Carl Rogers ishte një psikolog amerikan dhe ndër themeluesit e qasjes humaniste (dhe qasjes me në qendër klientin) në psikologji.
Rogers konsiderohet gjerësisht si një nga baballarët themelues të kërkimit të psikoterapisë dhe u nderua për kërkimin e tij pionier me Çmimin për Kontribute të Shquara Shkencore nga Shoqata Psikologjike Amerikane (APA) në 1956.
Për kënaqësinë e lexuesve tanë ne kemi sjellë një koleksion të thënieve të tij, të cilat, sa janë të bukura po aq janë edhe shëruese e orientuese për individin, mirëqënien e tij me veten, dhe me botën.
Si gjithnjë, në përfundim të leximit, ne presim të na thoni cilën prej thënieve mëposhtë pëlqyet më së shumti.
Më vjen keq kur i shtyp ndjenjat e mia për një kohë të gjatë dhe ato shpërthejnë në mënyra që janë të shtrembëruara, sulmuese ose lënduese.
Paradoksi kurioz është se kur e pranoj veten ashtu siç jam, atëherë mund të ndryshoj.
I vetmi person që është i arsimuar është ai që ka mësuar si të mësojë të ndryshojë.
Ajo që është më personale është më universale.
Ajo që jam është mjaft e mirë nëse do ta shprehja hapur.
Shkalla në të cilën unë mund të krijoj marrëdhënie, të cilat lehtësojnë rritjen e të tjerëve si persona të veçantë, është një masë e rritjes që kam arritur në veten time.
Nuk jam perfekt… Por mjaftoj.
Një person është një proces fluid, jo një entitet fiks dhe statik; një lumë i rrjedhshëm ndryshimi, jo një bllok materiali të ngurtë; një plejadë potencialesh në ndryshim të vazhdueshëm, jo një sasi fikse tiparesh.
A po jetoj në një mënyrë që është thellësisht e kënaqshme për mua dhe që më shpreh vërtet?
Nëse e lejoj veten të kuptoj vërtet një person tjetër, mund të ndryshoj nga ky kuptim. Dhe të gjithë kemi frikë nga ndryshimi. Pra, siç them unë, nuk është një gjë e lehtë t’i lejosh vetes të kuptojë një individ.
Ne nuk mund të ndryshojmë, nuk mund të largohemi nga ajo që jemi, derisa të pranojmë plotësisht atë që jemi. Pastaj ndryshimi duket se ndodh pothuajse pa u vënë re.
Ka drejtim por nuk ka destinacion.
Jeta e mirë është një proces, jo një gjendje e qenies. Është një drejtim dhe jo një destinacion.
Në marrëdhëniet e mia me persona kam gjetur se nuk më ndihmon, në planin afatgjatë, të sillesha sikur të isha diçka që nuk jam.
Kam mësuar se ndjesia ime totale organizative e një situate është më e besueshme se intelekti im.
Vlerësimi nga të tjerët nuk është udhërrëfyes për mua. Gjykimet e të tjerëve, edhe pse duhen dëgjuar dhe për t’u marrë parasysh për atë që janë, nuk mund të jenë kurrë një udhërrëfyes për mua. Kjo ka qenë një gjë e vështirë për t’u mësuar.
Nuk mund të kesh frikë nga vdekja, në të vërtetë, mund të kesh frikë vetëm nga jeta.
Ne jetojmë sipas një “harte” perceptimi e cila nuk është kurrë vetë realiteti.
Është kaq e qartë kur një person nuk fshihet pas një fasade, por po flet nga thellësia e tij.
Më rritet bindja se do të zbulojmë ligje të personalitetit dhe sjelljes që janë po aq të rëndësishme për përparimin njerëzor ose kuptimin njerëzor sa ligji i gravitetit ose ligjet e termodinamikës.
Kur je në ankth psikologjik dhe dikush të dëgjon vërtet pa të gjykuar, pa u përpjekur të ngarkojë përgjegjësi mbi ty, pa u përpjekur të të brengosë, ndihesh shumë mirë!
Nëse je i gatshëm të hysh në botën e saj private dhe të shohësh mënyrën se si i duket jeta, pa asnjë përpjekje për të bërë gjykime vlerësuese, rrezikon të ndryshohesh vetë.
Më pëlqen ta mendoj veten si një revolucionar i qetë.
Unë besoj se individët në ditët e sotme janë ndoshta më të vetëdijshëm për vetminë e tyre të brendshme sesa ka qenë ndonjëherë më parë në histori.
Forca më e madhe në universin tonë nuk është fuqia mbizotëruese, por dashuria.
Burimi kryesor i krijimtarisë duket të jetë e njëjta tendencë që ne e zbulojmë aq thellë si forca kuruese në psikoterapi – tendenca e njeriut për të aktualizuar veten, për t’u bërë potenciali i tij.
Më duket se çdo gjë që mund t’i mësohet një tjetri është relativisht e parëndësishme dhe ka pak ose aspak ndikim të rëndësishëm në sjellje.
Ngurtësia kolosale, qoftë në dinosaurët apo diktaturat, ka një histori shumë të dobët të mbijetesës evolucionare.
Të pranosh se “Unë jam ai që zgjedh” dhe “Unë jam ai që përcaktoj vlerën e një përvoje për mua” është një kuptim fuqizues dhe i frikshëm.
Ndryshimi kërcënon dhe mundësia e tij krijon njerëz të frikësuar, të zemëruar. Ato gjenden në thelbin e tyre më të pastër, por te të gjithë ne ka njëfarë frike nga procesi, nga ndryshimi.
Mënyra e vetme për të kuptuar një kulturë tjetër është të supozojmë kornizën e referencës së asaj kulture.
Një mënyrë tjetër e të mësuarit për mua është të deklaroj pasiguritë e mia, të përpiqem të sqaroj enigmat e mia dhe kështu t’i afrohem më shumë kuptimit që duket se përvoja ime ka në të vërtetë.
Do të preferoja që përvojat e mia në komunikim të kenë një efekt nxitës të rritjes, si tek unë ashtu edhe tek tjetri, dhe do të doja të shmangja ato përvoja komunikimi në të cilat unë dhe personi tjetër ndihemi të pakësuar.
Unë besoj se edhe pikëpamjet tona më abstrakte dhe më filozofike burojnë nga një bazë intensive personale.
Njerëzit janë po aq të mrekullueshëm sa perëndimi i diellit nëse i lejon të jenë. Kur shikoj një perëndim të diellit, nuk e gjej veten duke thënë: Zbuteni pak portokallinë në këndin e djathtë.’ Nuk përpiqem të kontrolloj një perëndim të diellit. E shikoj me mahni teksa shpaloset.
Në terapi, individi mëson të njohë dhe shprehë ndjenjat e tij si ndjenjat e tij, jo si një fakt për një person tjetër.
Kam arritur të kuptoj se arsyeja pse i përkushtohem kërkimit dhe ndërtimit të teorisë, është për të kënaqur një nevojë për të perceptuar rendin dhe kuptimin, një nevojë subjektive që ekziston tek unë.
Është më e lehtë për mua të pranoj veten si një person të papërsosur plotësisht, i cili në asnjë mënyrë nuk funksionon në çdo kohë në mënyrën në të cilën do të doja të funksionoja.
Paradigma e kulturës perëndimore është se thelbi i personave është i rrezikshëm; kështu, ata duhet të mësohen, udhëhiqen dhe kontrollohen nga ata me autoritet superior.