Henry “Henny” Youngman ishte një komedian dhe muzikant amerikan i famshëm për mjeshtërinë e tij të “një-rreshti”, më e njohura i tij ishte “Merre gruan time… lutem”.
Në një kohë kur shumë humoristë tregonin anekdota të përpunuara, rutina e Youngman-it konsistonte në rrëfimin e shakave të thjeshta me një rresht, herë pas here me interluda të të luajtura me violinë.
Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë një koleksion me shakatë më të bukura të tij. Në përfundim të leximit presim të na thoni cila prej tyre iu bëri të qeshni më shumë.






A e dini se çfarë do të thotë të kthehesh natën në shtëpi te një grua që do të të japë pak dashuri, pak butësi? Do të thotë se je në shtëpinë e gabuar, ja se çfarë do të thotë.
Doktor, më dhemb këmba. Çfarë mund të bëj?” Doktori thotë: “Çalo!
Një mjek i dha një zotërie edhe gjashtë muaj jetë. Zotëria nuk mundi ta paguante faturën, kështu që i dha atij edhe gjashtë muaj të tjerë.
Një burrë shkon te një psikiatër. Doktori i thotë: “Ti je i çmendur” Burri thotë: “Dua një mendim të dytë!” “Mirë, je edhe i shëmtuar!
Sa herë që pyes sa është ora, marr përgjigje të ndryshme.
Dikur doja të bëhesha ateist, por hoqa dorë – ata nuk kanë pushime festash.
I thashë gruas sime: “Ku dëshiron të shkojmë për përvjetorin tonë?” Ajo tha, “Unë dua të shkoj diku ku nuk kam qenë kurrë më parë.” Unë thashë: “Provo kuzhinën.”
Unë e çoj gruan time kudo, por ajo vazhdon ta gjejë rrugën e kthimit.
I thashë doktorit se kam thyer këmbën në dy vende. Ai më tha të mos shkoja më në ato vende.






Unë i kam të gjitha paratë që do të më duheshin, nëse vdes deri nga ora katër.
Nuk është e vërtetë që meshkujt e martuar jetojnë më gjatë se meshkujt beqarë. Thjesht u duket më gjatë.
Sapo u ktheva nga një udhëtim i kënaqshëm: çova vjehrrën time në aeroport.
Thjesht mendojeni, nëse nuk do të ishte martesa, burrat do ta kalonin jetën duke menduar se nuk kishin fare të meta.
Shoku im më i mirë iku me gruan time dhe më lejoni t’ju them se më mungon ai.
Gruaja ime është një ngrënëse dite. Sapo zbardh, ajo fillon të hajë.
Psikiatrit thonë se 1 në 4 persona është i sëmurë mendor. Kontrolloni 3 miq. Nëse ata janë në rregull, ju jeni ai.
Ajo vrapoi pas kamionit të plehrave, duke bërtitur, “A jam vonë për plehrat?” “Jo, hidhu brenda!”
Ajo ishte në dyqanin e bukurisë për dy orë. Kaq ishte vetëm për vlerësim.
Disa njerëz pyesin sekretin e martesës sonë të gjatë. Ne gjejmë kohë për të shkuar në një restorant dy herë në javë. Pak dritë qirinjsh, darkë, muzikë e lehtë dhe vallëzim. Ajo shkon të martën, unë shkoj të premten.






Dikush më vodhi të gjitha kartat e kreditit, por unë nuk do ta raportoj. Hajduti shpenzon më pak se gruaja ime.
Merreni gruan time… ju lutem.
Sekreti i një martese të lumtur vazhdon të mbetet sekret.
Kush thotë se asgjë nuk është e pamundur? Unë kam vite që nuk bëj asgjë.”
E dini çfarë kam bërë para se të martohesha? Çdo gjë që doja.