“Mënyra më i mirë të dalësh me sukses në këtë botë, është të veprosh sipas…”/ Thëniet më të Bukura Zvicerane

©shutterstock

Kemi shumë për mësuar dhe mbajtur në mendje sa më gjatë nga ky thesari i çmuar mençurie e kulluar brez pas brezi në kohëra. Ju ftojmë t’i lexoni e të na thoni cila ju pëlqeu më shumë, që e veçoni mbi të tjerat.

Mirësjellja është çelësi që hap të gjitha portat.

Mos e festo triumfin para fitores.

Mos e gjykoni librin nga kapaku i tij.

Mënyra më i mirë të dalësh me sukses në këtë botë, është të veprosh sipas këshillave që u jep të tjerëve.

Mos i besoni burrit që qan, kalit që djersin dhe gruas që betohet.

Mos pyet “sa vjeç je”, por “çfarë shëndeti ke”.

Mos rrini vetëm! Të rrish vetëm është shenjë e sigurtë që ke rënë në shoqëri të keqe.

Natyra, koha dhe durimi janë tre mjekët e mëdhenj.

Ndërgjegja e qetë sjell gjumin e thellë.

Në demokraci shteti dhe qytetari barazohen, janë një dhe kanë një fat, kurse në diktaturë shteti është një vegël e pushtetarëve politikë dhe armik i popullit.

Në qoftë se nuk mund të kafshosh, mos trego dhëmbët.

Nga deti më e madhja pasojë është dielli, nga dielli më e madhja pasojë është shpirti, nga dashuria më e madhja pasojë është vuajtja shpirtërore.

Nga të dëgjuarit vjen mençuria dhe, nga të folurit, keqardhja.

Nuk është e bukur gruaja e bukur, por ajo që na pëlqen.

Kur qesh, të gjithë të shohin, kur qan, asnjë s’të vë re.

Kur vdes një plak, bota ka humbur një biblotekë.

Kurrkush s’është ngrirë nga fjalët e bukura.

Kush dashuron shumë, flet pak.

Kush do të mësojë, gjen gjithmonë mësues.

Kush qesh shumë është i lumtur, kush qan shumë është fatkeq.

Kush shkon me topallin mëson të çalojë.

Larg syve, larg zemrës.

Lavdia i takon atij që guxon të fillojë.

Lotët nuk shërojnë por i njomin plagët.

Llogarit buzëqeshjet tuaja në vend të lotëve; llogarit kurajon tënde në vend të frikës.

Marinari i mirë njihet në kohë furtune.

Mbylle gojën dhe çeli sytë! Hesht dhe shiko!

Më mirë i pamësuar sesa i mësuar keq.

Më mirë është i urtë në ferr se budalla në parajsë.

Më mirë të kesh dy sëmundje, se dy vese.

Më mirë të çalosh se sa të rrish e të shikosh.

Më mirë të kuptosh pak se të keqkuptosh shumë.

Më mirë të quhem grua e mirë, sesa e pasur.

Më mirë të vdesësh me nder sesa të jetosh me turp.

Më thuaj ç’shokë ke, të të them cili je.

Mësimdhënia nuk është një profesion por një mision.

Jeta është shkollë, ku janë shumë të paktë ata që marrin nota të mira.

Jetoni bashkë si vëllezër dhe bëni biznes si të panjohur.

Ju lutem, vëreni trurin tuaj në veprim përpara se të filloni të veni gojën në funksion.

Kam qenë fatkeq në të martesat e mia: gruaja e parë është shkurorëzuar nga unë, kurse e dyta, – nuk dëshiron ta bëjë këtë.

Këmbana fton për në kishë, por vetë s’shkon kurrë.

Kërkoje lumturinë në shtëpinë tënde, jo te fqinji.

Ki frikë më pak, shpreso më shumë. Ha më pak, përtyp më shumë, psherëti më pak, merr frymë më shumë, urre më pak, dashuro më shumë e do të shohësh se të gjitha gjërat e mira janë tuajat.

Kriticizëm destruktiv: Ju më tregoni, se çfarë është gabim te mua.

Kujdesuni për tokën, dhe ajo do të kujdeset për ju.

Kulmi i marrëzisë është kur babai yt të shpjegon se prejardhjen e ke nga majmuni.

Kur kemi shumë dëshira, atëhere ato e pengojnë formulimin e lumturisë sonë.

Kur ligji s’është më ligj, shteti s’është më shtet.

Kur linde, ti qave, por qeshën të tjerët. Jeto në mënyrë të tillë që, kur të të vijë vdekja, të shkosh i qeshur dhe të tjerët të qajnë për ty.

Kur lulja ul gjethet, nuk kërkon falje por ndihmë.

Kur më gënjen një herë, e ke fajin ti, kur më gënjen përsëri, kam faj unë.

Fundin e kuletës e fundin e mendjes mos e trego kurrë.

Grabitësi i rrugës ju merr paratë ose jetën tuaj, kurse sharlatani ju merr paratë edhe jetën.

Gratë e fshehin të vërtetën, kurse burrat atë e heshtin.

Gruaja pa vithe është si shtrati pa jastëk.

Gruaja që s’ka nder është si një lugë e palarë me të cilën hanë të gjithë ata që nuk u vjen dot ndot.

Gjithmonë injorantët dhe budallenjtë kujtojnë se janë më të zgjuar se të tjerët.

Hekuri rrihet sa është i nxehtë.

Historia nuk njeh ndonjë rast që zhvillimi të ketë ardhur nga dhuna dhe frika, përkundrazi , atje ku ka liri ai vjen në mënyrë të pashmangshme.

I dituri nuk pranon asgjë të paprovuar.

I maturi në të ngrënë është mjek i vetvetes.

I mençuri nuk i thotë të birit mos gabo, por gabo sa më pak.

Ideologjia është irona më e dhimbshme e fatit.

Jeta është nëj gjë e madhe e përbërë prej gjërash të vogla.

Jeta është një shkollë e papërpfunduar, njëherë e çast mëson gjëra të reja.