Një Fabul e Bukur të Cilën Duhet t’ia Kujtojmë Vetes Çdo Ditë

©shutterstock

Një herë një gomar dhe një tigër u grindën për ngjyrën e barit.

Gomari tha se ngjyra e barit është blu, ndërsa tigri tha se ngjyra e barit është e gjelbër.

Shpejt, debati u ndez, të dy vendosën ta dorëzojnë çështjen në arbitrazh. Ata iu afruan mbretit të xhunglës, Luanit për këtë.

Teksa iu afruan luanit, gomari filloi të bërtasë: “Madhëria juaj, a nuk është e vërtetë që bari është blu..”

Luani u përgjigj: “Nëse e beson, atëherë është.”

Gomari vazhdoi, “Por tigri nuk pajtohet me mua. Ai thotë se bari është i gjelbër, ju lutem ndëshkoni atë.”

Më pas Luani deklaroi se tigri do të dënohet me tre ditë heshtje.

Duke dëgjuar këtë, gomari u hodh nga gëzimi dhe vazhdoi rrugën e tij, i kënaqur dhe duke përsëritur: “Bari është blu.. bari është blu.”

Duke parë këtë, tigri e pyeti luanin: “Pse më ndëshkove? Ti e di që bari është jeshil dhe jo blu.”

Kësaj luani iu përgjigj: “Po, me të vërtetë bari është i gjelbër”.

Tiger pyeti: “Atëherë pse më ndëshkove?”

Luani u përgjigj: “Dënimi juaj nuk ka të bëjë me pyetjen nëse bari është blu apo jeshil. Ndëshkimi të jepet sepse është pafalshme për një krijesë të guximshme dhe inteligjente si ty të humbni kohë duke debatuar me një gomar.”

Morali i Fabulës:

Ka njerëz të cilët edhe nëse ua paraqisni të gjitha provat nuk kanë aftësi për të kuptuar të vërtetën, sepse janë të verbuar nga egoja, urrejtja dhe inati.

Humbja më e madhe e kohës është debati me një që nuk dëshiron të kuptojë, të cilit nuk i intereson e vërteta apo realiteti, por interesohet vetëm për fitoren e besimeve apo iluzioneve të tij.

Thuhet se – Kur injoranca bërtet, inteligjenca vazhdon rrugën.