“Kush është i veshur keq pret me padurim të vijë…”/ Thëniet më të Bukura Flamande

©shutterstock

Mençuritë e popujve të ndryshëm që kemi sjellë për lexuesit tanë janë vërtetë të shumta, dhe mënyra e vetme që t’i mbajnë në mendje dhe ti përdorim në jetën tonë është duke i përsëritur, rigjetur dhe lexuar sa më shumë, derisa të bëhen pjesë e kujtesës sonë afatgjatë.

Këto thënie flamande do t’i lexoni me shumë kënaqësi, dhe si gjithmonë, jemi këtu duke pritur të na thoni cilën çmuat më së shumti.

Kovaçi nuk e ka ndonjëherë thikën e mirë.

Kush është i veshur keq pret me padurim të vijë vera.

Kush ka jetuar gjatë, di shumë.

Me ujin e trupit nxirret uji i pusit.

Nëntë herë më shumë durim e nëntë herë më shumë këmbëngulje do të na sjellin kallëpet e floririt.

Nuk do të arrish kurrë t’a mbledhësh orizin e derdhur deri në kokrrën e fundit.

Po qe i turbullt burimi, i turbullt do të jetë edhe lumi.

Vetëm në udhën e gjatë arrin të kuptosh durimin e kalit.

Armiku i blerë me para nuk bëhet mik.

Dhëmbët dhe buzët plotësojnë njëri-tjetrin.

Kafeja është buka jonë.

Kur shan babai, djali nuk duhet të dëgjojë.

Kur tigri na shërben si tapet, asnjë nuk ia ka frikën.

Kush do armiqtë e tu, nuk të do ty.

Nuk mund të bëhesh kurrë hero kundra atdheut. Veç tradhëtar!

Përdorni pak pastë dhëmbësh dhe furçë me qime të buta.

Qeni frikacak leh vetëm atëherë kur ujku e ka lëshuar katundin.

Vetëm njeriu nuk është mirënjohës për të mirat që i bëhen.

Bashkëshortësia nuk është oriz i nxehtë, që mund të hiqet nga goja sa herë që na e djeg gjuhën.

Dhembja e gishtit të vogël ndjehet nga i gjithë trupi.

Atje ku dielli shkëlqen, doktori nuk vjen.

Fëmijët duhen edukuar që nga momenti i lindjes së prindërve të tyre.

Lindja është rruga drejt vdekjes.

E drejta qëndron në majën e shpatës.

Dhëmbët nuk grinden në prani të gjuhës.

Nëse shpirtin e lirisë e lini të pavarur ashtu si arën e papunuar, atëhere aty mbijnë hithra dhe gjemba.

Njerëzve të mençur u flitet me proverba dhe jo në prozë.

Gratë ndryshojnë aty për aty, si koha.

Për të pamësuarin, pleqëria është dimër; për të mësuarin, është stina e të korrave.