Kurrë Mos Konkurro me Ato Femra që Kanë Këto Cilësi… Ato Janë më Shumë se Jetë!

Photo by Fezbot2000 on Unsplash

Ato…

Ato arrijnë të buzëqeshin edhe kur duan të bërtasin me të madhe!

Ato këndojnë kur duan të qajnë! Ato qajnë kur ata janë të lumtura dhe qeshin kur janë nervoze!

Ato luftojnë për atë që ato besojnë! Ato ngrihen kundrejt padrejtësive!

Ato nuk e pranojnë “JO-në” si një përgjigje kur ato besojnë se ka një zgjidhje më të mirë!

Ato shkojnë te mjeku edhe vetëm për të mbështetur një mike! Ato të duan pa kushte!

Ato bërtasin nga gëzimi kur fëmijët e tyre shkëlqejnë dhe ngazëllehen kur miqtë e tyre marrin çmime! Ato janë të lumtura kur dëgjojnë për një lindje apo një martesë të re!

Zemrat e tyre këputet kur një mik vdes!

Ato mbyten në trishtim kur humbin një anëtar të familjes, por ato bëhen të forta kur kuptojnë se nuk ka mbetur asnjë person për të dhënë kurajo e fuqi!

Ato e dinë se një përqafim dhe një puthje mund të shërojë një zemër të thyer!

Femrat vijnë në të gjitha madhësitë, në të gjitha ngjyrat dhe format!

Ato do të udhëtojnë, fluturojnë, do të ecin, do të vrapojnë ose do t’ju dërgojnë mesazhe për t’ju treguar sa shumë ju duan!

Zemra e një gruaje është ajo që e bën botën të rrotullohet!

Femrat bëjnë shumë më shumë sesa “thjesht” të sjellin në jetë fëmijë! Ato sjellin gëzim dhe shpresë! Ato japin dhembshuri dhe ideale! Ato japin mbështetje morale për familjen dhe miqtë e tyre!

Gratë kanë shumë për të thënë dhe shumë për të dhënë!

Gëzuar… në nder të femrave!

Shpërndaje këtë tek mikeshat e tua femra, për t’ua kujtuar sa të mahnitshme janë ato!