“Egzistojnë dy mënyra vetëlavdërimi – njëra është të flasësh mirë për veten, tjetra të…”/ Thënie për Lavdinë

©Getty Images

Në një kohë kur të gjithë presin të kuptojnë si po shkojnë gjërat në përgjithëse që më pas të koordinohen në veçanti, në një kohë kur e vërteta është kthyer në një çështje relative, dhe që e mira e përbashkët është e shpërfillur në raport me interesin e ngushtë personal, do të ishin pra, të dobishme, si formë kujtese disa thënie mbi rëndësinë dhe vlerën e harruan të lavdisë.

Për kënaqësinë tuaj kemi përzgjedhur këtë koleksion, në fund të leximit të të cilit presim të na thuash cila prej tyre t’u duk më e qëlluar, më me peshë ose më e goditura.

Lavdia është një helm që duhet marë me doza të vogla.

Lavdia është si lumi: sendet e lehta dhe të zgavërta lundrojnë mbi ujë, të rëndat dhe masivet thëthiten brenda.

Lavdia është e dobishme për aq kohë sa njeriu e meriton atë.

Kush nuk ia di vlerën kohës, ai nuk është lindur për lavdi.

Egzistojnë dy mënyra vetëlavdërimi – njëra është të flasësh mirë për veten, tjetra të përçmosh të tjerët.

Lavdia nuk kërkohet; po s’erdhi vetë, më kot i vihesh pas.

Lavdia më e madhe i takon atij që të këndshmen e lidh me të dobishmen.

Kush kërkon që virtytin e tij ta njohin të gjithë, nuk i shërben atij, por lavdisë.

Emri i lavdishëm nuk e madhon, por e poshtëron atë që nuk di ta mbajë me nder.

Kush përbuz lavdinë e rreme, mund të arrijë të vërtetën.

Lavdia në të gjallë është një gjë e dyshimtë; me urtësi vepron ai që nuk e le veten as të verbohet, madje as të tubullohet prej saj.

Lavdi të vërtetë dhe të qëndrueshme mund të fitosh vetëm kur përpiqesh për lumturinë e njerëzimit.

Nuk kishte asgjë që t’i mungonte lavdisë së tij, por lavdisë tonë i mungonte pikërisht ai.

Shpërblimet më të çmueshme janë ato që të japin nder dhe asgjë më shumë.

Një lavdi e mirë është më e mirë se një fytyrë e bukur.

Lavdia që vjen papritur, ikën shpejt.

Sapo një njeri të bëhet i përmendur, do të gjendet sakaq dikush që e ka pasur shok shkolle.

Jeta është e shkurtër, por lavdia mund të jetë e përjetshme.

Lavdia e pushtuesit është një lavdi e vrazhdë: ajo ka lindur duke shfarosur njerëz.

Lavdia zakonisht vjen te ata, që as e kanë ndërmend lavdinë.

Në periudhat e krizave politike, vështirësia më e madhe për një njeri të ndershëm, nuk është që të plotësojë detyrën, por ta njohë atë.

Detyra e parë e gjyqtarit është të dëgjojë të pandehurin.

Detyra është dashuria për atë që t’i vetë i urdhëron vetes.

Unë mendoj se detyra e njeriut është që të mos bjerë në dëshpërim për asgjë dhe në çdo gjë të gjejë anën më të mirë.

Te njeriu dashamirës ndjenja e detyrës nuk njeh kufi.

Ka njerëz që e ndërrojnë nderin me nderimet.

T’i prekësh nderin tjetrit do të thotë të prekësh tëndin.

Cilido të jetë turpi që të na ketë rënë mbi krye e kemi gjithmonë në dorë të shlyejmë atë.

Kush nuk është gati të vdesë për nderin e vet, ai ka mbetur i turpëruar.