“Një rrugë e shkurtër për tek pasuria do të ishte të hiqnim disa nga…”/ Thëniet më të Bukura të Petrarkës

©Wikimedia Commons

Françesko Petrarka është një nder figurat kryesore te Rilindjes evropiane.

Ne shekujt e humanizmit evropian ai u njoh si një latinist i mrekullueshem, autor librash, traktatesh e vellimesh mjaft te cmuara për kohën, për te cilat punoi me seriozitetin me të madh.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi përzgjedhur disa prej thënieve më të bukura të tij. Të bindur se në përfundim të leximit do të na thoni cilën prej tyre pëlqyet më së shumti.

Rrallëherë bukuria e madhe dhe virtyti i madh banojnë së bashku.

Një rrugë e shkurtër për tek pasuria do të ishte të hiqnim disa nga dëshirat tona.

Dëshiroj të shkoj përtej zjarrit që më djeg.

Njeriu nuk ka armik tjetër më të madh se veten e tij.

Librat, i kanë çuar disa në të mësuar dhe të tjerë në çmenduri.

Ku e di, o budalla i gjorë? Ndoshta atje, diku, dikush po psherëtin për mungesën tuaj; dhe me këtë mendim, shpirti im fillon të marrë frymë.

Kënaqësia e botës është një ëndërr e shkurtër.

Të jesh në gjendje të thuash se sa dashuri, është dashuri, por pak.

Ec përpara në shkëlqimin e së kaluarës.

Lum sytë që e panë ndërsa jetonte!

E ëmbël është vdekja që vjen prej dashurisë.

Çdo gjë tjetër, çdo mendim, shkon përpara dhe zhduket përgjithmonë në gropat e kohës, dhe aty ajo që mbetet është dashuria e shpirtit tim për ty.

Të shkaktosh pakënaqësi ndaj njerëzve të këqij dhe injorantë është shenja e sigurt e gjenialitetit dhe virtytit …

Unë kam miq shoqëria e të cilëve është e lezetshme për mua; ata janë persona të të gjitha vendeve dhe të të gjitha moshave; të dalluar në luftë, në këshill dhe në letra; të thjeshtë për të jetuar met a, gjithmonë në komandën time.

Askush nuk është njeri i të nxënit nëse nuk është gjithashtu heretik dhe i çmendur, dhe mbi të gjitha, intensivisht i çoroditur.

As nxitjet për virtyt, as argumenti i afrimit të vdekjes nuk duhet të na largojnë nga letërsia; sepse në një mendje të mirë ajo ngacmon dashurinë për virtytin dhe shpërndan, ose të paktën pakëson, frikën e vdekjes.

Të mësuarit është kënaqësia ime e vetme.

Unë duhet të të falënderoj … sepse kaq shpesh më ke ndihmuar të harroj të këqijat e sotme.

Midis gëzimeve të ndryshme, fryti i punës është më i ëmbli.

Fati im është të jetoj midis stuhive të ndryshme dhe konfuze. Por për ju ndoshta, nëse siç shpresoj dhe uroj të jetoni shumë pas ikjes sime, do të vijë një kohë më e mirë. Ky gjumë i harresës nuk do të zgjasë përgjithmonë. Kur errësira të shpërndahet e të largohet, pasardhësit tanë do të vijnë përsëri me shkëlqimin e dikurshëm të pastër.

Unë nuk gjej paqe dhe nuk kam përse të bëj luftë.

Më pushton një pasion i pashtershëm që deri më tani as kam qenë në gjendje dhe as kam dashur të frenoj. Unë nuk mund të ngopem me libra.

Kënaqësi tjetër përveç të mësuarit, nuk e ndiej.