Susan Sontag (16 janar 1933 – 28 dhjetor 2004) ishte një shkrimtare amerikane, kineaste, filozofe, mësuese dhe aktiviste politike.
Ajo më së shumti shkruante ese, por edhe botoi romane; ajo botoi veprën e saj të parë të madhe, esenë “Shënime mbi ‘Kampin”, në 1964.
Sontag ishte aktive në të shkruarit dhe të folurit, ose udhëtimet për në zonat e konfliktit, përfshirë gjatë Luftës së Vietnamit dhe Rrethimit të Sarajevës. Ajo shkroi gjerësisht rreth fotografisë, kulturës dhe medias, të drejtave. Esetë dhe fjalimet e saj krijuan polemika, dhe ajo është përshkruar si “një nga kritiket më me ndikim të brezit të saj.”
Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë një koleksion përfaqësues të thënieve më të bukura prej shkrimeve të saj. Në përfundim, si gjithnjë, mos harroni na thoni cilën prej tyre pëlqyet më së shumti.
10 përqind e çdo popullate janë të pashpirt, pa marrë parasysh se çfarë, dhe 10 përqind kanë dhembshuri, mëshirë , pa marrë parasysh se çfarë, ndërsa 80 përqindshi i mbetur mund të zhvendoset në cilindo drejtim.
Biblioteka ime është një arkiv dëshirash.
Unë nuk kam qenë kudo, por është në listën time.
Bëj gjëra. Ji e zënë, kurioze. Mos prit muzën e frymëzimit ose puthjen e shoqërisë në ballin tënd.
Kushto vëmendje. E gjitha ka të bëjë me vëmendjen. Vëmendja është gjallëri. Ju lidh me të tjerët. Të bën të etur. Qëndro e etur.
Të gjitha fotografitë janë memento mori. Të bësh një fotografi do të thotë të marrësh pjesë në vdekshmërinë, cenueshmërinë, ndryshueshmërinë e një personi tjetër (ose gjëje). Pikërisht duke e prerë këtë moment dhe duke e ngrirë, të gjitha fotografitë dëshmojnë për ikjen e pamëshirshme të kohës.
Duke parafrazuar disa urtësi: Askush nuk mund të mendojë dhe të godasë dikë në të njëjtën kohë.
Të fotografosh njerëzit do të thotë t’i cënosh, duke i parë siç nuk e shohin kurrë veten e tyre, duke pasur njohuri për ta që ata vetë nuk mund t’i kenë kurrë; i kthen njerëzit në objekte që mund të posedohen në mënyrë simbolike. Ashtu si një aparat fotografik është një ngritje e armës, të fotografosh dikë është një vrasje subliminale – e butë, e përshtatshme për një kohë të trishtuar, të frikësuar.
Depresioni është melankolia minus sharmin e saj.
Interpretimi është hakmarrja e intelektualit ndaj artit.
Sot gjithçka ekziston për t’i bërë një fotografi.
Mendja e shëndoshë është një gënjeshtër komode.
Asnjëherë mos u shqetësoni nga të qënurit obsesiv. Më pëlqejnë njerëzit e fiksuar. Njerëzit obsesivë bëjnë art të shkëlqyeshëm.
Është e dhimbshme të dashurosh. Është njësoj si ta japësh veten për t’u goditur dhe të dish që në çdo moment personi tjetër mund të largohet nga sytë këmbët..
Koha ekziston në mënyrë që gjithçka të mos ndodhë në të njëjtin çast … dhe hapësira ekziston në mënyrë që mos të ndodhin të gjitha ty.
Një shkrimtar, mendoj se është dikush që i kushton vëmendje botës.
10 përqind e çdo popullate është mizore, pa marrë parasysh se çfarë, dhe 10 përqind është e mëshirshme, pa marrë parasysh se çfarë, dhe 80 përqindshi i mbetur mund të zhvendoset në cilindo drejtim.
Mundësia që veprimet tuaja të rezistencës nuk mund ta ndalojnë padrejtësinë nuk ta heq të drejtën të veprosh sipas asaj që sinqerisht dhe në mënyrë reflektuese konsideron se janë interesat më të mirë të komunitetit tënd.
Unë dua të jem e aftë të jem vetëm, për ta bërë këtë akt ushqyes – e jo vetëm një pritje.
Jeta ime emocionale: dialektikë. midis dëshirës për privatësi dhe nevojës për të zhytur veten në një marrëdhënie pasionante me një tjetër.
Sëmundja është ana e errët e jetës. Kushdo që ka lindur ka dy shtetësi, atë të mbretërisë së shëndetit dhe të mbretërinë së sëmundjes. Megjithëse të gjithë preferojmë të përdorim pasaportën e mirë, herët a vonë secili prej nesh është i detyruar, të paktën për një çast, të identifikojmë veten si qytetarë të atij vendit tjetër.
Fotografitë janë një mënyrë për të burgosur realitetin … Dikush nuk mund të posedojë realitet, mund të posedojë imazhe – nuk mund të posedojë të tashmen, por mund të
posedojë të kaluarën.
Piktori ndërton, fotografi zbulon.
Një roman që ia vlen të lexohet është një edukim i zemrës. Zgjeron sensin tuaj për mundësinë njerëzore, për atë që është natyra njerëzore, për atë që ndodh në botë. Është një krijues i brendësisë.
Unë i kam zili paranojat; ato në të vërtetëe ndiejnë që njerëzit po u kushtojnë vëmendje atyre.
Unë jam i interesuar vetëm për njerëzit e përfshirë në një projekt të vetë-transformimit.
Jeta është një video; vdekja është një fotografi.