“Ekzistojnë 3 kategori njerëzish: Ata që janë të dashuruar me Dijen; të dashuruarit me Nderin dhe të dashuruarit me…”/ Thëniet më të Bukura të Platonit

©shutterstock

Grekët e lashtë ishin të bindur dhe ngulmonin në qëndrimin e tyre se qëllimi i jetës nuk ishte të ishin të lumtur; në vend të kësaj ata menduan diçka tjetër, ata propozuan që të arrihej Eudaimonia, një fjalë e cila është përkthyer më mirë si ‘përmbushje’.

Greqia e lashtë ishte zanafilla, aty ku nisi qytetërimi, tharmi i botës, dhe Platoni ishte i pari i cili përdori fjalën Përmbushje. 

Ne kemi sjellë për lexuesit tanë, një koleksion të përzgjedhur nga mençuria e këtij burri të madh që me punën e tij arrin ende të magjepsë e të fusë në mendime të thella, edhe mendjet moderne sot.

Ekzistojnë 3 kategori njerëzish: Ata që janë të dashuruar me Dijen; të dashuruarit me nderin dhe të dashuruarit me përfitimin.

Kurajoja është të dish se çfarë mos të kesh frikë.

Një prej dënimeve për refuzimin e pjesëmarrjes në politikë është se përfundon e qeverisesh nga inferiorët.

Ky qytet është ai që është sepse qytetarët tanë janë ata që janë.

Vlera e një burri është ajo që bën me pushtetin.

Vëmendja ndaj shëndetit është pengesa më e madhe në jetë.

Mund të zbulosh më shumë për atë person në një orë lojë se në një vit bisedash.

Mund ta falim një fëmijë që është i frikësuar nga errësira, tragjedi e vërtetë është kur të rriturit kanë frikë nga drita.

Studimi më fisnik ndër të gjitha është studimi i njeriut dhe jetës që duhet të jetojë.

Tregohu i mirë, sepse kushdo që takon, po përballet me një betejë të vështirë.

Injoranca është rrënja e të gjitha të këqijave.

Nevoja është nëna e të gjitha shpikjeve.

Kurrë mos e dekurajo dikë që bën përparime të vazhdueshme, sado të ngadalshme qofshin.

Fillimi është pjesa më e rëndësishme e çdo pune.

Që një njeri të arrijë të zotërojë vetveten është nga fitoret më fisnike dhe më parësore.

Pasuria më e madhe është të jetosh i kënaqur me pak.

Opinioni është shkalla mes injorancës dhe dijes.

Guxim është të dish se çfarë mos të kesh frikë.

Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje që të jenë të përgjegjshëm, ndërsa njerëzit e këqinj do gjejnë gjithnjë një rrugëdalje nga ligjet.

Një vendim i mirë është bazuar në njohuritë dhe jo në numrat.

Të gjithë njerëzit janë nga natyra të barabartë, janë bërë nga e njëjta baltë, nga i njëjti Punëtor; dhe megjithatë ne mashtrojmë veten, ndaj Perëndisë janë të shtrenjtë si fshatari i varfër, si princi.

Gjithë ari i cili është nën apo mbi tokë nuk është i mjaftueshëm për ta dhënë në këmbim të Virtytit.

Dhe çfarë, Sokrat, është ushqimi i shpirtit? Vërtet, thashë unë, dituria është ushqim i shpirtit.

Çdo njeri mund t’i bëjë dëm fare lehtë, por jo çdo njeri mund t’i bëjë mirë tjetrit.

Sikurse ndërtuesit thonë, gurët më të mëdhenj nuk qëndrojnë mirë pa më të vegjlit.

Teprimi në përgjithësi shkakton reaksion, dhe prodhon një ndryshim në drejtim të kundërt, qoftë ai në stinët, në individët apo në qeveritë.

Ai që kryen padrejtësi është gjithmonë më fatkeq se ai që vuan atë.

Ai i cili nuk është një shërbëtor i mirë nuk do të jetë një mjeshtër të mirë.

Ai që vjedh pak, vjedh me të njëjtën dëshirë si që vjedh shumë, por me më pak fuqi.

Ndershmëria është për pjesën më të madhe më pak fitimprurëse se sa pandershmëria.

Nëse një njeri e neglizhon edukimin, ai ecën çalë në fund të jetës së tij.

Prindërit duhet t’u lënë trashëgim fëmijëve të tyre jo pasurinë, por frymën e nderimit.