“Nëse do të dinit se çfarë di unë për fuqinë e dhënies, nuk do të kalonit asnjë vakt…”/ Thëniet më të Bukura të Budës

©shutterstock

Buda (i njohur gjithashtu si Siddhattha Gotama) ishte një filozof, mendimtar, meditues, mësues shpirtëror i cili jetoi në Indinë e Lashtë (rreth shek. V deri në IV pes).

Ai dha mësim për rreth 45 vjet dhe pati një numër të madh ndjekësish, monastikë dhe laikë. Mësimet e tij bazohet kanë vetëm një qëllim: të largojnë atë që quhet dukha (zakonisht e përkthyer si “vuajtje”).

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë një koleksion me disa prej thënieve më të bukura të tij, të cilat edhe sot, kanë fuqinë të drejtojnë për mirë jetën njerëzore.

Me anë të mendimeve tona, ne krijojmë botën.

Besimi dhe lutja janë të padukshme, por ato e bëjnë të pamundshmen të mundshme.

Nëse do të dinit se çfarë di unë për fuqinë e dhënies, nuk do të kalonit asnjë vakt të vetëm pa e ndarë me dikë tjetër.

Pikë-pikë mbushet vazoja e ujit. Po kështu, njeriu i mençur, duke i mbledhur ato pak nga pak, mbushet me të mira.

Nëse jeni mjaft i qetë, do të dëgjoni rrjedhën e universit. Ju do të ndjeni ritmin e tij.Ecni me këtë rrjedhë. Lumturia është përpara. Meditimi është çelësi.

Beteja më e vështirë është ajo kundër vetes.

Është mendja e vetë njeriut, jo armiku as keqdashësi i tij, që e tërheq atë në rrugë të mbrapshta.

Për të gëzuar shëndet të mirë, për të sjellë lumturi të vërtetë në familjen tuaj, për të sjellë paqe për të gjithë, së pari duhet të disiplinoni dhe kontrolloni mendjen tuaj. Nëse një njeri mund të kontrollojë mendjen e tij, ai mund të gjejë rrugën e përndritjes dhe e gjithë mençuria dhe virtyti do t’i vijnë natyrshëm.

Bëhu aty ku je; përndryshe do të të marrë malli për jetën tënde.

Mbajtja e zemërimit është si të kapësh një qymyr të nxehtë me qëllim për ta hedhur atë te dikush tjetër; ti je ai që digjet.

Ashtu si thesaret zbulohen nga toka, ashtu edhe virtyti shfaqet nga veprat e mira dhe mençuria shfaqet nga një mendje e pastër dhe paqësore. Për të ecur i sigurt nëpër labirintin e jetës njerëzore, nevojitet drita e mençurisë dhe udhëzimi i virtytit.

Nëse vërtetë do ta doje veten tënde, s’do ta lëndojë kurrë askënd.

Mos kërkoni një vend të shenjtë tek askush përveç vetes tuaj.

Një burrë nuk quhet i mençur, sepse ai flet dhe flet përsëri; por nëse është paqësor, i dashur dhe i patrembur, ky në të vërtetë quhet i mençur.

Eshtë më e mençur të udhëtosh mirë sesa të arrish.

Nëse dikush flet ose vepron me një mendje të pastër, lumturia e ndjek atë si një hije që nuk e lë kurrë.

Pushtoje të zemëruarin duke mos u zemëruar; mposht të keqen me mirësi; pushtoje koprracin me bujari dhe gënjeshtarin duke thënë të vërtetën.

E kaluara tashmë është zhdukur, e ardhmja nuk është ende këtu. Ka vetëm një moment që ju të jetoni.

Ashtu si një nënë do të mbrojë fëmijën e saj të vetëm me jetën e saj, kështu le të kultivojmë një dashuri të pakufishme ndaj të gjitha qenieve.

Nëse ndonjë gjë ia vlen të bësh, bëje atë me gjithë zemër.