Vështirë se dikush mund ta quajë botëkuptimin e Joseph Brodsky optimist, por poeti, filozofi dhe provokatori i madh e dinte shumë mirë se situatat e vështira në jetë mund dhe duhen luftuar.
Ne kemi shkëputur disa fragmente nga leksionet, intervistat dhe veprat e shkrimtarit që do t’ju ndihmojnë të shihni atë dritën që duhet në një moment të vështirë.
Jeta është e thjeshtë: thjesht duhet të kuptoni se ka njerëz që janë më të mirë se ju. Kjo e bën jetën shumë më të lehtë.
Të humbasësh pavarësinë është shumë më keq sesa të humbasësh pafajësinë.
Njerëzit kanë dalë nga epoka kur i forti kishte të drejtë. Ka shumë njerëz të dobët që mund të bashkohen. E drejta e vetme është mirësia. Nga e keqja, nga zemërimi, nga urrejtja – edhe nëse janë të drejta – askush nuk fiton. Kushtet e ekzistencës janë shumë të vështira për t’u komplikuar më tej.
Pavarësisht se sa e neveritshme mund të jetë situata juaj, përpiquni të mos fajësoni forcat e jashtme për këtë: historinë, shtetin, bosët, garën, prindërit, fazën e hënës, fëmijërinë, thyerjen e pasqyrës, etj. Në momentin kur ju fajësoni diçka – atëherë , ju shkatërroni vendosmërinë tuaj për të ndryshuar diçka.
Botën ndoshta nuk do të jesh në gjendje ta shpëtosh, por është gjithmonë e mundur të shpëtosh një individ të vetëm.
Jeta – ashtu siç është në të vërtetë – është një betejë jo midis së mirës dhe së keqes, por midis së keqes dhe akoma më të keqes.
Kur aq shumë jeni të pikëlluar për diçka, mos prisni mbështetjen e dikujt, por hipni trenit dhe zbarkoni buzë detit.
Jeta është një lojë me shumë rregulla, por pa arbitër. Dikush mëson se si ta luajë atë më shumë duke e parë sesa duke konsultuar ndonjë libër, përfshirë edhe librat e shenjtë. Çudia është, pra, që kaq shumë luajnë pis, aq pak fitojnë, aq shumë humbasin.
Mundohuni të injoroni ata që përpiqen ta bëjnë jetën tuaj të mjerueshme. Do të ketë shumë prej tyre – si në një pozicion zyrtar ashtu edhe të vetë-imponuar. Durojini nëse nuk i shmangni, por sapo t’i hiqni qafe, harrojini menjëherë.
Mbrojtja më e besueshme kundër së keqes qëndron te individualizmi ekstrem, te origjinaliteti i mendimit, çuditshmëria, madje – nëse doni – ‘çmenduaria’. Kjo është, diçka që nuk mund të falsifikohet, aktrohet, imitohet; është përtej fuqisë edhe të një mashtruesi të thekur.
Vetmia mëson thelbin e gjërave, sepse thelbi i tyre është vetë vetmia.
Unë e di nga përvoja ime që sa më pak informacion të marrë truri juaj, aq më fort funksionon imagjinata juaj.
Mos u bëj idiot! Bëhu ajo që të tjerët nuk ishin.