“E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, është indiferenca. E kundërta e artit nuk është shëmtia…”/ Thëniet më të Bukura të Wiesel

©Wikimedia Commons

Elie Wiesel (Eli Vizel) ishte një shkrimtar amerikan, profesor, aktivist politik, laureat i Nobelit me origjinë rumune.

Ai ishte autori i 57 librave, të shkruar kryesisht në frëngjisht dhe anglisht, përfshirë Natën.

Ai i ka lënë njerëzimit një trashëgimi të madhe, dhe ne jemi përpjekur që në brendi të saj të gjejmë thëniet më të bukura të tij. Si gjithmonë, në përfundim të leximit, ne presim të na thoni cilën prej thënieve mëposhtë pëlqyet më së shumti.

E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, është indiferenca. E kundërta e artit nuk është shëmtia, është indiferenca. E kundërta e besimit nuk është herezia, është indiferenca. Dhe e kundërta e jetës nuk është vdekja, është indiferenca.

Mund të ketë raste kur jemi të pafuqishëm për të parandaluar padrejtësinë, por nuk duhet të dështojmë të protestojmë.

Miqësia e shënjon një jetë edhe më thellë se dashuria. Dashuria rrezikon të degjenerohet në fiksim, miqësia nuk është kurrë asgjë tjetër përveç bashkndarjes.

Vuajtjet njerëzore kudo kanë të bëjnë me burrat dhe gratë.

Ne gjithmonë duhet të marrim një anë. Neutraliteti ndihmon shtypësin, kurrë viktimën. Heshtja inkurajon torturuesin, asnjëherë të torturuarin.

Të harrosh të vdekurit do të ishte e ngjashme me vrasjen e tyre për herë të dytë.

Një person me integritet mund të bëjë ndryshimin.

Nëse e vetmja lutje që thoni gjatë gjithë jetës suaj është “Faleminderit”, atëherë kjo do të jetë e mjaftueshme.

I lutem Zotit brenda meje që Ai të më japë forcën t’i bëj Atij pyetjet e duhura.

Shkruani vetëm nëse nuk mund të jetoni pa shkruar. Shkruani vetëm atë që vetëm ju mund të shkruani.

Në fund të fundit, gjithçka ka të bëjë me kujtesën, burimet e saj dhe madhësinë e saj, dhe, natyrisht, pasojat e saj.

Unë jam betuar që të mos hesht kurrë kur dhe kudo që qeniet njerëzore durojnë vuajtjet dhe poshtërimet. Ne gjithmonë duhet të marrim anë.

Vetëm fajtorët janë fajtorë. Fëmijët e tyre nuk janë.

Gjithmonë do ta kujtoj atë buzëqeshje. Nga cila botë lindi?

Mendoni më lart, ndjehuni më thellë.

Ai më shpjegoi me këmbëngulje të madhe se çdo pyetje përmbante një fuqi që nuk qëndronte te përgjigjja.

Nuk dua që e kaluara ime të bëhet e ardhmja e askujt tjetër.

Në fund të fundit, e vetmja fuqi për të cilën njeriu duhet të aspirojë është ajo që ai ushtron mbi veten e tij.

Ata që heshtën dje do të heshtin nesër.

Kush i mbijeton një sprove, çfarëdo qoftë ajo, duhet të tregojë historinë. Kjo është detyra e tij.

Indiferenca është shenjë e sëmundjes, një sëmundje e shpirtit më ngjitëse se çdo tjetër.

Shkruajta që të mos çmendem apo, përkundrazi, të çmendem për të kuptuar natyrën e çmendurisë?

Dashuria e bën gjithçka të komplikuar.

Muzika nuk i zëvendëson fjalët, ajo u jep tonin fjalëve.

Ndjej që librat, ashtu si njerëzit, kanë një fat. Disa ftojnë trishtim, të tjerë gëzim, disa të dyja.

Unë kam qenë duke luftuar tërë jetën time që burrat dhe gratë kudo të jenë të barabartë dhe të jenë të ndryshëm. Por ekziston një e drejtë që nuk do t’i jepja askujt. Dhe kjo është e drejta për të qenë indiferentë.

Indiferenca për mua, është mishërimi i çdo të keqeje.

Paqja është dhurata jonë për njëri-tjetrin.

Unë besoj në Zot – pavarësisht Zotit! Unë besoj te Njerëzimi – pavarësisht nga Njerëzimi! Unë besoj në të Ardhmen – pavarësisht të kaluarës!

Disa histori janë të vërteta që nuk kanë ndodhur kurrë.

Dhe veprimi është ilaçi i vetëm ndaj indiferencës, rreziku më i fshehtë nga të gjithë.

Pyetjet i tejkalojnë përgjigjet.