“Duke dëshiruar të jeni dikush tjetër do të humbni atë që…”/ Thëniet më të Bukura nga Kurt Cobain

©shutterstock

Në moshën tetë vjeçare, fëmijëria e lumtur e Kurtit mbaroi kur prindërit e tij u divorcuan. Ai gjeti ngushëllim në muzikë pasi xhaxhai i tij i dha një kitarë si dhuratë për ditëlindje në moshën 14 vjeç.

Në 1987, ai formoi grupin e tij Nirvana, i cili pavarësisht se lëshoi vetëm tre albume, u bë një sukses i plotë dhe pati një ndikim masiv në kulturën moderne rock-and-roll dhe përfaqësonte nën-zhanrin Grunge.

Kënga hit Smells Like Teen Spirit përfaqësonte një moment përcaktues në historinë muzikore dhe e shndërroi Kurt Cobain në një simbol të brezit të tij. Nga ajo pikë e tutje, presioni dukej se ishte i padurueshëm për artistin. Duke luftuar me varësinë ndaj substancave, Kurt kërkoi qetësi tek vendbanimi i babait të tij, por përfundoi në mënyrë tragjike duke marrë jetën e tij në 5 Prill 1994, në shtëpinë e tij në Lake Washington.

Ndërsa udhëtimi i tij u ndërpre shpejt, Kurt patjetër dinte të gjente fjalët e duhura. Këtu janë 12 thënie të Kurt Cobain që do t’ju prekin zemrën.

“Nëse sytë e mi do të mund të tregonin shpirtin tim, të gjithë do të qanin kur të më shihnin duke buzëqeshur.”

“Duke dëshiruar të jeni dikush tjetër do të humbni atë që jeni në të vërtetë.”

“Askush nuk ka frikë nga lartësitë, ata nuk kanë frikë se bien. Askush nuk ka frikë të thotë të dua, ata nuk kanë frikë nga përgjigjja.”

“Ka shumë gjëra që do të dëshiroja t’i kisha bërë, në vend që të rrija ulur duke u ankuar se bëja një jetë të mërzitshme.”

“Unë përdor copa dhe pjesë të personaliteteve të tjera për të formuar timin.”

“Detyra e rinisë është të sfidojë korrupsionin.”

“Ne nuk kemi të drejtë të shprehim një mendim derisa t’i dimë të gjitha përgjigjet.”

“Ne jemi kaq trendy, sa madje nuk mund t’i shpëtojmë as vetes tonë.”

“Fjalët ta shpifin. Dua të them, gjithçka është thënë. Fjalët nuk janë aq të rëndësishme sa energjia që rrjedh nga muzika, veçanërisht ajo live.”

“Të jesh pozitiv në çdo kohë është të injorosh gjithçka që është e rëndësishme, e shenjtë dhe e vlefshme. Të jesh negativ në çdo kohë është të kërcënohesh nga absurditeti dhe çnderimet e çastit.”

“Një mik nuk është gjë tjetër veçse një armik i njohur.”

“Faleminderit për tragjedinë. Më duhet për artin tim.”