“Kurrë mos u marto me një mashkull, që nuk respekton nënën e vet!”/ Thënie për “Vath në Vesh”

©Getty Images

Thëniet e njerëzve të shquar, por edhe ato anonime, janë perla frymëzimi që do t’ju duhen për të qenë më pozitivë me veten dhe të tjerët.

Pas çdo aforizme, fshihet një mesazh, për t’u furnizuar me energji dhe dëshirë për të ecur më fort drejt suksesit, apo në marrëdhëniet në familje dhe shoqëri.

Kemi sjellë sot për kënaqësinë e lexuesve tanë një koleksion me thënie për “vath në vesh”, ato janë të mprehta, këshilluese dhe të mençura në çdo kohë, ndaj do të bënit mirë t’i ruanit diku për rishikim të herë pas hershëm.

Asnjë femër nuk duhet kurrë të martohet me një mashkull, i cili e urren apo nuk respekton nënën e vet.

Një shoqëri nuk ka asnjë shans për sukses nëse femra e asaj shoqërie nuk është e edukuar.

Nëse e tregoni të vërtetën, nuk keni nevojë të mbani mend asgjë.

Asgjë nuk e forcon më shumë autoritetin se sa qetësia.

Në këtë botë ekzistojnë dy lloje të njerëzve: ata që duan të dijnë dhe ata që duan të besojnë.

Si zakonisht, pas çdo gruaje të mirë qëndron një idiot.

Dënimi i gënjeshtarit nuk është vetëm se atij nuk i beson askush, por ai nuk mund t’i besojë askujt.

Ai që e lëviz malin fillon duke larguar nga rruga gurët e vegjël.

Nuk jam dakord me atë që thua, por jam i gatshëm të jap jetën që të mundesh ta thuash.

Siguria e pushtetit bazohet mbi pasigurinë e qytetarëve.

Arti dhe revolta nuk do të vdesin, përveçse me njeriun e fundit mbi tokë.

Më kujtohet një tip i çuditshëm që urrente të gjithë njerëzit; ata të fuqishmit për shkak se shfrytëzonin dhe poshtëronin të dobëtit, dhe të dobëtit pse lejonin të shfrytëzoheshin dhe poshtëroheshin.

Nëse një njeri ka një ide për madhe mbi veten e vet, të jeni të sigurtë që është e vetmja ide që ka pasur në jetën e tij.

Në një udhë të gjatë, vetëm i afti ka fat.

Askush s‘mund të tregojë për një kohë të gjatë një fytyrë ndaj vetvetes dhe një tjetër ndaj njerëzve, pa përfunduar tek të mosditurit se cila është ajo e vërteta.

Pakënaqësia është hapi i parë drejt progresit.

Mbërritja e një ideali, është shpesh fillimi i zhgënjimit.

Mendoni si një njeri i veprimit, dhe veproni si një njeri i mendimit.

E ardhmja na mundon, e shkuara na mban pas, e tashmja në shpëton duarsh.

Vetëm të dobëtit kanë frikë se mos ndikohen nga të tjerët.

Në rast se nuk mundesh të kesh atë që do, atëherë përpiqu të duash atë që mund të kesh.

Ai që heq dorë nga liria për të garantuar sigurinë, nuk meriton as lirinë dhe as sigurinë.

Kryej çdo veprim, si të ishte i fundit në jetën tuaj.

Çdo njeri lind binjak, ai që është dhe ai që kujton se është.

Një gjë e mirë nuk na pëlqen, kur nuk jemi në lartësinë e saj.

Një grua e ndjeshme kurrë nuk mund të jetë e lumtur me një budalla.

Në dashuri shpesh e dyshojmë atë që më së shumti e besojmë.