“Gjermanen në stallë, çeken në kuzhinë, francezen në…”/ Thëniet më të Bukura të Çekisë

©Getty Images

Është një popull që jo rrallëherë e ka fituar vëmendjen e botës, ndaj me bindje se nuk do të dalim duarbosh, kërkuam nga thesaret e mençurisë çeke, dhe i sollëm për kënaqësinë e lexuesvë.

Ashtu si gjithnjë, u bë traditë tashmë, presim të na thoni cilën prej thënieve mëposhtë çmuat apo pëlqyet më së shumti.

Gjermanen në stallë çeken në kuzhinë, francezen në shtrat.

Ai që jeton kudo, nuk jeton kund.

Çdo parti premton atë që nuk realizon.

Drejtësia është fuqi.

E drejta s’trembet as nga uji, as nga zjarri.

Është fatlum ai, të cilin e bie në vete fatkeqësia e atij tjetrit.

Femra nuk di të lozë asnjë lojë, por ajo është gjithnjë fituese.

Gabimi i parë shtron rrugën për të dytin.

Gëzimi i maçokut, e qara e miut.

Gjumi i tepërt është dhimbje.

I ditur është ai që nuk qeshet me vetveten.

Kalit të dërrmuar nga lodhja edhe kreshta e vet i bëhet barrë.

Kënaqësia dhe dhimbja flejnë në një shtrat.

Kritiku i keq është më i pafytyrë se artisti më i dobët.

Kur blen diçka përdori sytë dhe mendjen, asnjëherë veshët.

Kujtimet e bukura e të mira zgjasin, të këqiat zgjasin edhe më tepër.

Kur burrat janë bashkë diskutojnë, gratë hetojnë.

Kur diskutoj me veten time, gjithmonë kam të drejtë.

Lumturia e blerë s’është lumturi, po kështu edhe liria.

Me gra ka sukses më tepër ai që nuk shqetësohet fort për to.

Mëkati i parë përgatit shtratin për të dytin.

Mjeku i mirë duhet të këtë: sy shqiponjë, duar femre dhe zemër luani.

Në botë jemi të gjithë vëllezër, por njëri poshtë dhe tjetri sipër.

Në çdo thashethem ka diçka sado të vogël të drejtë.

Nuk shërohet ai që merakohset.

Në 12 vite gruaja është një syth në 16 lule, më tej një gërhanë me gjemba (krëhër për shprishje leshi).

Pabesinë e falin por nuk e harrojnë.

Përpjekjet e njerëzve për t’u çliruar janë ato për t’u çliruar nga paragjykimet.

Pragu është më i larti ndër të gjithë malet.

Rinia dhe koha që e kalon kot nuk kthehen më.

Thuaje të vërtetën dhe shiko kah do të ikësh.