“Kur babi i jep djalit, të dy qeshin, kur i biri i jep babait, të dy…”/ Thëniet më të Bukura Eskimeze

©shutterstock

Një aforizëm i mirë nuk është kurrë jashtë kohës. Kjo është edhe arsyeja përse ne vijojmë të sjellim në çdo kohë thënie nga meçuritë dhe figurat më të lartësuar të njerëzimit për lexuesit tanë.

Të bindur se do ta pëlqeni shumë këtë koleksion të thënieve eksimeze, duam prej teje të na thuash cilën prejt tyre veçove apo të pëlqeu më shumë prej të tjerave, të cilën do të doje ta ruaje, ta kishe aty, për të mos e harruar kurrë.

Kur babi i jep djalit, të dy qeshin, kur i biri i jep babait, të dy qajnë.

Mos hesht kur të tjerët flasin keq.

Martohu vetë, pa ndihmën e tjetërkujt.

Nëse e ke gruan të mirë, tjetër nuk të duhet.

Vetëm atëherë kur fillon të pëlcasë akulli, do të kuptosh kë e ke mik.

Një bark i zbrazur është kuzhinieri më i mirë.

Njerëzit që duan të të fusin frikën janë më frikacakët.

Një dëmtim edhe i vogël në sy, është i madh.

Gjëja më e keqe është: Të jesh në shtrat dhe të mos flesh dot; të presësh për dikë dhe ai të mos vij; të provosh të kënaqesh dhe të mos kënaqesh dot.

Ai që është kafshuar nga gjarpri, ka frikë edhe nga litari.

Dhuratat zgjerojnë rrugën.

Edhe sikur i pasuri të ishte poshtë, kurse i varfëri lart, ata, prapëseprapë, nuk do të jenë të barabartë.

Kur e keni xhepin plot me para, jeni i zgjuar, i pashëm dhe, bile edhe dini të këndoni shumë mirë.

Kurioziteti për dije është pakënaqësia e vazhdueshme e shpirtit për të ngazëllyer.

Ku s’ka bukë, s’ka arsim, por nëse s’ka arsim, s’ka as bukë.

Kush nuk ka para në xhep, t’i ketë në gjuhë.

Ushqimi më i mirë është ai që e ke fituar me punë.

Nëse është i dehur me pushtet, nuk i del pija deri në fund të jetës.

Puna më e vështirë është të rrish duarkryq.

Secili kafexhi e pëlqen pijanecin, por jo dhëndër të vet.

Shumë gjëra janë të shtrenjta, koha etj., por më e shtrenjtë është e drejta.

Të njohësh njerëzit, do të thotë të njohësh pasionet.

Të urtat gra gjer në dhembje, të thjeshtat gjer në madhështi.

Kur digjet një pyll të gjithë e shohin, kur digjet shpirti, askush s’e vëren.

Lumit, gruas dhe bishës me brirë mos u beso.

Nëpër të njëjtën rrugë, njëri ecën stoikisht, ndërsa tjetri zë një thua dhe rrëzohet.

Perëndisë – lutjen, ndërsa punëtorit, – pagën.

Fshehtësia është e burgosura jote; nëse do ta lëshosh, ti do të bëhesh i burgosuri i saj.

Gjithmonë në botë ka qënë dhe gjithmonë ashtu do të jetë: kali ngre, ndërsa kalorësi merr bakshishin.

Koha mjekon dhembjet e vjetra, ndërkohë që krijon të reja.

Njerëzit e mençur mësojnë nga gabimet e të tjerëve, të marrët nga të vetat.

Mësoji djemtë e tu në rini që të mësojnë ty në pleqëri.

Mos iu gëzo rrëzimit të armikut, por mos e ndihmo të ngrihet.

Mos jetoni në një qytet ku kryebashkiaku është mjek.

Nderojeni një doktor përpara se ju të keni nevojë për të.