“Diplomati është një njeri të cilit i kujtohet në çdo kohë ditëlindja e gruas, por që nuk di sa vjeç…”/ Thënie të Mençura

©Getty Images

Sa më shumë që një proverbë përsëritet aq më shumë ajo shtresëzohet në nënndërgjegjen tonë, dhe kështu papritmas ne e jëtsojmë atë pa e ditur me ndërgjegje se po e bëjmë.

A nuk është kjo diçka e mrekullueshme?

Për kënaqësinë tuaj kemi sjellë sot një koleksion të bukur me mençuri mbi artin e të jetuarit.

Të bindur se do t’i lexoni me kënaqësi, presim të na thoni cilën do të veçonit nga të tjera prej mençurive mëposhtë:

Diplomati është një njeri të cilit i kujtohet në çdo kohë ditëlindja e gruas, por që nuk di sa vjeç është ajo.

…shpëtimi që mbështetet në vetë mashtrim, është një shpëtim i mbushur me dëshpërim.

Gjellëbërësi lypset të ketë gurmazin e së zonjës.

Çdo gjë e ëmbël ka një përzjerje hidhësie.

Për fluturat luani nuk është i rrezikshëm.

Çdo send ndjek që përkundërtën dhe kërkon të ngjashmen.

Të biesh në dashuri nuk është vështirë, vështirë është ta pohosh atë.

Fanatizmin duhet, së pari, ta vesh në gjumë, për ta shkulur pastaj me rrenjë.

Era e ushqen zjarrin, era dhe e shuan.

Asgjë në botë nuk mundet nga asgjëja të lindë, dhe pasi të lindë, të shndërrohet në asgjë.

Në det ka peshq për të gjithë.

Shtrëngatat më të tmerrshme ndodhin në det të hapur.

Dhelpra di shumë marifete kurse iriqi vetëm një, por atë më të mirin.

Qeni shumë i vjetër e ka të vështirë të mësohet me zinxhirin.

Është shumë e vështirë të ruhet ajo që i pëlqen më shumë vetëve.

Shtyrja e afatit është gjithnjë e pakëndëshme, por veç të jep kohë të vrasësh mendjen.

Nuk ka rezik që mund të shmanget pa ndjellur një rrezik tjetër.

Madje edhe një fije e vetme floku lëshon hije.

Ta ndjesh veten të panevojshëm është më keq se ta ndjesh fajtor.

Në vrap nuk fitojnë gjithnjë më të shpjetët, në luftë nuk fitojnë gjithnjë më të fortët, por shenjën e vemë zakonisht pikërisht mbi ta.

Kirurgu i mirë duhet të ketë syrin e shqiponjës, zemrën e luanit dhe duart e gruas.

Ryshfeti hyn pa trokitur.

Ai që e sheh lojën mënjanë, sheh më shumë se lojtarët.

Shkëndijat e vogla ndezin zjarr të madh.

Pema e dendur, po t’ia presësh degët e tepërta, rritet vetëm në lartësi.

Sa më tepër të vonohet shtrëngata, aq më e dobët do të jetë.

Edhe gjeli i verbër e gjen kokrrën e misrit.

Pemën që e lëvizin shpesh nga vendi, nuk lëshon dot rrënjë.

Sikur gjithçka që shkëlqen të ishte ar, ari do të kushtonte ku e ku më lirë.

Njeriu i lig mund të dëmtojë në mënyrë të dyfishtë kur bën keq dhe kur bën mirë.

Qytetet u krijuan në shekuj dhe u shkatërruan për disa orë.

Stomaku nuk i dëgjon moralizmat.

Derri i huajtur gërrhet tërë vitin.

Veshja e maskon dhe e demaskon njeriun.

Gjithçka që është me të vërtetë e rëndësishme, është e thjeshtë. Ky është dhe tipari nga e cila njihet.

Në qoftë se bëjmë atë që mundim, do të thotë se kemi bërë atë që duhet.

Oborrtarët u ngjajnë maceve, të cilt janë të lidhura më tepër me shtëpinë sesa me të zotin e saj.

Qiell quhet vendi të cilit njerëzit përpiqen t’i shmangen.

Ajo që quhet nënshtrim, në të vërtetë s’është tjetër veçse dëshpërim.

Shpeshherë, kur zhurma e mërzitshme nis e largohet nga ne, atëherë nis e na duket si muzikë.

Ç’parlamentar me namë do të kishte qenë Juda!

Në një dhomë me dritë ndriçohet edhe shpirti.

Ndodh nganjëherë që xhami të durojë goditje që do të dërrmonin çelikun.

Kur rruga është e shtruar me lule, nuk pyesin ku të çon.

Për plagën e vogël nuk duhet fasho e madhe.

Ndërtesat e larta e kanë themelin të thellë.

Është shumë e këndëshme kur të përmendin, por nganjëherë është me dobi të të harrojnë.

Të shkruash rekomandim pozitiv për një njeri që ti e njeh mirë është një detyrë shumë e vështirë.

Mrekullia është një ngjarje që tregohet nga njerëz të cilët e kanë dëgjuar nga të tjerët që nuk e ka parë.

Çdo zogu i pëlqen kënga e vet.

Ne nuk e përfytyrojmë dot sa shumë mend duhen për të mos u bërë asnjëherë qesharak.

Kur gaztori qesh me shakanë e vet, ajo e humbet lezetin.

Atje ku nuk ka vullnet, nuk ka as rrugë.

Veçanërisht ne na mundojnë dhe na shpqetësojnë vogëlsirat, më lehtë e kemi të shpëtojmë nga elefanti sesa nga mizat.

Përqindja bankare nuk njeh as pushim, as meshë, ajo punon edhe natën, edhe të dielën, madje edhe kur bie shi.

Zakonisht nuk u kundërshtohet atyre që ose duhen më shumë se çdo gjë, ose nderohen më pak se çdo gjë.

Po t’i presim rrugën mësuesit të shkolës, do të jemi të detyruar t’i paguajmë më shumë rreshterit të rekrutimit.

Kur rrëshqasim mbi një akull të hollë, shpëtimi ynë është shpejtësia.

Nën çdo humnerë ka një tjetër, edhe më të thellë.

Shiu vjen kur e thërret era.

Sikur yjet të shfaqeshin një herë në njëmijë vjet, sa do t’i donin dhe do t’i adhuronin njerëzit.

Stomakun nuk e mbush dot me përralla.