Lao Tzu, një nga mjeshtrat më të mëdhenj Kinezë që jetoi shumë shekuj më parë, krijoi Katër Virtytet Kardinale, ose rregullat e të jetuarit. Kur vihen në praktikë, ato mund të ofrojnë një jetë me paqe dhe me qëllim të vërtetë.
Nëse e gjen veten në kërkim të përgjigjeve për pyetjet e jetës dhe dëshiron të bësh një udhëtim shpirtëror, do të mund të duash t’i referohesh mësimeve antike të Lao Tzu për të të drejtuar nga kaosi i botës për në vendin e paqes së vërtetë.
Këtu janë rregullat shpirtërore të të jetuarit nga Lao Tzu:
“Të kuptosh pandryshueshmërinë dhe qëndrueshmërinë në jetën tënde është të kuptosh natyrën e thellë të universit. Kuptimi i kësaj nuk varet nga ndonjë gjendje tranzitore e brendshme apo e jashtme, por është një shprehje e natyrës së pandryshueshme shpirtërore të dikujt.
E vetmja mënyrë për të arritur Mënyrën Universale është të ruash virtytet integrale të pandryshueshmërisë, qëndrueshmërisë dhe thjeshtësisë në jetën e përditshme.” – Lao Tzu
Nderim për çdo jetë!
Rregulli i parë shpreh se ne duhet të respektojmë të gjitha format e jetës në krijim dhe të mos kërkojmë t’i dominojmë apo kontrollojmë ato. Ne së pari duhet të duam dhe nderojmë veten tonë, pastaj kjo dashuri do të shprehet kundrejt të gjitha qenieve.
Në këtë botë, ne duhet të varemi nga forma të tjera të jetës për mbijetesë absolute dhe kjo do të thotë që ne duhet t’i trajtojmë ato me rrespekt, mirësi dhe vlerësim.
Lao Tzu besonte se ne të gjithë mund të jetojmë në paqe dhe harmoni nese ne së pari e kujtojmë këtë rregull të të jetuarit.
Sinqeritet i natyrshëm!
Ky virtyt manifestohet si ndershmëri, thjeshtësi dhe autencitet. Ai në thelb thotë që të qëndrojmë të vërtetë ndaj asaj ç’ka jemi në të vërtetë dhe të mos i lejojmë forcat e jashtme të ndikojnë.
Zotëroje natyrën tënde të vërtetë dhe mos i lejo të tjerët të të thonë se kush të jesh.
Jeto në të vërtetën tënde dhe çdo gjë tjetër do të shkojë në vend të vet. Plus, ti do të frymëzosh dhe të tjerët përgjatë rrugës që të shfaqin veten e tyre të vërtetë dhe të jetojnë autentikisht. Lejoji mendimet dhe veprimet e tua të prijnë dhe do të arrish të njohësh kuptimin e sinqeritetit.
Butësia (mirësia)
Në botën që jetojmë sot, ne kemi shumë nevojë që ta praktikojmë më shpesh këtë virtyt. Mirësia thjesht do të thotë të jesh të sillesh mirë me të gjitha qëniet jetësore dhe të mos vish nga një vend dëshirash egoiste.
Kur ne praktikojmë mirësinë, ne heqim dorë nga nevoja për të pasur të drejtë, sepse të jesh i sjellshëm është më e rëndësishme se të jesh i saktë. Kur jemi të ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve dhe e largojmë dëshirën për t’i kontrolluar apo dominuar ato, ne mund të jetojmë në harmoni me njëri tjetrin.
Shumë njerëz e marrin të qënit i sjellshëm dhe mirësinë si të qënit i dobët, por kjo vetëm sepse në jetojmë në një botë të mbushur me ego të fryra. Praktikoje mirësinë dhe do ta zgjosh veten dhe botën ndaj asaj që me të vërtetë ka rëndësi.
“Mirësia në përgjithësi nënkupton se ti nuk ke më një dëshirë të fortë të frymëzuar nga egoja për të dominuar apo kontrolluar të tjerët, gjë që të lejon të lëvizësh në një ritëm me universin.
Ti bashkëpunon me të, më shumë si një serfist që nget dallgët në vend që të përpiqet t’i mbizotërojë ato.
Mirësia do të thotë ta pranosh jetën dhe njerëzit ashtu siç janë, më tepër se sa të këmbëngulësh që ata të jenë ashtu siç je ti. Ndërsa praktikon të jetuarit në këtë mënyrë, fajësimi zhduket dhe ti shijon një botë paqësore.” – Wayne Der
Mbështetja
Ky virtyt shpreh se ne kemi nevojë që t’i mbështesim të gjitha format jetësore, duke përfshirë edhe veten tonë. Kur ne së pari përpiqemi të mbështesim veten, ne do të mund t’i mbështesim më me lehtësi ata që takojmë gjatë rrugëtimit të jetës.
Ky virtyt final thotë t’i duash dhe t’u shërbesh të gjithave, pavarësisht se çfarë mund të marrim prej saj. Ne mund të kalojmë nga një vend ku marrim në një vend ku japim pa menduar se çfarë do të mund të marrim në shkëmbim.
Ky virtyt na vjen natyrshëm, por kjo botë në të cilën kemi lindur na tregon të fokusohemi tek vetja dhe të bëhemi më të lumtur. Në të vërtetë, shumë njerëz nuk ndihen të plotësuar duke ndjekur këtë rrugë.
Kështu, duke e lënë veten menjanë dhe duke jetuar në shërbim të të tjerëve, ne mund të gjejmë një jetë me qëllim të vërtetë dhe gëzim duke u përpjekur për të bërë paksa më të lehtë jetët e të tjerëve.
Lejoi këto katër virtyte të veprojnë në jetën tënde dhe do të vesh re që çdo gjë do të të lehtësohet gjatë rrugës. Sepse secili nga këto virtyte sjell një mënyrë të të qenit që është e lehtë, e hijshme dhe do të të ndihmojë të fshehësh modelet shkatërruese, vetë-mposhtëse që sabotojnë paqen tënde të brendshme dhe lumturinë.