“Në rrotën e fatit voziten 4: Njëri hipën, tjetri zbret, i treti është në majë, i katërti në…”/ Urtësi Gjermanike

©shutterstock

Proverbat popullore janë forma më e kondensuar e shprehjes së urtisë së brezave. Për kënaqësinë e ndjekësve tanë kemi përmbledhur një koleksion të çmuar të urtësi së popujve gjermanikë.

Si gjithnjë, mos harroni, të na thoni cilën veçuat, çmuat, apo pëlqyet më së shumti prej tyre.

Në rrotën e fatit katër voziten: Njëri hipën, tjetri zbret, i treti është në majë, i katërti në fund.

Kush kërkon të arrijë të mundshmen, duhet te synoje te pamundshmen.

Kush zgjohet heret dy fate rrëmben.

Lajkatari në njërën dorë ka ujë në tjetrën zjarr.

Martesa ëshë si një kotec pulash disa pula dëshirojnë të hyjnë brenda disa kërkojnë të dalin jashtë.

Mëkati ka shumë mjete por gënjeshtra është mjeti univrsal.

Një gënjeshtër bëhet e vërtetë kur dikush e beson.

Mund të jetohet pa një vëlla por jo pa një mik.

Ndergjegja e pastër e bën fytyrën të gëzueshme.

Në rrethana të errëta dhe të dyshimta ndihmën duhet ta japë më i afti.

Në shtëpinë e të varuarit nuk flitet per litarin.

Nga lumturia budallepsen më shumë se nga fatkeqsia.

Nga të gjitha të drejtat e njeriut, ideologët dhe politikat e kanë shfrytëzuar më së shumti të drejtën per mëkate dhe gabime, nëse nuk janë të marrë janë hajdutë.

Nuk ka terr më të madh sesa padituria.

Njerëzimi është shumë i vjetër në gjurmë të të kaluarës na bie të ecim.

Njeriu që njeh çmimin e gjithçkaje nuk njeh vlerën e asgjëje.

Njeriut të gëzuar gjithë bota i duket e lumtur.

Një armik i vdekur vlen aq sa edhe një mik indiferent.

Një fqinj i mirë është më mirë se një mik i largët.

Një ligj pa dënime është si një këmbanë pa zë.

Paraja nuk të bën të lumtur por të qetëson.

Para se të ndërtosh shtëpi hulumto komshinë.

Pemët e larta bëjnë më shumë hije se fruta.

Peshorja tregon ç’është e lehtë ç’është e rëndë por jo ç’është ar e ç’është argjend.

Pergjigjja më e mirë ndaj zemërimit është qetësia.

Për punët e mira njerëzit flasin por nuk i realizojnë kurse për punët e këqija i bëjnë e për to nuk flasin.

Pleqtë më mirë shohin pas shpine se të rinjtë para vetes.

Politika e drejtë dhe e mençur nuk është njohja e njerzve por dashuria për to.

Politikanët me të ardhur në pushtet demoralizojnë njerëzit të cilët deri dje i kanë dashur me gjithë zemër.

Pranuesi i gabimit vërteton se është më i mirë se dje.

Pula kurrë nuk premton ajo kakarin vetëm pasi që e bën venë.

Pushtetin e ka ai që gëzon gëzimin e turmës.

Që të duan të tjerët nuk duhet të jesh as shumë i zgjuar as shumë budalla.

Ruhu nga ajo dashuri që te shikon nga xhepat.

Suksesi i korrur nga padrejtësia zgjat pak.

Sytë i besojnë vetëm vetes; veshët u besojnë njerëzve të tjerë.

Shoku i të gjithëve është mik i askujt.

Shpesh dikush nuk di të thotë dy fjalë në shtëpi, predikon meshë gjetiu.

Talentet formohen në qetësi, karakteret pas betejave të jetës.

Terri nuk tretet duke thënë fjalën “llamba”.

Të gjithë të mirat duam t’ia atribuojmë vetes, të këqiat të tjerëve.

Të kesh shumë para nuk do të thotë se gjithnjë do të kesh edhe fat.

Tregtarët kudo në botë kanë një religjion.

Të shkathtëtit Zoti i jep krahë.

Të udhëheqësh një luftë është njësoj si të hedhësh short. Zari zakonisht bie ndryshe nga se e kemi imagjinuar ne.

Thelbi i lirisë së shtypit është: thelbi i burrërisë, mençurisë dhe moralit.

Thupra fëmijet e këqinj i bën të mirë.

Unë mund të premtoj të jem i sinqertë por i paanshëm jo.

Urrejtja e popullit është një xham i mprehtë, miratimi i popullit – një mjegull që tretet.

Vonojnë të dalin zogjtë e pulës nga vezët e pavëna.

Xhepat e dembelëve janë plot “ani” dhe “mirë”.

Ziliqari do të ishte i kënaqur të ishte pa një sy, vetëm që shemëri të jetë pa të dy.