Truri i Mashkullit kundrejt Trurit të Femrës – 10 Dallimet Interesante!

“Adami” dhe “Eva”, burri dhe gruaja, janë të ndryshëm nga ana anatomike, emocionale dhe nga temperamenti. Por a e dini se ngjashmëritë midis një burri dhe një gruaje nuk përfundojnë këtu?

A janë të strukturuar ndryshe truri i një burri dhe një gruaje? Po, për shkak të dallimeve në trurin e tyre, arsyetimi i tyre logjik, perceptimi, analiza, emocionet dhe kuptimi i tingujve dhe hapësirës janë të ndryshme.

Në thelb truri i tyre ndryshon në bazë të kimisë, përpunimit, aktivitetit dhe strukturës. Lexoni më poshtë për të zbuluar 10 dallime të mahnitshme në trurin e një burri dhe një gruaje.

1. Disa punë njëherësh

Sa shpesh duhet t’i bërtisni burrit tuaj se përse e shikon ndeshjen e futbollit në mënyrë kaq vigjilente, saqë ai nuk mund ta dëgjojë foshnjën që qan në dhomën tjetër ose zilen që bie?

Zonja, ju lutem kuptojeni se ai nuk është thjesht i mirë në bërjen e shumë punëve njëherësh, ashtu siç bëni ju! Ndërsa ju mund të përgatisni një kek, të flisni në telefon dhe në të njëjtën kohë të mbani “njërin sy” për nga fëmija juaj rrëmujaxhi, burri juaj nuk mundet.

Dhe arsyeja është shumë e qartë se truri i tij nuk është i prirë për të bërë shumë punë njëherësh në mënyrën që ju e bëni.

2. Zgjidhja e problemeve

Po, ne e dimë se femrat njihen për thashethemet e tyre dhe të ankuarit për çdo gjë të gabuar tek i dashuri/burri i tyre. Dhe arsyeja për këtë është se truri i femrës nuk mund të klasifikojë ose të përpunojë një problem të veçantë.

Meshkujt, nga ana tjetër, mund t’i klasifikojnë problemet duke i ndarë ato dhe pastaj të zgjidhin secilin prej tyre individualisht.

3. Komunikimi dhe mënyra e të folurit

Arsyeja pse çdo herë që ajo fiton në debat ndaj jush ose pse mund të jetë më e arsyeshme me fëmijën tuaj sesa ju është sepse ajo është një komunikuese më e mirë. Me siguri që ajo mund të negociojë si një profesioniste, ndërsa ju qëndroni në anë dhe admironi aftësitë e saj.

E pra, ajo është shumë herë më e mirë në artikulimin e fjalëve, duke qëlluar në shenjë më mirë sesa ju!

Dhe shpjegimi shkencor për këtë është se: Në trurin e meshkujve, hemisfera e majtë është më funksionale sesa e djathta. Ndërsa në trurin femëror, ashtu si hemisfera e majtë edhe e djathta janë në mënyrë të barabartë funksionale. Kështu që ajo ka fuqi në të dy hemisferat e saj ndryshe nga ju!

4. Aftësitë analitike

Truri i meshkujve është më i madh në madhësi se i femrave. Hapësira shtesë në trurin e meshkujve e bën më të lehtë për ata që të ndajnë ose analizojnë një problem më mirë.

Burrat, për këtë arsye, janë zgjidhës më të mirë të problemeve dhe vendimmarrës më të mirë. Na vjen keq femra që humbët në këtë pikë!

5. Lidhja dhe marrëdhëniet

Gratë janë të kujdesshme, shëruese dhe edukuese. Sa herë që jeni të trishtuar ose të dëshpëruar, përqafimi i tyre ju bën të ndiheni vetëm mirë. Dhe çdo herë që shihni lidhjen e fëmijës me gruan tuaj, ju nuk bëni dot ndryshe përveçse të mrekulloheni me të.

Dëshironi një shpjegim shkencor për këtë?

Truri femëror prodhon nivele më të larta të serotoninës dhe oksitocinës. Oksitocina lëshohet tek femrat gjatë lindjes së fëmijës, e cila ndihmon në formimin e lidhjes midis foshnjës dhe nënës.

6. Gjuha dhe fjalori

Shpesh në mosmarrëveshje apo në debate, ju keni vështirësi të kuptoni se çfarë fjalësh të reja sapo tha gruaja juaj. Ajo di se si t’i përdorë fjalët në mënyrë më të artikuluar se ju.

Dëshironi të dini arsyen pse?

Në trurin e femrave, qendrat verbale janë të vendosura në të dy anët, ndërsa tek meshkujt ato janë të vendosura vetëm në njërën anë. Gjithashtu, në një bisedë normale ndërmjet një burri dhe një gruaje, burri përdor më pak fjalë për të transmetuar një ndodhi të caktuar.

Kjo është edhe arsyeja pse vajzat janë më llafazane se djemtë. Edhe për këtë arsye vajzat janë të mira.

7. Problemet matematikore dhe ekuacionet

A ju kujtohet ai djali në klasë në shkollën e mesme, i cili i zgjidhte me kaq lehtësi ushtrimet dhe ekuacionet?

Dhe kjo ndodh për shkak se lobi parietal, i cili ka të bëjë me kryerjen e llogaritjeve matematikore dhe ruajtjen e numrave është më i madh tek truri i meshkujve.

8. Territorialë dhe ambiciozë

I keni parasysh situatat sa herë që partneri juaj ju mbrojti ndaj një tjetri, ju i jepni një buzëqeshje shumë të madhe dhe shkriheni fare!

Qendra nervore premaksile dorsale është më e madhe në trurin e meshkujve, gjë që i bën ata territorialë dhe ambiciozë.

9. Ndjeshmëria emocionale

Femra është një magazinuese emocionesh. Ajo nuk është e pajisur vetëm emocionalisht për të përballuar të sajat, por edhe emocionet tuaja. Femrat mund të përdorin logjikën dhe emocionet gjatë kryerjes së detyrave të përditshme.

Gjithashtu, ju do të shihni se ajo është më perceptuese dhe më e ndjeshme ndaj emocioneve.

10. Zbuluese gënjeshtrash

Ah po, e keni parasysh këtë ndjesinë që nuk mund ta gënjeni dot gruan, sepse ajo është një detektore e zonja për zbulimin e gënjeshtave! Arsyeja se përse ajo e di çdo herë që e gënjeni në fytyrë, sepse ajo është një lexuese perfekte e fytyrës.

Truri i gruas vëzhgon shprehinë e fytyrës, gjuhën e trupit dhe fjalët që dalin nga goja. Kjo është arsyeja pse ato janë kaq të zonja!