“Më mirë të meritosh pa marrë gjë, sesa të marrësh pa merituar…”/Mençuri e Kulluar Botërore

©shutterstock

Askush nuk u ngop ndonjëherë duke lexuar mençuri, sepse ato preken gjithmonë me aq mprehtësi dhe elegancë aspekte të ndryshme të jetës.

Për kënaqësinë e leximit tuaj kemi sjellë këtë koleksion të ndritshëm të mençurisë nga e mbarë bota. Na thoni cilën vlerësuat më së shumti nga të përzgjedhurat mëposhtë:

Më mirë se të gjithë e ushqen kalin syri i të zotit.

Kur prishet e mira, ajo bëhet veçanërisht e keqe.

Asnjë sforcim nuk shkon kot: edhe Sizifi zhvilloi muskujt.

Është shumë më mirë të mos kesh asnjëherë, sesa të kesh e të humbasësh.

Më mirë këmbëzbathur sesa fare pa këmbë.

Më mirë të jesh objekt i zilisë, sesa i mëshirës.

Punët e njerëzve i merr vesh më mirë jo ai që ka rrojtur gjatë, por ai që ka vërenjtur më shumë.

Është më mirë të mos e lejosh ujkun në vathë, sesa të mbash shpresë se do të arrish t’ia shkulësh dhëmbët në u futtë aty.

Ç’peshon lehtë rrallë herë qëllon e mirë.

Për anijen e shpartalluar çdo erë është e keqe.

Më mirë të meritosh pa marrë gjë, sesa të marrësh pa merituar.

Në cilindo qytet, qoftë edhe në atë më të mirin, do të ketë një pellg në periferi.

Le të jem më mirë hi, se pluhur! Le të shterret më mirë flaka ime në një flakada të shpërndritshme, sesa të më mbysë myku!

Kompromisi është ombrellë e mirë, por strehë e keqe.

Nga dëshmitarët është më mirë një që të ketë parë, nga dhjetë që të kenë dëgjuar.

Shakaja ka sjellë shpesh herë dobi atje ku serioziteti shkaktonte veçse kundërshtim.

Kush përkrah njerëzit e ligj, dëmton të mirët.

Të jesh më i mirë se i keqi, nuk do të thotë edhe të jesh i mirë.

Kush i sjell dëm njërit, kërcënon shumë të tjerë.

Më mirë të jesh vetëm se me shokë të këqinj.

Kur një aktor është i keq, duartrokitjet e bëjnë edhe më beterr.

Timonieri i mirë e vazhdon lundrimin edhe me vela të shqyera.

Ne shpesh shkoqisim më mirë punët e botës, se tonat.

Në punë të mirësjelljes më mirë t’i hedhësh kripë më shumë sesa më pak.

Më mirë të presësh të mirën, sesa të kesh të ligën.

Është e keqe ajo shaka, që bën të të kërcasin kockat.

Të gjitha gjërat e mira janë të lira, të gjitha të këqijat kushtojnë një djall e gjysëm.

Më mirë buzëqeshja se inati.

Që të jemi si stërgjyshërit tanë duhet të jemi më të mirë: imituesi nuk është pasues.

Lodhja – jastëku më i mirë.

Më mirë të kuptosh pak se të kuptosh shtrembër.

Shumë fish më mirë është të të gënjejnë dhjetë herë sesa të humbasësh besimin te njerëzit një herë.