Meryl Streep është një aktore legjendare, emri i së cilës është sinonim i suksesit, madhështisë dhe trashëgimisë.
Ndërsa ajo njihet mirë për performancat e saj të vlerësuara me çmime, ajo vazhdon të ngrejë zërin për besimin, barazinë dhe kujdesin për veten.
Meryl do të mbetet një personalitet i dashur për të gjithë ne dhe do të na fryëzojë edhe në vitet në vazhdim.
Në vijim, do të njiheni me disa thënie të mrekullueshme nga Meryl Streep, një pasazh fjalimi rreth falsifitetit të shoqërisë së sotme, si dhe komplimenti më i bukur që mund t’i bëni një femre.
Qëndroni në supershendeti.com dhe lexoni tri pjesët e përgatitura në vijim; që të gjitha nga “mbretëresha e Hollivudit”, Meryl Streep.
1. Thëniet e mrekullueshme nga Meryl Streep
- “Dhurata e qenieve njerëzore është se ne kemi fuqinë e empatisë”.
2. “Ti nuk mund t’i frenosh gjërat që ty të bëjnë njeri.
Është e pakuptimtë ta provosh diçka të tillë”.
3. “Disa njerëz janë të mbushur me mëshirë dhe dëshirë për të bërë mirë, ndërsa disa të tjerë nuk e besojnë se do të bëjë ndonjë diferencë të madhe, ndihma që ata mund t’i jepnin të tjerëve.
4. “Në momentin kur nis të mendohesh për atë çfarë mendojnë njerëzit, ndalon së qenuri vetvetja.
5. “Unë mendoj se ti mund ta gjesh rrugën tënde, atë rrugë që të bën ty të ndihesh e lumtur.
Jo ashtu siç të tha mamaja jote.
Jo ashtu si po të thotë një aktore.
Jo ashtu si të thonë të tjerët, por ashtu sic zëra të ulët thërrasin brenda teje.
6. “Nuk ke pse bëhesh i famshëm. Duhet thjesht që t’i bësh mamin dhe babin krenarë”.
7. “Është bukur të shohësh veten duke bërë diçka, që mendoje se kurrë nuk do ta arrije”.
8. “Jeta është e çmuar dhe kur humbet shumë njerëz, kupton se çdo ditë e jetës është një dhuratë”.
9. “Mendoj se duhet t’i dëgjosh njerëzit që janë thellësisht jo të lumtur.
Duhet ta gjesh mënyrën si të komunikosh me ta, dhe jo të reagosh me të qeshura ndaj çmendurive të tyre”.
10. “Mirënjohja, respekti, shërbimi dhe ndjenjat empatike, janë cilësi që kohët e fundit po humbasin midis nesh”.
2. Nuk mund t’i pëlqej më miqësitë plot tradhti dhe mungesë besnikërie
Përveç thënieve të mësipërme, Meryl Streep ka edhe një fjalim të jashtëzakonshëm dhe rebelues, ndaj shoqërisë moderne; mbi mënyrën e të sjellurit plot falsifitet.
Ja çfarë ka deklaruar ajo…
“Unë s’kam më durim për ca gjëra, jo sepse jam bërë arrogante, por thjesht, sepse kam arritur në një pikë të jetës sime, ku nuk dua të humb më shumë kohë e të bëj atë që s’më pëlqen, apo çka më bën të vuaj.
Më është sosur durimi ndaj cinizmit, kritikave të tepruara dhe kërkesave të çdo natyre.
Më ka humbur vullneti për të kënaqur ata që nuk më pëlqejnë, të dua ata që nuk më duan dhe t’u buzëqesh atyre që s’u qesh buza kurrë.
Nuk kam më dëshirë të humb as edhe një minutë të vetme me gënjeshtarët dhe manipulatorët.
Kam vendosur të mos bashkëjetoj më me shtirjet, hipokrizinë, pandershmërinë dhe lavdet e tepërta.
Nuk do t’i toleroj të diturit selektivë, as akademikët arrogantë.
Unë s’mund t’u përshtatem përgojimeve.
I urrej konfliktet dhe krahasimet.
Unë besoj në botën e të kundërtave dhe kjo është arsyeja, pse i shmang njerëzit me personalitet të ngurtë dhe kokëfortët.
Nuk mund t’i pëlqej më miqësitë plot tradhti dhe mungesë besnikërie.
As nuk mund të vazhdoj të qëndroj me ata që nuk dinë të të bëjnë një kompliment, apo të të japin qoftë edhe një fjalë inkurajuese dhe… për ta mbyllur, më është sosur durimi për të gjithë ata që s’e meritojnë durimin tim”.
3. KOMPLIMENTI MË I BUKUR QË MUND TË JEPNI, SIPAS MERYL STREEP…
Për Meryl Streep, e njohur nga të gjithë si Mbretëresha e Hollivudit, asnjëherë nuk mungojnë lëvdatat e komplimentet, por ka qenë vetëm një që i ka mbetur në mendje.
Ajo ka marrë nominime për çmime në Academy Aëards më shumë se sa çdo aktor tjetër, 20 në total dhe ka fituar tre çmime Oscar dhe tetë Golden Globes.
Por për aktoren ka vetëm një kompliment që ka patur një kuptim të veçantë në jetën e saj. Është lëvdata që ajo mori fillimisht nga nëna e saj, të cilin e tregoi në Konferencën e Masaçusets për Gratë, në Boston më 7 Dhjetor.
Cila është fraza magjike?
“Ti mund t’ia dalësh!”
Duke folur me feministen Gloria Steinem, Streep shpjegoi se edhe gratë që me gjithë zemër besojnë në barazinë gjinore, shpesh bëhen pjesë e paragjykimeve sociale rreth potencialit të tyre.
“Është ajo ndjesia që përjeton, kur piloti vjen në aeroplan dhe u flet pasagjerëve dhe t’i dëgjon një zë gruaje.
Ndihem e entuziazmuar, por unë mund t’a ndjej se në kabinë ka një ndryshim të vogël dhe ne të gjithë i shtrëngojmë më fort rripat tonë të sigurisë”, – tha Streep.
“Derisa të heqim dorë nga paragjykimi ynë, ai instinkti i vogël dhe i shtypur, që na vjen në mendje, nëse vetëm për një moment, se burrat në të vërtetë mund të jenë më të kualifikuar për të pilotuar një avion sesa gratë, barazia e vërtetë nuk do të jetë e mundur.”
Kjo është arsyeja përse Streep beson se është e domosdoshme t’u japësh vajzave të reja komplimentin që nëna i dha asaj.
“Nëna ime ishte një shtëpiake.
Por ajo mund të kishte udhëhequr këdo e çfarëdo lloj kompanie.
Ajo ishte një person me të vërtetë i jashtëzakonshëm dhe ajo kurrë nuk e kishte shansin e saj në jetë”, tha Streep.
“Por ajo më tha, Meryl, ti je e aftë dhe ti mund t’ia dalësh! “Ky është komplimenti më i madh në botë.”
Streep kishte disa këshilla të tjera të fuqishme për gratë e reja sot, duke përfshirë këtu edhe këshillën e mençur, për të cilën e duartrokitën shumë:
“Mos u shqetësoni për peshën tuaj!”
Audienca me 11,000 gra shpërtheu në duartrokitje.
“Është një humbje e madhe e kohës.
Kur mendoj se sa vite kam humbur duke menduar për këtë temë, është thjesht budallallëk, “vazhdoi Streep.
“Dhe ne humbim kaq shumë njerëz gjenialë dhe idetë e tyre gjeniale, sepse ata po shohin veten në pasqyrë duke thënë, “Oh zot, jam shumë e shëndoshë”.
Ju nuk jeni aspak të shëndosha, jeni thjesht perfekte.”
“Jo, këshilla ime është që të mbështesni gratë.
Meshkuj mbështetni të dashurat tuaja!
Ne duhet të inkurajojmë të tjerët që të kenë mirëkuptim për njerëz që nuk janë si ata.
Kjo do të thotë të ndjesh atë që ndjen personi tjetër, që është një gjë që gratë bëjnë pa mundim”, tha Streep.
“Por gjëja më e vështirë në punën time është të gjej një mashkull në audiencë që ndjen atë se çfarë duhet të ndjejë personazhi im.
Nëse po shoh Harrison Fordin në film, ndihem si ai, gjithashtu, si Harrison Ford.
Kjo nuk funksionon në këtë mënyrë kur një audiencë mashkullore sheh një karakter femëror, sepse burrat i shohin përvojat e grave si përvojat “më të vogla e më pak të rëndësishme”, si në filma dhe në jetën reale.
Kam shpresë se do të rritet ndërgjegjësimi për këto efekte të dëmshme të këtyre paragjykimeve.
Do t’ia dalim!