Minutat janë të gjatë dhe vitet të shkurtër.
Koha është mësues i madh.
Koha është mësuese e shkëlqyer, por mjerisht, ajo i vret nxënësit e saj.
Të zgjedhësh kohën do të thotë të ruash kohën.
Një nga humbje më të pazëvendësueshme është humbja e kohës.
Nga koha dhe nga njerëzit mund të presësh kryekëput çdogjë.
Dy tiranë të mëdhenj ka në botë: rasti dhe koha.
Rregulli mëson të ruash kohën.
Minuta që i bëjnë varrin ditës, ditë që brejnë e gëlltitin vitet.
E çfarë nuk dobëson koha gjithëshkatërruese.
Çfarë rri fshehur sot, do të zbulohet me kohë.
Sado shpejt të rrjedhë koha, ajo do të ecë shumë ngadalë për atë që vetëm rri e vëzhgon lëvizjen e saj.
Harxhimi i kotë i kohës, m’i keqi harxhim.
Koha matet jo në gjatësi, por në thellësi.
Koha mund të ketë lindje të vështira, por asnjëherë dështake.
Flatrat e kohës, marrin me vete trishtimin.
Të mos i shmangesh asnjë ditë qëllimit, ja mjeti për të zgjatur kohën e për më tepër një mjet shumë i saktë, sidoqë jo fort i lehtë për t’u përdorur.
Koha i shëron të gjitha plagët.
Vetëm koha nuk e humbet kohën.
Kursejeni kohën, ajo është indi me të cilin është thurur jete.
Koha, në fund të fundit, do t’ju nxjerrë matanë lumit, dhe barra e brengave tona do të mbeten në këtë anë.
Po të mos ndërroheshin kohët, shumica e njerëzve nuk do të kishte kryekëput se ç’të bisedonte.
Ajme, nuk kalon koha, kalojmë ne.
Koha është shëmbëllimi lëvizës i përjetësisë së palëvizshme.
Koha zbulon çdo gjë të fshehtë dhe mbulon çdo gjë të qartë.
Siç ndodh shpesh në kohë fatkeqësisht, vendimi i drejtë merret atëherë kur koha tashmë ka kaluar.
Koha është më i çmuari i të gjithë thesarëve.
Koha është gjëja që njeriu mund ta përdorë më pa teklif.
Koha do të nderojë dhe do të përkrahë gjithnjë ç’është e fortë dhe do të bëjë pluhur ç’është e dobët.
Koha nuk na ndryshon, por vetëm na përsos.
Një orë sot, vlen sa dy orë nesër.
Koha është paraja me të cilën shumë njerëz paguajnë borxhet e tyre.
Shtyrja e afatit është vjedhje e kohës.