Historia është një pjesë e rëndësishmë e mënyrë sesi jemi gatuar, si kemi krijuar identitetin tonë, dhe kemi kuptuar mënyrën nëpërmjet të cilës kemi ardhur t’i përkasim kësaj bote, e të kemi vendin tonë në të.
Ndaj, me këtë në mendje, dhe për kënaqësinë e lexuesve tanë që u pëlqen historia dhe thëniet e mençura, kemi përzgjedhur këtë koleksion përfaqësues. Duam nga Ju, që në përfundim të leximit të tyre, të na thoni cilën prej thënieve mëposhtë pëlqyet më së shumti.
Kur flet historia, individët e veçantë duhet të heshtin.
Nga historia ne marrim përvojë, mbi bazën e përvojës formohet pjesa më e gjallë e mendjes sonë praktike.
Gjëja më e mirë që marrim nga historia është entuziazmi që na zgjon në shpirt.
Historia është një roman që ka ndodhur me të vërtetë, romani një histori që mund të ndodhë.
Lajthitja se e kaluara ka qenë më e mirë se e tashmja, është përhapur me sa duket në të gjitha epokat.
Vështirësia është një përligjje që historia nuk e ka njohur asnjëherë.
Një copë historie e vërtetë është një gjë kaq e rallë, sa duhet çmuar shumë.
Të kaluarën është më lehtë ta mohosh, se sa ta ndreqësh.
Duhet diçka më shumë se talenti për të kuptuar të tashmen, diçka më tepër se gjenialiteti për të parashikuar të ardhmen, ndërkohë që është kaq lehtë të shpjegosh të kaluarën.
E kaluara dhe e ardhmja e jonë përbëjnë një të tërë. Ne jetojmë në fisin tonë dhe fisi ynë te ne.
Brezat e shkuar na lanë trashëgim jo aq zgjidhjet e gatshme të problemeve se sa vetë problemet.
Historia është thesari i bëmave tona, dëshmuese e së kaluarës, shembull dhe mësim për të tashmen, paralajmërim për të ardhmen.
E largëta duket më e nderuar.
Historia e njerëzimit është kryesisht historia e ideve.
Historia, si edhe natyra, ka ligjet e veta.
Historia është filozofia në shembuj.
Historia nuk studion vetëm faktet dhe institutet materiale, objekti i saj i vërtetë është shpirti njerëzor.
Veprat historike mund të quhet e përfunduar jo atëherë kur u krye por vetëm pasi ajo të jetë bërë pronë e pasardhësve.
Historia është mësuese e jetës.
Historia botërore është gjyqi botëror.
Detyra e parë e historisë është t’i shmanget gënjeshtrës, e dyta të mos e fshehë të vërtetën, e treta të mos japë asnjë shkas që të dyshojë në të për anësi.
Brezi zëvendëson brezin, mbeten vetëm gojëdhënat e lashtësisë.
Një faqe e mirë historie është më e çmueshme se një mijë faqe me poezi.
Historiani është një profet që i drejtohet së kaluarës.
E kaluara është caktuar të vihet në shërbimin tonë, por ne mund ta zotërojmë atë vetëm me kusht që t’ia nënshtrojmë së tashmes.
Historia e fillon me ngadalë vrapin e saj nga nëj pikë e padukshme duke i ardhur asaj me plogështi rreth e përqark; por rrethet e saj zmadhohen gjithnjë, gjithnjë e më i shpejtë e i gjallë bëhet fluturimi i saj, gjersa më në fund ajo sulet si një kometë flakëruese nga njëri yll në tjetrtin, shesh duke prekur rrugët e saj të vjetra, shpesh duke i rënë atyre përmes dhe në çdo rrotullim i afrohet gjithnjë e më shumë pafundësisë.
Historia përsëritet, kjo është një nga të metat e saj.
Nuk është aspak e mjaftueshme të tregosh se e tashmja qëndron më lart se e kaluara, duhet provokuar edhe parandjenja e së ardhshmes, që qëndron mbi të tashmen.
Sa i vjetër është njerëzimi!…Gjithnjë do të ecim pas gjurmëve të dikujt.
E tashmja është e mbaruar gjithmonë me të ardhmen.
Historia është një galeri pikturash, ku ka pak origjinale dhe shumë kopje.
Shkelet me këmbë me tërbim, ajo që më parë tmerr frymëzonte.
Nga shekulli që nuk njeh shpresën, lind shekulli që nuk njeh frikën.
Joshje të veçantë ka për ne jo vetëm lashtësia; me forcë jo më të vogël vepron mbi ne bukuria e së resë.
Disa i mësojnë kaq me zell bëmat e të vjetërve, sa nuk kanë mësuar të jetojmë me bashkëkohësat e tyre.
Çdo ditë e re është nxënëse e së djeshmes.
Në të vërtetë, vetëm pak njerëz jetojnë me të sotmen. Shumica përgatitet për të jetuar më vonë.
Mund ta admirosh lashtësinë, por duhet të jetosh me realitetin.
Një “sot” vlen sa për dy “nesër”.
Kur është humbur gjithçka ka mbetur ende e ardhmja.
Unë nuk di mënyrë tjetër për të gjykuar të ardhmen përveç saj me të cilën gjykohet e kaluara.
E ardhmja është në duart e mësuesit.
E ardhmja duhet të mbillet në të tashmen. Ky quhet plan. Pa këtë nuk mund të ketë asgjë të mirë në botë.
Njeriu është e ardhmja e njeriut.
Janë qesharakë përpjekjet e atyre, të cilët dëshirojnë t’u mbyllin gojën madje edhe brezave të ardhshëm.
E ardhshmja është në të tashmen, por është edhe në të kaluarën. Jemi ne që e krijojmë atë. Po të jetë e keqe, jemi vetë fajtorët për këtë.