“Ha në Poloni, pi në Hungari, fli në Gjermani dhe bëj dashuri në…”/ Thëniet më të Bukura Gjermane

©shutterstock

Do të ishte mendjelehtësi t’i përkufizonim gjermanët vetëm me një paragraf, ata janë populli që kanë shkruar faqe të rëndësishme në historinë e njerëzimit, kanë luajtur një rol vendimtar dhe kanë nxjerrë personalitete emrat e të cilëve vijojnë të lakohen në shkencë, arte, kulturë, inxhinieri etj.

Për kënaqësinë e lexuesve kemi përmbledhur disa thënie të spikatura të popullit gjerman e që mendojmë se do të jenë gjëja më e mirë që lexojnë për sot!

Ha në Poloni, pi në Hungari, fli në Gjermani dhe bëj dashuri në Itali.

Ai që blen te një hajdut, vlen sa hajduti.

Ai që të lutet për shkëmbim ka ndërmend të të mashtrojë.

Askush nuk është aq i madh sa të mos ketë nevojën e të vegjëlve.

Bota është e çuditshme, njëri mban kuletën, kurse tjetri mban të hollat.

Bukuria e një gruaje është më e fuqishme se guximi i një burri.

Bukuria është e vërteta dhe e vërteta është bukuria.

Burri pa gruan është koka pa trupin, gruaja pa burrin është trupi pa kokën.

Dashuria e nënës nuk plaket.

Do të qe më mirë të ishim mëparë të vjetër dhe pastaj të rinj.

E ardhmja i takon atij që harron urrejtjen dhe mbjell dashuri.

Edhe gjyqtari i shurdhër dëgjon kur tingëllojnë monedhat.

E vetmja mjekësi për njeriun është vetëpërmbajtja.

Fëmijët e vegjël e tërheqin nënën nga fustani, ndërsa fëmijët e rritur e tërheqin atë nga zemra.

Fytyra e gruas është fytyra e shtëpisë.

Guximtarin e ndihmon edhe vetë Perëndia.

I mençuri mëson nga gabimet e të tjerëve, budallenjtë nga të tyret.

Kafshët duke jetuar me ne bëhen të buta, njerëzit jo gjithmonë.

Krenaria ikën nga shtëpia në kalë e kthehet në këmbë.

Kush ka nënën e dashur, edhe këmishën e ka të bardhë.

Letrat e bixhozit janë libri i lutjeve të djallit.

Lotët janë të vërtetë vetëm kur qan nëna.

Më mirë është një fund i tmerrshëm sesa një tmerr pa fund.

Njerëzit që gjithmonë s’kanë kohë, zakonisht nuk bëjnë asgjë.

Njeriu ka dy veshë e një gojë, për të dëgjuar shumë e folur pak.

Nuk ka jastëk më të butë për të fjetur sesa ndërgjegjja e pastër.

Të jetosh i gëzuar dhe të vdesësh i kënaqur do të thotë që djallit ia ke prishur gjithë llogarinë.

Vetëm i marri e provon thellësinë e lumit me të dyja këmbët.