“Gratë e pëlqejnë një burrë me një të kaluar, por preferojnë një burrë me një të…”/ Thëniet më të Bukura të Mae West

©Wikimedia Commons

Mae West ishte një aktore amerikane e skenës dhe filmit, dramaturge, skenariste, këngëtare dhe simbol i bukurisë, karriera argëtuese e së cilës zgjati për shtatë dekada.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi përzgjedhur një koleksion të thënieve më të bukura të saj.

Ato janë vërtetë të bukura dhe argëtuese, dhe presim të na thuash cila prej tyre të pëlqeu më së shumti.

Gratë e pëlqejnë një burrë me një të kaluar, por preferojnë një burrë me një të tashme.

Kam takuar burra që nuk dinin të puthnin. Gjithmonë kam gjetur kohë për t’i mësuar ata.

Ti jeton vetëm njëherë, por nëqoftëse jeton siç duhet, njëherë është mjaftueshëm.

Në përgjithësi e shmang tundimin përveç kur nuk mund t’i rezistoj.

Çdo njeri që takoj dëshiron të më mbrojë. Nuk mund ta kuptoj se nga çfarë apo kush…

Historinë e kam shkruar vetë. Bëhet fjalë për një vajzë që humbi reputacionin e saj dhe nuk i mungoi kurrë.

Mes dy të këqijave, unë gjithmonë zgjedh atë që nuk e kam provuar kurrë më parë.

Kur jam mirë, jam shumë mirë, por kur jam keq, jam më mirë.

Do të provoj çdo gjë një herë, dy herë nëse më pëlqen, tri herë për t’u siguruar.

Jam single sepse kam lindur në atë mënyrë.

Vajzat e mira shkojnë në parajsë, vajzat e këqija shkojnë kudo.

Unë nuk jam zonjë model. Një model është thjesht një imitim i sendit real.

Zonjat që luajnë me zjarrin duhet të mbajnë mend se tymi futet në sy.

Martesa është një institucion i shkëlqyer, por unë nuk jam gati për një institucion.

Nuk janë burrat në jetën tuaj që kanë rëndësi, por është jeta tek burrat tuaj.

Mos qaj për një burrë që të ka lënë – tjetri mund të dashurohet me buzëqeshjen tënde.

Të gjithë dashamirëve të flakur duhet t’u jepet një shans i dytë, por me dikë tjetër.

Asnjëherë nuk kam thënë se do të ishte e lehtë, vetëm thashë se do t’ia vlente.

Meshkujt janë si linoleum, shtrojini siç duhet dhe mund të ecni mbi ta për vite të tëra.

Ato që tronditen lehtë duhet të tronditen më shpesh.

Eshtë më mirë të të shikojnë sesa të të anashkalojnë.

Çdo gjë që ia vlen të bësh ia vlen ta bësh ngadalë.

Mos e lejoni një burrë të mendojë shumë gjatë – është e sigurt se do ta gjejë përgjigjen diku tjetër.

Ju kurrë nuk jeni shumë të vjetër për t’u bërë më të rinj!

Ai që heziton është një budalla i mallkuar.

Shikoni më mirë – kush tha që dashuria është e verbër?

Një grua e dashuruar nuk mund të jetë e arsyeshme – ose ndoshta nuk do të ishte e dashuruar.

Të gabosh është njerëzore – por ndihet hyjnore.

Të martohesh është si tregtosh adhurimin ndaj shumë njerëzve për sarkazmën e njërit.

Kur gratë gabojnë, burrat shkojnë menjëherë pas tyre.

Dashuria i pushton të gjitha gjërat përveç varfërisë dhe dhimbjes së dhëmbit.

Nuk kam kohë për ato që duan ta sundojnë botën vetëm. Pa burrat, kush do ta ngrinte zinxhirin në pjesën e pasme të fustanit tuaj?

Unë kurrë nuk e kam dashur një person tjetër ashtu siç e doja veten.

Rezultati nuk më interesoi kurrë, vetëm loja.

Mbani një ditar dhe një ditë do t’ju mbajë.

Gratë me të kaluara u interesojnë burrave sepse shpresojnë që historia të përsëritet.

Kam lexuar vetëm biografi, metafizikë dhe psikologji. Unë mund të ëndërroj trillimet e mia.

Unë jam një grua me shumë pak fjalë, por shumë veprim.

Puthja e një burri është nënshkrimi i tij.

Dashuria nuk është një emocion apo një instikt – është një art.

Askush nuk mund të ketë gjithçka, kështu që duhet të përpiqesh për atë që dëshiron më shumë.

Mos u marto me një burrë për ta reformuar – për këtë janë shkollat ​​e reformave.

Nuk është ajo që bëj unë, por si e bëj. Nuk është ajo që them, por si e them, dhe si dukem kur e bëj dhe e them.

Mënyra më e mirë për të mbajtur një mashkull është në krahët tuaj.

Sikur ta dija që do të jetoja kaq gjatë, do të isha kujdesur më mirë për veten time.

Një burrë në shtëpi vlen sa dy në rrugë.

Burrat janë të gjithë njësoj – përveç atij që keni takuar që është ndryshe.

Unë kam qenë e pasur dhe kam qenë e varfër, dhe e pasur është më i mirë.

Kur keni dyshime, bëni një banjë …