Agustini ose Agostini ishte filozof, peshkop në Hippo Regius, dhe teolog. Vepra e tij e njohur “Rrëfimet” quhet shpesh autobiografia e parë perëndimore dhe lexohet ende nëpër botë.
Kur lindi iu dha emri Aurelio Agostino.
Në këtë periudhë, Afrika e veriut do t’i nënshtrohej gjithnjë e më shumë ndikimit të kulturës së krishterë greke, ndërsa ndikimi i kulturës latine do të dobësohej. Kisha e krishterë në Numidia ishte e ndarë në shumë grupe dhe rryma besimi në rivalitet me njëra-tjetrën.
Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi përzgjedhur thëniet më të bukura të Shën Agostinit, dhe presim prej jush të na thoni cilën prej tyre vlerësuat më së shumti.
Dashuria fillon me një buzëqeshje, rritet me një puthje dhe përfundon me një lot.
A dëshiron të ngjitesh? Filloja duke zbritur. A planifikon një kullë që do të prekë retë në qiell? Vendos së pari themelin e përunjësisë.
Kujdesu për trupin tënd sikur do të jetosh përgjithmonë; dhe kujdesu për shpirtin tënd sikur do të vdesësh nesër.
Durimi është shoku i ngushtë i mençurisë.
Ju aspironi të bëni gjëra të mëdha? Filloni me të voglat.
Lutuni sikur gjithçka të varej nga Zoti. Punoni sikur gjithçka të varet nga ju.
Besimi është të besosh atë që nuk e sheh; shpërblimi i këtij besimi është të shohësh atë që beson.
Abstenimi i plotë është më i lehtë sesa moderimi i përsosur.
E drejta është e drejtë edhe nëse askush nuk po e ushtron; e gabuara është e gabuar edhe nëse të gjithë po e bëjnë atë.
Zoti ka premtuar falje për pendimin tuaj, por Ai nuk ka premtuar të nesërme për dembelizmin tuaj.
Rrëfimi i veprave të liga është fillimi i punëve të mira.
Ruajeni ca kohë mënjanë dhe caktoni orë të caktuara për mirëqenien e shpirtit tuaj.
Kjo është përsosmëria e një njeriu, gjetja e papërsosmërive të tij.
Krenaria i kthen engjëjt në djaj; përulësia i bën njerëzit si engjëj.
Kuptoje sa shumë të ka dhënë Zoti dhe prej saj merr vetëm atë që të nevojitet; pjesa e mbetur është e nevojshme për të tjerët.
Bota është një libër, dhe ata që nuk udhëtojnë lexojnë vetëm një faqe.
Shkoni përpara në rrugën tuaj, pasi ajo ekziston vetëm nëse ecni.
Kushti i dashurisë është të dashurosh pa kushte.
E vërteta është si një luan; nuk keni pse ta mbroni atë. Lëreni të lirë; dhe ajo do të mbrojë vetveten.
Zoti i siguron erën, Njeriu duhet të ngrejë velën.
Mendja komandon trupin dhe ai bindet menjëherë. Mendja komandon vetveten dhe ndeshet me rezistencën.
Perëndia gjithmonë përpiqet të na japë gjëra të mira, por duart tona janë shumë të zëna për t’i marrë ato.
Disa njerëz, për të zbuluar Zotin, lexojnë libra. Por ekziston një libër i shkëlqyeshëm: është vetë pamja e gjërave të krijuara. Shikoni mbi ju! Shikoni poshtë jush! Lexoje. Zoti, të cilin dëshiron ta zbulosh, nuk e shkroi kurrë atë libër me bojë. Në vend të kësaj, Ai ju vuri para syve gjërat që Ai kishte bërë. A mund të kërkoni një shenjë më të qartë se kaq?