Të falenderoj që më trajtove ashtu! Më tregove se si nuk dua të trajtohem. Më tregove gjithashtu se si meritoj të trajtohem. Se si të gjitha femrat meritojnë të trajtohen.
Unë nuk e meritoj dikë që tallet me të metat e mia dhe më thotë se po e bën këtë nga dashuria. Unë meritoj dikë që do të më bëjë të ndihem mirë për veten time. Dikush që do të më dojë për gjithçka që unë jam dhe që nuk do të përpiqet të më ndryshojë.
Unë nuk meritoj të jem me dikë që më bën të qaj. Unë meritoj dikë që do të më fshijë lotët dhe do të bëjë gjithçka më mirë.
Faleminderit që nuk ishe aty për mua kur kisha nevojë! Më tregove se nuk meriton të kesh një vend pranë meje.
Faleminderit që më tradhtove! Tani e di se nuk ishte faji im. Faleminderit që më le për një tjetër. Ti më shpëtove pa mëdyshje nga shumë vite dhimbje.
Duhet gjithashtu të të them “Faleminderit” që nuk më deshe!
Sepse tani kam mësuar se si ta dua veten. Po, i dua plagët e mia, të gjitha tregojnë të njëjtën histori në fund, se unë kam mbijetuar, ia kam dalë. I dua kilet e mia, buzëqeshjen time, gishtat e mi të çuditshëm. Dua gjithçka në trupin tim “të papërsosur”.
Dhe së fundi, faleminderit që je gjëja më e keqe që më ka ndodhur ndonjëherë!
Gjithashtu, faleminderit që më tregove se si është të jesh në një marrëdhënie toksike, kështu që kurrë nuk do ta provoj më kurrë. Faleminderit që e thyeve zemrën time në copa të vogla, që unë të mund të mësoja të mblidhja copëzat dhe t’i doja gjithsesi.
E pranoj që kisha turp për një kohë shumë të gjatë. Unë thjesht nuk mund t’ia pranoja vetes time apo ndonjë tjetri që të lejova të bësh me mua ashtu siç bëre. Më vinte turp t’u tregoja miqve dhe familjes sime që isha në një marrëdhënie me ty pas çdo gjëje që më bëje të përjetoja.
Por për fat të mirë, jo më!
Sepse ti më ke shpëtuar mua nga vetja ime! E di që ngjan e çuditshme por kur ti u ndave nga unë, bëre atë që dëshiroja brenda vetes, por nuk mund ta bëja.
Dhe po, më dhembi shumë, por kjo dhimbje nuk është asgjë në krahasim me të gjitha mësimet që mësova përgjatë rrugës.
Unë e kam kthyer dhimbjen në forcë dhe jam bërë një version më i mirë i vetes.