Thënie për sot i kemi gjetur nga një kontinent i largët, në Afrikën e famshme të vapës, të Saharasë e të shumëllojshmërisë së traditave.
Është më e rrezikshme të zemërohesh me mbretin, se sa të zemërohesh me turmën.
Kur ia qet gjellën mikut, mos e shih sa po ha.
Kur mësoi budallai, lojtarët kishin ikur.
Kur të mbarojnë pasuritë e tua, nuk të shërbejnë ato të tjetrit.
Kur sundon uji, toka nënshtrohet.
Kush do të fshijë barakën, mos të qendrojë mbi fshesë.
Mbi të gjitha është një kurrgjë e cila është krijuar nga e gjitha.
Mos hidh hi kur ka erë – mund të bjerë edhe në sytë e tu.
Në qoftë se t’u mbush mendja se je pak gabim, kqyr se mos je i gjithë.
Nuk fyhet qëni pse e thërrasin qen.
Një gënjeshtër ka shtatë variante, e vërteta asnjë.
Një njeri i sjellshëm nuk mund të jetë kurrsesi i pavlerë.
Para se t’i blesh këpucët, merr masën e këmbës.
Përmes gabimesh bëhesh i ditur.
Po deshe të hash vezë, kujdesu për pulën.
Po i shpëtove krokodilit në lumë, me siguri do të ndeshësh leopardin në rrugë.
Pse t’u rrudhësh buzët kur s’ke ndërmend të qash.
Rrena mund të shkaktojë njëqind herë dhimbje më të madhe sesa shigjeta.
Trumcaku thotë: Unë s’kam ngrënë, prandaj papagalli nuk duhet të hajë.
Uji i pisët nuk mund të lahet.
Vdekja nuk ka frikë askënd.