“Dëshira është një kontratë që ju bëni me veten tuaj për të qenë të pakënaqur derisa…”/ Thëniet më të Bukura të Naval Ravikant

©Wikipedia Commons

Naval Ravikant është një sipërmarrës dhe investitor indiano-amerikan.

Ai është bashkëthemelues, kryetar dhe ish CEO i AngelList. Ai ka investuar në fazën e hershme në mbi 200 kompani duke përfshirë Uber, FourSquare, Twitter, Wish.com, Stack Overflow, lista vazhdon gjatë me 70 tituj të tjerë.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë ne kemi përzgjedhur disa prej thënieve më të bukura të tij, dhe presim nga Ju të na thoni cilën prej tyre do të donit të mos e harronit por ta kishit gjithnjë parasysh. Çdo ditë.

Një trup në formë, një mendje e qetë, një shtëpi plot dashuri. Këto gjëra nuk mund të blihen – ato duhet të fitohen.

Dëshira është një kontratë që ju e bëni me veten tuaj për të qenë të pakënaqur derisa të merrni atë që dëshironi.

Në të vërtetë nuk lexoj shumë libra. Blej shumë libra dhe kaloj vetëm disa, të cilët formojnë themelin e njohurive të mia.

Javët e punës dyzet orëshe janë një relike e epokës industriale. Punëtorët e dijes funksionojnë si atletë – stërviten dhe vrapojnë shpejt, pastaj pushojnë dhe rivlerësojnë.

Një person racional mund të gjejë paqe duke kultivuar indiferencë ndaj gjërave që nuk janë nën kontrollin e tyre.

Nëse jeni i mirë me kompjuterët, nëse jeni i zoti në matematikën bazë, nëse jeni i mirë në të shkruar, nëse jeni i zoti në të folur dhe nëse ju pëlqen të lexoni, jeni në rrugën e duhur për jetën.

Ju e krijoni fatin tuaj nëse i qëndroni mjaftueshëm gjatë.

Konkurrimi pa softuer është si të konkurrosh pa energji elektrike.

Nëse dëshironi të jeni mbret filozof së pari bëhuni mbret pastaj filozof. Jo fillimisht filozof dhe pastaj bëhu mbret.

Në çdo takim me tetë persona të ulur rreth një tryeze konference, asgjë nuk sjell ai takim. Ju thjesht po konsumoheni një person për orë.

Leximi është mbi-aftësia përfundimtare që mund të tregtohet me çdo gjë tjetër.

Nëse të argëton tani, por do të të mërzisë një ditë, është një shpërqendrim. Vazhdoni te kerkoni.

Për ekspertët, ajo që duket si punë e vështirë nga jashtë, është lojë nga brenda.

Pasuri quhen asetet që nxjerrin përfitim ndërsa ti fle.

Me anë të pasurisë mund të blini lirinë tuaj.

Specializimi është për insektet. Nuk besoj në këtë model të përpjekjes për ta përqendruar jetën tënde në një gjë. Ju keni vetëm një jetë vetëm ndaj merruni dhe bëni gjithçka që dëshironi.

Statusi është renditja juaj në hierarkinë shoqërore.

Dituria është si një rrokaqiell. Ju mund të merrni një rrugë të shkurtër me një themel të brishtë të memorizimit, ose të ndërtoni ngadalë mbi një kornizë çeliku të kuptimit të thellë të gjërave.

Sa më i ditur të bëhesh, aq më ngadalë lexon.