“Dashuria është e mrekullueshme, vetëm ka një të keqe: të prish…”/ Thëniet më të Bukura të Remark

Erich Maria Remarque ishte një person që befasisht të zhyste në mendime, dhe qartësisht tejet inteligjent, me një shpirt jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe një talent delikat, të cilin gjithmonë e dyshonte nëse e zotëronte.

Librat e tij janë shprehje e sinqertë e ndjenjave të vërteta, si dhe personazhe të gjalla që rrjedhin nga jeta dhe zemra e autorit. Në romanet e Remarque, dashuria është pasion, gjithëpërfshirëse dhe e pavdekshme.

Librat e tij kanë të bëjnë me një gjeneratë të humbur – “të humbur” në kuptimin që vlerat e tij të trashëguara nuk ishin më të rëndësishme në botën e pasluftës dhe për shkak se anëtarët e saj mendonin se nuk kishin vend midis të gjallëve.

Ne përzgjodhëm citatet më të mira, frymëzuese dhe më të bukura nga librat “Tre Shokët” të Remarque, “Hark i Triumfit”, “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” dhe “Duaje të afërmin tënd”.

Sekreti i secilit roman është se të gjitha përvojat, dhe me të vërtetë, një pjesë e zemrës së autorit, fshihen brenda.

Mos harroni të na thoni cilën pëlqyet më shumë!

Ka më shumë prostituta ndërmjet grave që nuk kanë fjetur kurrë me një burrë, sesa ndërmjet atyre që janë të detyruara të nxjerrin bukën e gojës me atë zanat të vështirë.

Pushteti është sëmundja më ngjitëse që ekziston.

Dashuria është e mrekullueshme, vetëm ka një të keqe: të prish karakterin.

Nuk është e tmerrshme të presësh diçka, e tmerrshme është kur nuk ke ç’të presësh.

Njeriu është i madh kur llap për parimet e veta, por është i dobët kur vjen puna për t`i zbatuar.

Harresa është sekreti i rinisë së përjetshme. Njeriu mplaket vetëm nga kujtesa.

Kur ke ndër mend të bësh diçka, mos pyet për pasojat. Përndryshe… nuk e bën kurrë.

Çdo gjë që mund të rregullohet me para, është lirë.

Portretet të ngushëllojnë vetëm në dhé të huaj.

Po të harrojë njeriu diçka, ajo i mungon më vonë gjatë jetës. Ndërsa atë që nuk e harron dot, ajo PO… që ta nxin jetën.

Gjithmonë njëri braktis i pari. Dhe nganjëherë ai tjetri është më i shpejtë.

Nga kuptimi i tepërt, vijnë të gjitha keqkuptimet në këtë botë.

Për gjërat e vogla nuk është keq të pyesësh, për të mëdhatë kurrë.

Të dashurosh do të thotë të lidhesh me dikë me të cilin do të plakesh.

Dashuria e bën gruan të mprehtë, ndërsa burrin konfuz.

Vetëm gjërat e thjeshta nuk të zhgënjejnë kurrë.

Qetësia është e mirë vetëm atëherë kur je vetë i qetë.

Për t`u gëzuar, njeriu nuk ka nevojë për dikë tjetër.

Gjithmonë gjëja më e lehtë në një ndarje, është… të ikësh.

Njeriu plaket vetëm kur nuk ndien më.

Shpjegimet janë gjëra të dorës së dytë. Ndjenja nuk njeh shpjegime. Vetëm veprime.

Gratë duhet t’i adhurosh ose t’i braktisësh. Rrugë të mesmenuk ka.

Kush nuk u beson çudirave në dashuri, është i humbur.

Askush nuk të bëhet aq i huaj, sa… njeriu që e ke dashur dikur.

Me gratë nuk duhej diskutuar… Del gjithmonë i humbur. Në duart e tyre logjika kthehet në dyllë dhe përpunohet sipas qejfit. Duhej veprim dhe pikë.

Xhelozia fillon tek ajri, me të cilin mbush gjoksin ai tjetri.