Dashurinë e vërtetë e takojmë menjëherë pas gabimit më të madh të jetës tonë…

Ndoshta gabimet tona janë ato që i japin formë jetës sonë…

Ndoshta ne duhet t’i hapim zemrat e thyera, në mënyrë që të mund të futet një dritë e re. Ndoshta duhet të thyhemi për t’u bërë të plotë.

Dhe dashuria e dhimbshme është lloji më i keq i dashurisë dhe lloji më i keq i ndarjes. Është një marrëdhënie për të cilën kemi dhënë gjithçka që kemi, vetëm që të përkrah dikë që nuk dëshiron të vazhdojë me ne në rrugën e jetës.

Kjo është arsyeja pse ne jemi thyer në milionë copa të vogla dhe po e mundojmë veten me pyetjen se pse nuk ishim në gjendje të dallonim shenjat që në fillim. Për shkak se ato ishin aty, ato janë gjithmonë aty për ata që duan t’i shohin.

Megjithatë, të gjithë bëjmë gabime. Ndonjëherë zgjedhim njerëzit që janë të gabuar për ne dhe ne përpiqemi me dëshpërim për t’i bërë “të duhurit”, ndoshta sepse shpirtrat tanë nuk janë ende të gatshëm për gjënë e vërtetë dhe ne duhet të mësojmë një mësim tjetër.

Sepse nëpërmjet përvojave më të dhimbshme që kalojmë në jetë, mësojmë mësimet më të vlefshme.

Dhe ndoshta nuk ka një gabim në gjithë këtë, veçanërisht nëse ai gabim na ka mësuar diçka thelbësore – kush jemi, kë duam, çfarë na lëndon. Edhe pse nuk donim që dashuria të përfundonte, ndoshta ishte e gjitha e destinuar të ndodhte.

Ndoshta na duhej t’i thyenim zemrat tona për të na përgatitur për dashurinë e jetës sonë.

Dhe kur flasim për një gabim, kemi parasysh një marrëdhënie që ishte toksike për ne, një marrëdhënie që duhej ta kishim lënë shumë kohë para se ajo në mënyrë të pashmangshme të merrte të tatëpjetën dhe të na thyente zemrën.

Por për një arsye apo për një tjetër, ne nuk mund të lirohemi dot. Dhe nuk ishte për shkak se ai person ishte i duhuri për ne, por sepse gjithçka duhej të ndodhte në atë mënyrë që të mësonim se çfarë është vërtet dashuria.

Pa marrë parasysh sa herë kthehemi dhe përpiqemi t’i bëjmë gjërat të funksionojnë përsëri – ato kurrë nuk do të funksionojnë. Sepse nuk ishte e shkruar të ndodhte…

Kjo marrëdhënie ishte e destinuar të përfundonte. Qëllimi i saj ishte të na shkundë nga themelet, të na bënte kaq të dëshpëruar dhe të na nxirrte jashtë kontrollit që të na duhej ta transformonim veten dhe jetën tonë.

Shërimi nuk është një proces që ndodh brenda natës. Duhet shumë kohë, energji dhe vullnet për ta bërë këtë!

Është një vendim i vazhdueshëm për të pastruar veten nga gjithë toksiciteti rreth nesh dhe për t’u bërë më të fortë në mënyrë që zhgënjimet të mos arrijnë tek ne.

Është fuqia e të kuptuarit se ne mund ta duam dikë, por ende mund të largohemi prej tyre me kokën lart sepse e dimë se ne meritojmë më mirë. Dhe dashuria e jetës sonë është diku aty në një qoshe, duke pritur që ne të shërohemi dhe të plotësohemi.

Dhe kur ta takojmë dashurinë tonë të vërtetë, nuk do të ketë pyetje, asnjë dramë, s’ka më net pa gjumë. Do të jetë një dashuri e qetë dhe e kujdesshme. Një dashuri që do të na tregojë se pse të gjitha marrëdhëniet tona të mëparshme kanë dështuar.

Sepse gjithçka që kaluam, çdo marrëdhënie e keqe ose përvojë, ishte vetëm duke hapur rrugën drejt personit që ishte destinuar nga Universi për ne.