“Kush merr djallin në varkë, është i detyruar ta çojë në…”/Thëniet më të Bukura Suedeze

©Unsplash

Suedia ka marrë tashmë statusin, sidomos për ne, të ‘Tokës së Premtuar”. Nuk është rastësi që na ka ënda të shkojmë atje, apo ata që arrijnë të shkojnë s’duan të kthehen më. Ata janë shembulli i shtetit efikas, etalon i demokracisë, qeveria është mike e qytetarëve, e për rrjedhojë buron një respekt dhe besim i ndërsjellë mes të dyjave.

Ne e dimë se për një komb që të bëhet i përparuar disa norma morale dhe urtësi të përcjella brez pas brez kanë ndikimin e tyre në dinamikat e një shoqërie.

Edhe pse për çdo urtësi Suedeze është e mundur të gjesh ekuivalenten e saj shqiptare do të thotë se Sudezët në ndryshim nga ne, ndoshta dinë ta shfrytëzojnë më mirë urtësinë e tyre. Mos harroni të na thoni cilën pëlqyet më shumë!😍

Askush nuk do të ankohet, po të zgjohet herët e të martohet i ri.

Ia dole mbanë, vazhdo; nuk ia dole mbanë, vazhdo.

Kush lëron tokën natën humbet nga një bukë për çdo brazdë. (ekuivalenti në shqip: Puna e natës, gazi i ditës).

Ai që blen gjëra të panevojshme vjedh vetveten.

Askush nuk ka një shtëpi aq të madhe saqë, të mos i nevojitet një fqinj i mirë.

Bukuria pa hire është si trëndafili pa erë.

Ç ‘rëndësi ka se vuaj? Mjafton që vuan edhe komshiu.

Hajdutët nuk mund të vjedhin dashurinë, por shpeshherë dashuria të bën hajdut.

Më mirë bukë të fortë, se asgjë për të ngrënë.

Mos e dëshiro atë që nuk mund ta arrish.

Mos u mburr për nderin e të parëve. Gjithçka ke, është e jotja.

Pasditja e mëson atë që nuk parashikohet kurrë në mëngjes.

Po qe se do të bëhesh gjykatës ndërmjet dy miqve, do të mbetesh pa asnjërin.

Zëri është bukuria e qyqes. Virtyti është bukuria e gruas. Lulet e bukura vyshken shpejt. Barërat e këqia zgjasin gjithë jetën.

Çfarë të jep jeta, ta merr vdekja.

Gëzimi që ndahet me një tjetër dyfishohet, kurse keqardhja përgjysmohet.

I ri, kujton të ndodhurat e të pandodhurat, në pleqëri vetëm të dytat.

Ki frikë më pak, shpreso më shumë, ha më pak, përtyp më shumë, psherëti më pak, merr frymë më shumë, urre më pak, dashuro më shumë e do të shohësh se të gjitha gjërat e mira janë tuajat.

Kur dy vetë grinden, rrallë është faji vetëm në njerën anë.

Kur lutesh, lutu me duart mbi parmendë, atëherë lutja do të bekojë mundin tënd.

Kush kërkon shumë nuk shtrëngon asgjë.

Kush merr djallin në varkë, është i detyruar ta çojë në breg.

Lavdërimi i vetvetes mban erë të keqe.

Me çdo njeri bëj një marreveshje, me mikun bëj katër.

Më mirë pa bukë se pa këshillë.

Nuk shkohet për gjuajtur atë që është kapur një herë.

Rinia shkon grumbull, të pjekurit çift, pleqtë vetëm.

Shtëpia e së dashurës nuk është kurrë larg.

Zemra e gruas sheh më shumë se sytë e dhjetë burrave.

Bukuroshe ka shumë, por e dashur është vetëm një.

Kush fle shumë, prishet, kush flet shumë, bëhet gënjeshtar.

Dashuria lind nga besimi, jeton me shpresën, vdes nga mëshira.