“Në ditët e javës nuk e përdorim dhe aq me vend moralin tonë. Të dielën ai ka nevojë për…”/ Thënie për Moralin, Virtytet dhe Veset

©Getty Images

Çështjet e moralit kanë mbërthyer botën sot, ndërsa teknologjia avancon, rendi shoqërohet lëkundet në drejtime dhe forma të panjohura, mjaft tema që lidhen me moralin po rishikohen sot.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë, kemi sjellë për sot një koleksion me thënie mbi moralin, virtytin dhe veset. Në përfundim, mos harroni të na thoni cilën prej tyre pëlqyet më së shumti.

Rendi moral i botës ka të drejtat e veta po aq sa edhe rendi material.

Përbuzja për vdekjen, ja cili është themeli i forcës morale.

Në qoftë se interesi i kuptuar drejt përbën themelin e të gjithë moralit atëherë, duhet të synohet drejt asaj që interesi vetjak i njeriut të veçantë të përputhet më interesat e të gjithë njerëzve.

Në ditët e javës ne nuk e përdorim dhe aq me vend moralin tonë. Të dielën ai ka nevojë për rimont.

Kushti kryesor i moralit është dëshira të jesh i moralshëm.

Rrethi i detyrimeve tona morale është shumë më i gjerë nga ç’parashikojnë ligjet.

Më mirë fytyra e skuqur, se sa zemra e njollosur.

Nuk është e madhe merita në qoftë se një njeri ka mbetur i ndershëm vetëm sepse askush nuk është përpjekur ta korruptojë.

Ligjet e moralit janë edhe ligje të artit.

Morali i bën më të stërholluara zakonet, kurse zakonet nga ana e tyre – moralin.

Në botë ka shumë gjëra për të cilat i mençuri do të donte të mos i dinte.

Çdo virtyt është një trimëri, ja sepse fjala “frikacak” është fyerja më e rëndë.

Virtyti është diçka e pandashme; ai ose është ose nuk është.

Mbase virtyti nuk është gjë tjetër veçse delikatesë shpirtërore.

Që të mbetet i gjallë e i shëndetshëm virtyti duhet të hasë kundërshtim e pengesa, ndryshe ai drobitet dhe vdes.

Ka një kufi përtej të cilit të përmbajturit pushon së qeni virtyt.

Ka njerëz të cilëve virtyti nuk i ka hije, aq sa edhe vesi.

Dobia e virtytit është aq e dukshme, sa edhe njerëzit e liq e respektojnë atë për hir të fitimit.

Mirënjohja është një nga virtytet më të mëdha.

Virtyti i njeriut varet në një masë shumë të madhe nga rrethanat mes të cilave ai jeton.

Të njëjtat virtyte vlerësohen ndryshe në kohë të ndryshme, në varësi se sa i shërbejnë ato epokës në fjalë.

Vlerësimi më i madh që mund të marrë njeriu i virtytshëm vetëm në jetën vetiake është dashamirësia e njerëzve të tij.

Virtyti është shëndeti i shpirtit.

Kush mbjell virtyt, korr lavdinë.

Durimi është virtyti më heroik, dhe pikërisht për këtë nga jashtë ai nuk i ngjan aspak heroizimit.

Virtyti njerëzor që zë vëndin e parë është vullneti për vetëmohim, për të vënë në plan të dytë “unin” kur këtë e kërkon detyra.

Virtyti është një pishtar që i ndriçon rrugën jo vetëm atij që e ka, por edhe atij që e sodit.

Virtyti nuk trashëgohet.

Kush admiron virtytet e huaja, ai ka edhe vetë shumë të tilla.

Shtegu i virtytit është shumë i ngushtë, kurse rruga e vesit e gjerë dhe e bollshme.

Rruga më e mirë drejt virtytit është t’i shmangesh asaj për të cilën qorton të tjerët.

Virtyti është jo të mos kesh pasione, por t’i drejtosh ato.

Ruajju prej njeriut që mburret me virtyet e tij.

Përdorimi më i mirë i veseve është të përdorësh një palë për të luftuar të tjerët.

Shpesh nuk i jepemi një vesi vetëm sepse nuk na le një ves tjetër.

Kush nxit vesin ka fyer virtytin.

Nuk duhet t’i vishni tërë botës veset e një palë njerëzve.

Duke vështruar veset e të tjerëve, i mençuri shërohet prej të tijave.

Ka vese që futen brenda nesh në formën e virtyteve.

Veset mësohen edhe pa mësues.

Veset e huaja i kemi gjithnjë përpara syve, tonat prapa shpinës.

Mirënjohja është virtyti më i vogël, mosmirënjohja vesi më i keq.

Ligjet lypset të shkulin veset dhe të mbjellin virtytet.

Krenaria çrrënjos të gjitha veset, me përjashtim të vetvetes.