Ricardo Eliécer Neftalí Reyes Basoalto, i njohur për të gjithë me pseudonimin e tij Pablo Neruda, konsiderohet poeti më i madh kilian i të gjitha kohërave.
Ai ishte amerikano latini i tretë dhe kiliani i dytë, që mori çmimin Nobel për letërsinë. Vepra e tij poetike është sa e gjerë, aq dhe e thellë dhe ka kapërcyer brezat dhe kufijtë, duke dashuruar miliona lexues.
Ne krenohemi me lexuesit tanë, dhe dëshirën e tyre për përhapjen e fjalëve të mençura dhe jemi të bindur se do lejohemi që me disa prej vargjeve të tij të përshkojmë jetën e përditshme të lexuesve tanë, prandaj ne ndajmë me ju 15 frazat dhe vargjet e tij më të mira për t’ju mbushur shpirtin me poezi.
Mos harro të na thuash cila të dha më shumë emocion prej thënieve të Nerudës:
Nëse asgjë nuk na shpëton nga vdekja, të paktën dashuria të na shpëtojë nga jeta.
Një ditë, kudo, në çdo vend do ta takosh veten në mënyrë të pashmangshme dhe kjo, vetëm kjo, mund të jetë më e lumtura ose më e hidhura e orëve të tua.
Njohja e dashurisë së atyre që duam është zjarri që nxit jetën.
Dashuria është kaq e shkurtër dhe harresa është kaq e gjatë.
Për zemrën time mjafton kraharori yt, dhe për lirinë tënde janë të mjaftueshëm krahët e mi.
Ata mund t’i këpusin të gjitha lulet, por nuk mund të ndalojnë pranverën.
Nuk ka asnjë fat tjetër përveç atij që do ta bëjmë vetë, me duart tona.
Unë i dua këmbët e tua sepse ecën në tokë, në erë dhe në ujë, derisa më gjetën.
Egziston një kënaqësi e caktuar në çmenduri, të cilën e di vetëm i çmenduri.
Ndodh që unë të lodhem duke qenë burrë.
Më pëlqen kur ti je e qetë, sepse më dukesh sikur s’je, dhe më dëgjon nga larg dhe zëri im nuk të prek. Duket sikur janë mekur sytë e tu edhe se një puthje gojën ta ka mbyllur.
Dhe kur të shfaqesh, të gjithë lumenjtë bien në trupin tim, këmbanat lëkundin qiellin dhe një himn mbush botën.
Unë dua të bëj me ty atë që bën pranvera me qershitë.
Dhe nëse nuk jepni më shumë, thjesht gjeni atë që keni në duart tuaja, mendoni se dhënia e dashurisë nuk është kurrë e kotë. Ecni përpara pa shikuar prapa.
Është e ndaluar të mos u buzëqeshësh problemeve, të mos luftosh për atë që dëshiron, të braktisësh gjithçka nga frika, të mos i bësh ëndrrat e tua të vërteta.