“Kur isha i varfër dhe ankohesha për pabarazi, ata thoshin se isha i zemëruar; tani që jam i pasur…”/ Thëniet më të Bukura të Brand

©RusellBrand

Russell Edward Brand është një komedian, aktor dhe prezantues radiofonik anglez.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë ne kemi sjellë një koleksion të thënieve më të bukura të këtij komediani të njohur dhe në përfundim të leximit presim të na thoni cilën prej tyre vlerësuar më së shumti.

Kur isha i varfër dhe ankohesha për pabarazi, ata thoshin se isha i hidhëruar; tani qe jam i pasur dhe ankohem per pabarazi më thonë se jam hipokrit. Unë kam filluar të mendoj se ata thjesht nuk duan të flasin për pabarazinë.

Gjëja më e thellë që kam dëgjuar ndonjëherë, ndodhi ndërsa isha duke pritur për një autobus zëvendësues treni. Aty pranë, dy plaka as që më flisnin – jo sepse i kisha ofenduar, nuk e kisha bërë, kisha qenë engjëllor në atë stacion autobusi, përveç se po i dëgjoja.Autobusët e zëvendësimit zgjasin një përjetësi, sepse ata mendojnë se po ju bëjnë një nder duke mbuluar trenin që mungon. Më në fund u shfaq autobusi, në horizontin e largët, dhe njëra nga gratë, me lehtësimin dhe mosbesimin që shpesh shoqëron ardhjen e transportit publik tha: “Oh shiko, autobusi po vjen.” Gruaja tjetër – një grua e mençur, me sa duket, një grua vërtet e mençur, e vetëdijshme se fjalët dhe qëndrimi i saj ishin mjaft potente dhe poetike për të formuar fjalinë përfundimtare të një libri- ndaloi, pastaj tha: “Autobusi po vinte gjithmonë”.

Është e vështirë të besosh në veten tënde, sepse ideja e vetvetes është një ndërtim artificial. Ju jeni, në fakt, pjesë e unitetit të lavdishëm të universit. Çdo gjë e bukur në botë është brenda jush. Askush nuk ndihet vërtet i sigurt në vetvete sepse është një ide artificiale. Në të vërtetë, njerëzit nuk janë aq të shqetësuar për atë që po bëni ose për atë që po thoni, kështu që ju mund të lëvizni nëpër botë në mënyrë relativisht anonime: nuk duhet të ndiheni të persekutuar dhe të ekzaminuar. Çlirojeni veten nga ideja se njerëzit po ju shikojnë.

Fëmijë rebelë, unë ju bëj thirrje, luftojeni njollën e konformitetit me të cilën ata kërkojnë të mbysin lavdinë tuaj.

Për mua lumturia ndodh në mënyrë arbitrare: një moment kontakti me sy në një autobus, ku përnjëherë bie në dashuri; ose një sekondë e ngrirë në një park ku të mjafton fakti që ka pemë në botë.

Udhëhiquni nga talenti juaj, jo nga neveria juaj ndaj vetvetes; ato gjëra të tjera që thjesht duhet t’i menaxhosh.

Ne të gjithë kemi nevojë për diçka që të na ndihmojë të çlodhemi në fund të ditës. Ju mund të pini një gotë verë, ose një fuçi, ose një grimcë të madhe të shijshme ëmbëlsire për të heshtur trurin tuaj, por duhet të ketë një formë pikësimi, ose jeta thjesht bëhet krejtësisht e pamëshirshme.

Filozofia e babait tim ishte (dhe mendoj ende është) që jeta është një forcë keqdashëse, e cila kërkon të të shkatërrojë dhe duhet të luftosh me të. Vetëm ata që janë mjaft të fortë do të kenë sukses. Shumica e njerëzve shtypen, por nëse luftoni, në fund do t’ia dilni mbanë, “Dreqin o punë. Ky e paska seriozisht. Hapjani rrugën!

Unë dua të ndryshoj botën dhe të bëj diçka të vlefshme dhe të bukur. Unë dua që njerëzit të më kujtojnë para se të vdes, dhe më pas edhe më shumë.

Shpresoj se nuk është e nevojshme të theksoj natyrën platonike të marrëdhënies sonë – jo platonike në kuptimin më të pastër, nuk kishte asnjë ligjërim filozofik, por sigurisht që nuk e bëmë, gjë që zakonisht nënkuptojnë njerëzit me platonike; për të cilën vë bast se do ta zemëronte vërtet Platonin, se me gjithë mendimet dhe bisedat e tij, emri i tij është bërë një mbiemër për të përshkruar përpjekjet pa seks.

Jeta ime është vetëm një seri incidentesh të sikletshme të lidhura së bashku ndërsa u tregoja njerëzve për ato incidente të sikletshme.

Prioriteti i çdokujt me varësi është të anestezojë dhimbjen e jetesës për të lehtësuar kalimin e ditës me një lehtësim të blerë.

Që në fillim, kisha idenë e identiteteve të ndarë – ‘kështu je kur je me nënën tënde dhe kështu je kur je me babin tënd’ – kështu që dukej sikur nuk mund të isha kurrë absolutisht vetvetja. . Dhe imazhi i vetes si i komprometuar dhe jokonsistent më bëri të dëshiroja të tërhiqesha edhe më tej nga bota.

Ajo që kam mësuar – me koston time – në disa raste me jetën time, është se njerëzit do të durojnë çdo sjellje të keqe për sa kohë që ju u jepni atyre atë që duan. Ata do të qeshin dhe do të hyjnë në të dhe do të shijojnë anekdotat, çmenduritë dhe kaosin për sa kohë që ju po e bëni mirë punën tuaj, por në momentin që nuk jeni, jeni të dreqosru. Ata do të fshijnë duart me ty pa një shikim të dytë.

Njerëzit nuk e kuptojnë se e ardhmja është vetëm tani, jo më vonë.

Edhe sot e kësaj dite, ndjej një ngrohtësi të ashpër për gratë që kanë të njëjtën shpërfillje ndaj konventave shoqërore të protokollit seksual si unë. Më pëlqen kur takoj një grua dhe seksualiteti i saj vallëzon në fytyrën e saj, kështu e qartë se gjithçka që duhet të bëjmë është të tundim kokën dhe të gjejmë një dollap.

Të gjithë pinguinët janë të njëjtë nën sipërfaqe, gjë që mendoj se është një analogji aq e përsosur sa mund të marrim për kotësinë e racizmit.

Gjysma e botës po vdes nga uria, dhe gjysma tjetër po thotë: “Unë në fakt nuk kam nevojë për ndonjë ushqim, por do të ishte mirë të përtypesha, thjesht për të hequr mendjen nga gjërat.

E di që kjo është lloji i gjërave që thonë njerëzit dhe e urrej shumë kur njerëzit thonë ato gjëra që thonë njerëzit. Unë gjithmonë mendoj, ‘Ti nuk e thua këtë, thjesht mendon se tingëllon mirë.

Doli se ishte kryesisht një gënjeshtër. Por, të paktën për një kohë të shkurtër, ishte e bukur.
Më vjen keq që nuk e kuptova që në të vërtetë ata nuk kanë fuqi mbi ty në shkollë – është e gjitha vetëm një mashtrim për të të indoktrinuar që të jesh një qytetar i kushtëzuar, i urtë dhe i qetë.

Mendoj se shumë prej kufijve që na ka vendosur normat e sjelljes janë arbitrare, kështu që ne mund t’i zgjidhim ato nëse duam. Është e vështirë të kundërshtohet graviteti dhe frymëmarrja, por shumë gjëra që ne i bindemi instinktivisht janë shumë gjëra të vjetruara.

Unë kam qenë gjithmonë një person i tipit ‘prindërit e tu duhet të vijnë në shkollë’. Edhe tani, kur bëj diçka të gabuar – nëse them diçka të papërshtatshme në një shfaqje televizive të drejtpërdrejtë, për shembull – pres gjysmën që të më duhet t’i dërgoj një shënim Barbara Brand: ‘Ju lutemi ejani në zyrën qendrore të Channel 4, Russell ka bërë diçka të neveritshme…’

Na është thënë se liria është aftësia për të ndjekur dëshirat e vogla dhe të parëndësishme, kur liria e vërtetë është liria nga këto dëshira të vogla dhe të parëndësishme.

Kur bini në dashuri, kuptoni se nuk jeni personi më i rëndësishëm në botë dhe fokusi juaj bëhet një person tjetër.

Sigurisht që më ka marrë malli, por ndonjëherë miqësitë e ngushta kanë një ritëm baticash që të tërheq drejt brigjeve të ndryshme, megjithëse oqeani që të lidh mbetet.

Ajo që ishte e papranueshme ishte të qenit i zakonshëm, të qenit i zhurmshëm, të bllokohesha në qetësimin… të më shtypte dhe të mbyste mendimet e mia, të mos lejohesha të isha brilant, të mashtroja veten në mediokritet.

Matësi i dashurisë së vërtetë është ky: ndodh që mund të ofendosh tjetrin.

I shikon të gjitha këto ndërtesa, Russell? Të gjitha këto ndërtesa dikur ishin një vizatim në një copë letër, dhe më parë ato ishin një ide në kokën e dikujt. Çdo ide që keni, mund ta shfaqni.

Kishte [me të vërtetë] pak dallim mes dikujt që aktronte sikur të hidhte patate të skuqura në fytyrë dhe dikujt që të hidhte patate të skuqura në fytyrë.

Një pakicë e vogël nuk mund të kontrollojë një shumicë jo bashkëpunuese, kështu që ata duhet të shpërqendrohen, të ndahen, të tiranizohen ose të anestezohen në pajtueshmëri.

Njerëzit e bëjnë këtë shumë. Ata duket se nuk e kuptojnë se e ardhmja do jetë njësoj si tani, por pas një kohë të shkurtër, kështu që ata thonë se do t’i bëjnë gjërat në pritje të një lloj ndryshimi sizmik në botëkuptimin e tyre që nuk ndodh kurrë. Por jo gjithçka do të jetë prej lëkure, bota nuk do të ketë erë sherbeti. Nesër nuk do të vijë ndonjë mbretëri mitike ku do të rritni krahë fluture dhe do të jeni në gjendje të flisni me kafshët – në thelb do të ndiheni pothuajse në të njëjtën mënyrë si në këtë moment.

Unë nuk kam fare fuqi mbi njerëzit, vendet dhe gjërat, dhe nëse ndonjëherë për një moment gabimisht besoj se po, dhe veproj sikur e kam, dhimbja që do provoj është nisur rrugës.

Ju duhet t’i falni të gjithë për gjithçka. Ju nuk mund të kapeni pas ndonjë faji që mund të përdorni për të kuptuar historinë e jetës suaj.

Bota është e mbushur me ngjyra të padukshme dhe të zhurmshme me frekuenca të padëgjuara. Të pazbuluara dhe të shpërfillura. Të mençurit e kanë ditur gjithmonë se këto sfera të paarritshme, këto dimensione që nuk mund të shkelen nga shqisat tona bukuroshe, mbajnë vetë kodet e ekzistencës sonë, themelet e padukshme elektromagnetike mbi të cilat mbështetet në mënyrë të ngathët realiteti ynë bruto.

Ju kurrë nuk mund ta shuani dëshirën tuaj shpirtërore me mjete materiale.

Nëse mund të lirohesh nga krenaria, keqardhja ndaj vetes, egocentrizmi, egoizmi, xhelozia, zilia, intoleranca, padurimi, lakmia, grykësia, epshi, përtacia, arroganca dhe pandershmëria, atëherë ke një gjendje qetësie dhe lidhjeje përbrenda teje.