“Kur një njeri lajthit mund ta vëre re cilido, kur ai gënjen, këtë nuk e vë …”/ Thënie për Gënjeshtrat

©Getty Images

Epoka dhe kohërat në të cilat jetojmë kanë marrë një emërtesë apo përcaktim shkencor, e quajnë “post-truth”. Me këtë po kërkohet të përcillet ideja se e vërteta nuk vlen më, është relative rëndësia e saj.

Ju e keni dëgjuar atë thënie e Winston Churchill, “Kur gënjeshtra ka shëtitur gjysmën e botës, e vërteta sapo ka veshur pantallonat”. Epo asgjë tjetër më bukur se kjo thënie nuk e ilustron epokën në të cilën jetojmë.

Sidoqoftë, ne besojmë shumë tek fuqia shëruese shpirtërore e së vërtetës, dhe duam në çdo rast ta çmojmë rëndësinë e saj në çdo kohë. Ndaj, për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë një koleksion të përzgjedhur me kujdes, thëniesh për gënjështrat dhe për të vërtetën.

Gënjeshtra sheshit është fyese.

Kur një njeri lajthit mund ta vëre re cilido, kur ai gënjen, këtë nuk e vë re kushdo.

Shpirtin gënjeshtra nuk e lehtëson dot, siç mund ta bëjë fjala e vërtetë.

Gjysmëevërteta është më e rrezikshme se gënjeshtra, gënjeshtrën mund ta njohësh më lehtë nga gjysmëevërteta, e cila, zakonisht maskohet për të gënjyer dyfish.

Të bësh tregti me erë është art i madh.

Gënjeshtra është kaq e ndyrë, sa na vjen më rëndë kur e dëgjojmë se sa kur e përsërisim me gojë.

Me lehtë nga të gjitha është të gënëjesh vetveten.

Të gënjesh djallin nuk është mëkat.

Njeriu që nuk i trembet së vërtetës, s’ka pse të ketë frikë gënjeshtrën.

Shifrat e rrumbullakosura gënjejnë gjithmonë.

Gënjeshtari duhet të ketë kujtesë të mirë.

Sa mendjelehtë janë gënjeshtarët! Ata besojnë se u besojnë.

Vështirë të jesh i butë me atë që mohon paturpësisht çka shihet me sy.

Vetëm mashtrimi të turpëron, lajthitja kurrë.

Gënjeshtra më e rrezikshme është e vërteta që ka filluar të prishet.

Gënjeshtra i ngjan ortekut të dëborës: sa më tepër ta rrokullisësh, aq më e madhe bëhet.

Mosbesimi na mashtron më shpesh se sa besimi.

Shumë njerëz gënjejnë që të mashtrojnë, të tjerët sepse janë të gënjyer vetë.

Njëra gënjeshtër bind tjetrën.

Gënjeshtari gënjen edhe kur nuk ka shkak për këtë, thjeshtë nga zakoni.

Më shumë nga çdo gjë njeriun e ul gënjeshtra – ky ves i vrazhdë, ves i poshtër, ves i përbuzur, ves i skllevërve, spiunëve, maskarenjëve.

Nuk mund të gënjesh një popull dy herë me të njëjtën mënyrë.

Shpesh gënjeshtra më e madhe shprehet duke heshtur.

Gratë dhe mjekët e dinë se ngandonjëherë gënjeshtra është e domosdoshme dhe e dobishme për njeriun.

Çdo gënjeshtër synon t’i ngjajë të vërtetës.

Gënjeshtarit ne nuk i besojmë edhe kur thotë të vërtetën.

Për t’u habitur se ç’forcë, pastërti dhe urtësi i duhen qenies njerëzore që të mos e njollosë kurrë veten me gënjeshtër.

Gënjeshtra dhe dinakëria janë strehimi i budallenjëve dhe i frikacakëve.

Karremi i gënjeshtrës zuri krapin e së vërtetës.

Hipokrizia e turpshme u zgjon nderin njerëzve, të mësuar të ulin kurrizin.

Ajo që i ngjan arit më shumë se çdo gjë, shpesh s’është veçse imitacion i tij.

Ruaju lëvdatave të lira, të veshura me lëkurë dhelpre.

Thjeshtësia edhe mund të jetë hipokrizi, kurse shpirtdëlirësia kurrë.

Shumë nga ata që kryejnë vepra të turpshme, mbajnë fjalime të shkëlqyera.

Hipokrizia është haraçi që vesi i paguan virtytit.

Fjalët i beson vetëm atëherë kur shoqërohen me vepra.

Njeriu i lig është veçanërisht i lig kur shtiret i mirë.

Në këmbë ai flet ndryshe, ulur ndryshe.