“Me të vërtetë i ndershëm është ai, që e pyet veten gjithnjë, nëse është…”/ Thënie për Ndershmërinë

©Getty Images

Nuk përbën risi nëse themi që ndërgjegjja individuale dhe ajo kolektive kanë pësuar një krisje të madhe në këto kohë. Në çdo rast, pavarësisht epokës në të cilën na qëlloi të jetonin, ndërgjegjja është kushtetuta e brëndshme e njeriut.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë një koleksion me mençuri që synojnë t’i mëshojnë fort rëndësisë së ndërgjegjes, atij gjyqtarit të brëndshëm brenda nesh. E si gjithnjë, mos harroni të na thoni cilën pëlqyet më së shumti, ne i lexojmë të gjitha ato që shkruani.

Ndershmëria nuk është vetëm hapi i parë drejt madhështisë, por është vetë madhështia.

Njeriu i kufizuar, por i ndershëm, shpesh herë i nuhat tejpërtej të gjitha batakllëqet e afaristëve më të shkathët.

Njerëz me të vërtetë të ndershëm janë ata që i njohin mirë të metat e tyre dhe i pohojnë haptazi ato.

Me të vërtetë i ndershëm është ai, që e pyet veten gjithnjë, nëse është i ndershëm sa duhet.

Katoni parapëlqente të ishte i ndershëm, se sa të shtirej i tillë.

Ndershmëria dhe përpikmëria janë binjake.

Mendimtarët e ndershëm marrin hua gjithmonë, në mënyrë të pandërgjegjshme mendimet e njëri-tjetrit.

Për të bërë një jetë të ndershme ka shumë rrugë.

Njeriu i ndershëm, me t’u ulur në kolltukun e gjyqtarit, i harron simpatirat personale.

Ndershmëria është zbukurimi i çdo titulli.

Ndershmërisë në Romë i thuren hymne, por lihet të jetojë në varfëri.

Ndërgjegjja nuk mund të gabohet.

Kush do të dëgjojë zërin e ndërgjegjes, ai duhet të vendosë qetësi për rreth dhe brenda vetes.

Ligji që rron brenda nesh quhet ndërgjegje. Ndërgjegja është pra, përkimi i veprimeve tona me këtë ligj.

Ndërgjegjja vlen sa një mijë dëshmitarë.

Perëndia e çdo njeriu është ndërgjegjja e tij.

Ndërgjegja është zëri i brëndshëm që na paralajmëron se veprimet tona i vëzhgon dikush.

Ndërgjegja e pastër nuk i trembet as gënjeshtrës, as thashethemeve, as shpifjeve.

Plagët e ndërgjegjes nuk mbyllen kurrë.

Për emrin e mirë kujdesen shumë njerëz, për ndërgjegjen vetëm disa.

Ndërgjegja dënon herë-herë edhe atje, ku ligji nuk e bën këtë.

Ndërgjegja e pastër nuk trembet të futet mes njerëzve, ndërsa e turbullta trembet edhe nga vetmia.

Jeto në paqe me ndërgjegjen tënde, pa njerëzit le të flasin ç’të duan.

Ndërgjegja e kulluar nuk është gjë tjetër veçse një gëzim për shkak të gëzimit që i ke dhuruar një njeriu tjetër.

Në qoftë se do të flesh top, merr me vete në shtrat ndërgjegjen e pastër.

Stolia më e mirë është ndërgjegja e pastër.

Njeriu duhet të jetë sundimtar i vullnetit të tij dhe skllav i ndërgjegjes së tij.

Pafajësia nuk e dallon dot të mirën dhe të keqen ndaj nuk njeh as turp, as drojë.

Ne shesh skuqemi nga paturpësia e dikujt tjetër që na padit për diçka.

Turpi është një lloj zemërimi, vetëm i drejtuar në brendësi.

Kush nuk turpërohet për veprën e vet, është dy herë fajtor.

Ai që nuk ka turp, ka vetëm frikë.

Fitimi i turpshëm është më i keq se humbja.

Shpesh herë turpi na ndalon të bëjmë atë që nuk e ndalojnë ligjet.

Çfarë fillon me zemërim, mbaron me turp.