“Mundësitë për të gjetur fuqi më të thella brenda vetes vijnë kur jeta bëhet më…”/ Thënie për Kohë të Vështira

©Getty Images

Vështirësitë, duam apo nuk duam, do të shfaqen në rrugën tonë. Papritur. Ato nuk vijnë atëherë kur jemi në pritjet të tyre, as atëherë kur më së shumti ua kemi frikën. Ato pëlqejnë befasinë.

Një mendje e përgatitur, dhe një karakter i sprovuar nuk ndjehen kurrë të zënë në befasi nga vështirësitë e jetës. Ata e dinë se një pjesë e rëndësishme e ekuacionit është mentaliteti i duhur.

E për të ushqyer këtë mentalitet të duhur, ne kemi sjellë një koleksion me meçuri të përzgjedhura që adresojnë pikërisht ato momentet kur na duket sikur asgjë nuk na ngushëllon. Në fakt, e mendojmë gabim.

Mundësitë për të gjetur fuqi më të thella brenda vetes vijnë kur jeta bëhet më sfiduese.

Vështirësia ka të njëjtin efekt te njeriu siç stërvitja e rëndë te boksieri: e redukton atë në peshën e tij luftarake.

Në thellësitë e dimrit, më në fund mësova se brenda meje qëndronte një verë e pamposhtur.

Dhe sapo stuhia të mbarojë, nuk do të mbani mend se si e kaluat, si arritët të mbijetoni. Ju as nuk do të jeni i sigurt, nëse stuhia ka përfunduar vërtet. Por një gjë është e sigurt. Kur të dilni nga stuhia, nuk do të jeni i njëjti person që hyri brenda.

Nëse jeni duke kaluar nëpër ferr, vazhdoni.

Bukuria e shpirtit shkëlqen kur një njeri kapërcen me gjakftohtësi një keqtrajtim të rëndë jo sepse nuk i ndjen, por sepse është njeri me temperament të lartë dhe heroik.

Suksesi duhet të matet jo aq me pozicionin që dikush ka arritur në jetë sesa me pengesat që ai ka kapërcyer.

Zjarri është prova e arit; fatkeqësia, e njeriut të fortë.

Ekziston një thënie në tibetiane, “Tragjedia duhet të përdoret si një burim force”. Pavarësisht nga çfarë lloj vështirësish, nëse humbasim shpresën, kjo është katastrofa jonë e vërtetë.

Burrat trima triumfojnë në fatkeqësi, ashtu si ushtarët e guximshëm triumfojnë në luftë.

E urreja çdo minutë stërvitje, por thashë me vete, “Mos e lër. Vuaj tani dhe jeto pjesën tjetër të jetës tënde si kampion.”

Të gjitha fatkeqësitë që kam urryer në jetën time, të gjitha problemet dhe pengesat e mia më kanë forcuar. Ju nuk mund ta kuptoni kur ndodh, por një goditje mund të jetë gjëja më e mirë në botë për ju.

Ne duhet ta përqafojmë dhimbjen dhe ta përdorim atë si lëndë djegëse për udhëtimin tuaj.

Vështirësitë shpesh i përgatisin njerëzit e zakonshëm për një fat të jashtëzakonshëm.

Mendjet e vogla zbuten dhe nënshtrohen nga fatkeqësia, por mendjet e mëdha ngrihen mbi to.

Megjithëse bota është plot vuajtje, ajo është plot edhe me kapërcimet prej saj.