesh janë monotone, prandaj përmendni diçka personale për të krijuar një përshtypje afatgjatë.
Shfaqni ngrohtësi!

Që nga fëmijëria, ne kemi qenë të kushtëzuar që ta shoqërojmë ngrohtësinë me besimin.
Nëse i keni gjithmonë duart e ftohta ose jeni duke shkuar në një takim në dimër, ngrohini paraprakisht me kafe ose duke përdorur një tharëse duarsh.
Mos kini frikë t’i tregoni të metat tuaja!

Gjithkush dëshiron që të tjerët të kenë një konsideratë shumë të mirë për të, por teprimi me pretendimet mbi veçantinë tuaj mund t’i largojë të tjerët.
Jini autentikë dhe mos kini frikë të gaboni ose të bëni gabime. Duke lejuar dikë që t’ju korrigjojë, do t’ju bëjë të lidheni më shumë me të.
Praktikohuni për një takim të ardhshëm!

Imagjinoni një takim të parë me dikë. Mundohuni të ndërtoni dialogun në të cilin prisni të angazhoheni.
Përgatitini pyetjet dhe një përshkrim të shkurtër për veten tuaj. Gjithmonë ia vlen të përgatiteni për një takim në këtë mënyrë, ashtu siç një aktor përgatitet për një shfaqje apo një film.
Punoni me imazhin tuaj!

Para se të takoheni me njerëz të rinj, shqyrtoni plotësisht imazhin që dëshironi të adaptoni. Është e mjaftueshme që thjesht të bëni diçka unike në lidhje me pamjen tuaj.
Duhet të synoni të tregoni se keni stil. Në këtë mënyrë do të krijoni një përshtypje të mirë, si një person me besim në vetvete dhe i pavarur.