“Disa njerëz i ngjajnë baticës në bregdet, sa më lart shkojnë aq më shumë ndyrësi…”/Thëniet më të Bukura për Jetën

©Getty Images

Për kënaqësinë e lexuesve tanë, kemi përzgjedhur nga urtësia e madhe e kohërave, thëniet më të bukura për jetën.

Të bindur se do t’ju ngacmojnë në reflektim të shumëfishtë, presim nga Ju, si gjithnjë, të na thoni të preferuarën tuaj.

Disa njerëz i ngjajnë baticës në bregdet, sa më lart shkojnë aq më shumë ndryrësi lënë pas.

Jo vdekja, por jeta është sprovë për trimëri.

Çdo jetë e krijon vetëm fatin e saj.

Jeta është bashkimi i mjaltit me helmin.

Jeta e njerëzve të mëdhenj fillon nga çasti i vdekjes së tyre.

Më e vështira është të rrosh thjeshtë.

Jeta e vërtetë e njeriut fillon në pesëdhjetë vjeç. Në këtë moshë njeriu zotëron atë mbi të cilat mbështesin realizimet e vërteta, fiton atë që mund t’u jepet të tjerëve, njeh atë që mund t’u mësohet të tjerëve, ndan atë me të cilën mund të ndërtohet.

Jeta është flakë e pastër; ne jetojmë me një diell të padukshëm brenda vetes.

Jeta është ruajtja e mundësisë.i

Shkalla e jetës është plot gjemba, që ngulen më fort sidomos kur ju rrëshqisni tatëpjetë saj.

Të rrosh, do të thotë duke marrë të japësh me jetën tënde.

Shkurtësia e jetës nuk mund as të t’i zvjerdhë gëzimet, as të të ngushëllojnë për hidhërimet.

E vërteta, liria dhe virtyti janë të vetmet për hir të të cilave e vlen ta duash jetën.

Mësimi në shkollën e jetës është i detyrueshëm, askush nuk mund t’i shmanget.

Jeta është një zinxhir pothuaj i pandërprerë zbulimesh vetiake.

Jeta është një përsosje e pafund. Të quash veten të përsosur do të thotë të vrasësh veten.

Në jetë nuk ka gjë të pakthyeshme – këtë të vërtetë duhet ta mësojë çdokush sa më parë.

Të gjithë njerëzit e shëndetshëm e duan jetën.

Jeta nuk është kaq e shtrejtë, bota jo kaq e ëmbël, sa t’i blesh ato me çmimin e robërisë e të vargojve.

Ditën e vlerësojnë në mbrëmje, dhe jetën në fund.

Jetës besoji, se ajo mëson më mirë se çdo libër.

Jeton, në të vërtetë, vetëm atëherë kur gëzon dashurinë e të tjerëve.

Jeta është shpikja më e mrekullueshme e natyrës, vdekja, hileja e saj.

Jeta është detyrë, qoftë ajo edhe një çast.

Jeta dhe dija duhet të ndihmojnë njëra-tjetrën.

Jeta nuk mund të jetë aq e rëndë, sa të mos jetë e mundur të lehtësohet me qëndrimin ndaj saj.

Jeta nuk dhuron asgjë pa punë të rëndë dhe shqetësime.

Jeta pak gjë mund t’i mësojë atij, që nuk ka mësuar të durojë vuajtjet.

Po të mos ishte vdekja, jeta do të humbiste çdo poezi.

Jeta dhe vdekja janë të barabarta: asnjëra nuk mund të bëjë pa tjetrën.

Jeta e mirë – argumenti i pakundërshtueshëm.

Të jetosh do të thotë të lëvizësh papushim përpara.

Është me të vërtetë i mjerë kush kërkon jetë të lehtë. – Xhordan

Jeta jonë është luftë.

Në qoftë se ti çmon jetën tënde, mos harro se edhe të tjerët nuk e çmojnë më pak të tyren.

Libri, ku të gjitha fjalët shkruhehshin me shkronjë të madhe do të sihte e vështirë ta lexoje; kështu edhe me jetën ku të gjitha ditët do të ishin të diela.

Të jetosh do të thotë të lindësh papushim.

Borxhet e shkurtojnë jetën.

Jeta më e lehtë është në tempull.

Jeta e njerëzve të dhënë pas qejfeve, pa arsye dhe moral nuk ka asnjë vlerë.

Kush arrin ta mbush çdo rast me përmbajtje të thellë, ai e zgjat pafundësisht jetën e vet – Kurc

Frutet e pjekura me nxitim nuk rrojnë gjatë.

Libri më i madh është libri i jetës, të cilin nuk mund as ta hapësh, as ta mbyllësh sipas qejfit.

Kush nuk çmon jetën nuk është i denjë për të.

Sikundër një ditë e kaluar mirë sjell gjumë të qetë, ashtu edhe një jetë e jetuar mirë sjell vdekje të lehtë.

Çdo jetë duhet të ketë disa kohë me shi.

Njeriu është krijuar të rrojë, jo të egzistojë.

Kështu fluturimthi, brezi ndërron brezin, duke i lënë atij si në vrapim, stafetën e jetës.

Jeta jonë është si lumë që derdhet në det.

Le të rrojmë n’atë mënyrë që kur të vdesim, edhe varrmihësit t’i vijë keq për ne.

Më gjatë se jeta e tij, jeton ai që së mirës ju kushtua. Të kujtosh jetën e mirë – dy herë do të thotë të jetosh.

Ne vetë e zymtësojmë shumë jetën, duke menduar për vdekjen.

Jeta në vetvete nuk është as e mirë as e keqe: ajo është enë edhe e së mirës, edhe e së ligës, varet nga ne cila të jetë.

Jeta jonë matet me përpjeket që na ka kushtuar.

Jeta e njerëzve të mirë është rini e përjetshme.

Jeta na duket me të vërtetë e lehtë, vetëm atëherë kur është fjala për të tjerët.

Ne plakemi, por kjo është mënyra e vetme për të rrojtur gjatë.

Çdo gjë rrjedh, nuk ka asgjë të palëvizshme në jetë.

Ai që jeton për hir të jetës në shekuj, nuk i trembet vdekjes.

E papritura në jetë është më e shpehstë se e papritura.

Të kuptosh ç’është e drejtë, të ndjesh ç’është e bukur, të dëshirosh ç ‘është e mirë – ja qëllimi i jetës së arsyeshme.

Jeta në vetvete ëshët e shkurtër, por kur është fatkeqe na duket e gjatë.

Jeta i është dhënë njeriut në formë borxhi dhe jo dhuratë.

Jetojnë keq ata që gjatë gjithë jetës përpiqen të jetojnë.

Të dashurosh diçka më të lartë se jetën, do të thotë të bësh jetën diçka më të lartë se ç’është.

Ndonëse jeta njerëzore nuk ka çmim, ne gjithmonë veprojmë sikur të egzistonte diçka më e çmueshme.

Duhet ngrënë për të jetuar, dhe jo jetuar për të ngrënë.

Në qoftë se doni që jeta t’ju buzëqeshë, dhurojini ju më parë asaj humorin tuaj të mirë.

Të rinohesh me kalimin e vitve, ky është arti i vërtetë i jetës.

Jeta në mosnjohje nuk është jetë. Kush rron në mosnjohje ai vdes sa merr frymë. Njohja dhe jeta janë të pandashme.

Tërë sekreti i zgjatjes së jetës është të mos e shkurtosh atë.

Ndryshoi kushtet e jetës së njerëzve dhe njerëzit do të bëhen më të mirë, për të qenë të denjë për këto kushte.

Po të duash të zgjatësh jetën, zvogëlo tryezën.

Të rikujtosh jetën e kamur është mbase njëlloj, si ta rijetosh atë.

Mund të dyshosh për çdo gjë, por kushtet e jetës nuk ndryshojnë nga kjo.

Jeton më gjatë ai, që vigjëlon më shumë.

E njeh jetën vetëm ai që depërton në thellësi të saj.

Kush jetën nuk rrezikon, atë kurrë nuk e shijon.

Maji i jetës lulëzon vetëm një herë.

Jeta është përjetësia në miniaturë.

Për hir të jetës vetë harrojmë qëllimin e jetës.