Thuhet se një thënie e vetme mbart fuqinë ta shkundë mënyrën e të menduarit të një personi, dhe në po atë moment gjithçka bie në vendin e saj, gjithçka bëhet e qartë dhe e kthjellët.
Është e vërtetë që thëniet mund të na shkaktojnë ato përndritjet e papritura, ato shkëndijimet që na shtyjnë jetën në një krejt tjetër drejtim.
Për ju, dhe për kënaqësinë tuaj, kemi sjellë sot disa mençuri të thella të kohërave, të cilat vërtetë mbartin potencialin të shkaktojnë ato përndritjet e papritura në mendjen tuaj apo të tjerëve rreth jush.
Koha është shumë e ngadaltë për ata që presin, shumë e shpejtë për ata që kanë frikë, shumë e gjatë për ata që pikëllohen, shumë e shkurtër për ata që gëzohen, por për ata që duan, koha është përjetësia.
Kam fjetur dhe kam ëndërruar që jeta është e gjitha gëzim. U zgjova dhe pashë që jeta është e gjitha shërbim. Shërbeva dhe pashë që shërbimi është gëzim.
Mundohuni të jeni një ylber në renë e dikujt.
Unë nuk do të shkoj atje ku mund të çojë shtegu, por do të shkoj atje ku nuk ka shteg, dhe do të lë një gjurmë.
Nëse keni dëgjuar një zë brenda jush të thotë “nuk mund të pikturosh”, atëherë me siguri pikturo dhe ai zë do të heshtet.
Pyet dhe do të përgjigjen; kërko, dhe do të gjesh; trokit derën dhe do të hapet për ty.
Çfarëdo që mund të bësh, ose të ëndërrosh, mund ta fillosh. Vendosmëria mbart gjenialitet, fuqi dhe magji në të.
Mbani dashuri në zemrën tuaj. Një jetë pa të është si një kopsht pa diell ku lulet janë tharë.
Nëse era nuk do të shërbejë, lëvizni lopatat.
Njëzet vjet nga tani do të zhgënjehesh më shumë nga gjërat që nuk ke bërë sesa nga ato që ke bërë, kështu që hidhi grepat, lundro larg portit të sigurt, kapi erërat e kohës në velat tuaja.
Eksploroni, ëndërroni, zbuloni.
Unë kam mësuar gjatë viteve se kur dikush e ndan mendjen, kjo e zvogëlon frikën.
Mësoje gjuhën tënde të thotë: “Unë nuk e di”, dhe do të përparosh.
Pak gjëra mund ta ndihmojnë një individ më shumë sesa t’i japësh përgjegjësi dhe t’ia bësh të ditur se i beson.
Gjeni një vend brenda jush ku ka gëzim, dhe ka prap gëzim, dhe gëzimi do të djegë dhimbjen.
Çdo fëmijë është një artist. Problemi është se si të mbetesh një artist ndërsa rritesh.
Zot, më dhuro qetësi për të pranuar gjërat që nuk mund t’i ndryshoj, guximin për të ndryshuar gjërat që mundem dhe mençurinë për të dalluar ndryshimin midis tyre.
Ju e morët jetën tuaj në duart tuaja, dhe çfarë ndodhi? Një gjë e tmerrshme, askënd nuk mund të fajësoje.
Sfidat janë ato që e bëjnë jetën interesante dhe tejkalimi i tyre është ajo që e bën jetën kuptimplotë.
Nëse doni lumturi për një orë – bëni një sy gjumë. Nëse doni lumturi për një ditë – shkoni për peshkim. Nëse doni lumturi për një vit – krijoni një pasuri. Nëse doni lumturi për një jetë – ndihmoni dikë tjetër.