Austriaku i famshëm dhe i mbijetuari i kampit famëkeq me dhomat me gaz, Viktor Frankl (26 Mars 1905 – 2 Shtator 1997) mbetet më i njohuri për kujtimet e tij aq të domosdoshme psikologjike, “Kërkimi i Njeriut për Kuptimin”.
Një reflektim i thellë mbi atë që i mësoi përvoja në ferrin mbi tokë të krijuar nga dora e njeriut: kërkimi i kuptimit, i cili i mbajti gjallë ata që mbijetuan.
Ne jemi të bindur se këto thënie të Frankl do t’ju shtyjnë në reflektime të thella, dhe duam të na thoni cila prej thënieve të tij ishte ajo që do ta çmonit 24 karatshe.
E vetmja gjë që nuk mund të më heqin është mënyra se si zgjedh të reagoj ndaj asaj që ti më bën.
Kur nuk jemi më në gjendje të ndryshojmë një situatë, sfidohemi të ndryshojmë vetveten.
Çdo gjë mund t’i merret një burri, përveç lirisë së fundit njerëzore – të zgjedhë qëndrimin e vet ndaj çdo rrethanë të caktuar, të zgjedhë mënyrën e reagimit të tij.
Por nuk ishte e nevojshme të turpëroheshe nga lotët, sepse lotët dëshmonin se një njeri kishte guximin më të madh, guximin për të vuajtur.
Njeriu është ajo qenie që shpiku dhomat e gazit; megjithatë, ishe po ai që hyri në ato dhoma me Lutjen e Zotit në buzët e tij.
Ai që dëshiron të japë dritë të durojë djegien.
Kur më çuan në kampin e përqendrimit, një dorëshkrim i imi gati për botim u konfiskua. Sigurisht, dëshira ime e thellë për ta shkruar përsëri këtë dorëshkrim më ndihmoi të mbijetoja nga ashpërsia e kampit ku isha.
Në disa mënyra vuajtja pushon së qëni vuajtje në momentin që gjen një kuptim.
Jeta nuk bëhet kurrë e padurueshme nga rrethanat, por vetëm nga mungesa e kuptimit dhe qëllimit.
Si suksesi, ashtu dhe lumturia nuk mund të ndiqen; duhet të pasojnë, dhe e bëjnë këtë vetëm si efekt anësor i padëshiruar i përkushtimit personal të një kauze më të madhe se vetja.
Kështu që jeto sikur të ishe duke jetuar tashmë për herë të dytë dhe sikur të kishe vepruar herën e parë aq gabimisht sa do të veproje edhe tani!
Shpëtimi i njeriut është përmes dashurisë dhe në dashuri.
Askush nuk duhet të gjykojë derisa nuk e pyet veten me sinqeritet absolut nëse në një situatë të ngjashme mund të mos kishe bërë të njëjtën gjë.
Në fund të fundit, njeriu nuk duhet të pyesë se cili është kuptimi i jetës së tij, por përkundrazi duhet të pranojë se është ai që pyetet. Me një fjalë, secili njeri merret në pyetje nga jeta; dhe ai mund t’i përgjigjet jetës vetëm duke folur për jetën e tij; jetës ai mund t’i përgjigjet vetëm duke qenë i përgjegjshëm.
Nëse kjo jetë ka ndonjë kuptim, atëherë ky kuptim duhet të gjendet te vuajtjet.
Secili ka thirrjen ose misionin e tij specifik në jetë; të gjithë duhet të kryejnë një detyrë konkrete që kërkon përmbushjen. Aty ai nuk mund të zëvendësohet, dhe as nuk mund të përsëritet jeta e tij, kështu që detyra e secilit është unike si mundësia e tij specifike për ta zbatuar atë.
Sa më shumë që dikush harron veten e tij – duke i dhënë vetes një kauze për t’i shërbyer një personi tjetër, për ta dashur – aq më njerëzor është ai dhe aq më shumë e
realizon veten e tij.
Unë nuk e harroj asnjë vepër të mirë që më është bërë dhe nuk mbaj mëri për një të keqe.
Një qenie njerëzore është një qenie e përkushtuar.
Midis ngacmimit dhe reagimit, ekziston një hapësirë e vogël. Në atë hapësirë është fuqia jonë për të zgjedhur përgjigjen tonë. Dhe në përgjigjen tonë qëndron rritja dhe liria jonë.
Bota është në një gjendje të keqe, por gjithçka do të bëhet akoma më keq nëse secili prej nesh nuk bën më të mirën e tij.