“Njerëzit mund të jetojnë pa ajër disa minuta, pa ujë dy ditë, pa ushqim dy muaj, kurse pa…”/Thënie për Diturinë

©Chris Knights

Mos poshtëroni njerëzit e mëdhenj për një a dy faje të tyre, sepse diamanti, sado i prerë shtrembër të jetë, është i vlefshëm se një gur i zakonshëm, i prerë në formën më të përsorur.

Njerëzit mund të jetojnë pa ajër disa minuta, pa ujë dy ditë, pa ushqim dy muaj, kurse pa ide disa vjet.

Njeriu para së gjithash duhet të mësojë shkallën e paditurisë së tij.

Si flaka e shkrepëses me kokë poshtë, që është më e fortë, ashtu edhe virtutet e dijetarit të rënë në fatkeqsi duken më qartë.

Sikundër elefantin e vrasin për dhëmbët e tij të çmueshëm, sikundër disa guaska deti i gjuajnë për margaritarët që kanë brenda dhe bilbilin e robërojnë për zërin e tij të bukur, kështu dhe njeriun – të shumtën e herës – e rrezikon vlera e tij e lartë.

Njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri nga koka, jo nga këmbët.

I mençuri tregon shumë gjëra me pak fjalë, i marri flet tërë ditën dhe nuk tregon asgjë.

Kush mëson të tjerët, mëson më shumë se ata që mësohen, kush shkruan, përfiton më shumë se ata që lexojnë.

Zbavitja më e bukur për njeriun është leximi, shoku më i mirë libri.

Jo më pak se dija, dyshimi më pëlqen.

E vërteta dhe dija janë të përbashkëta për të gjithë dhe nuk i takojnë as atij që i shpik i pari e as kujt i gjen rrugës.

Të diturit përmendësh nuk është dije; kësaj i thonë ta mbyllësh diçka në burgun e kujtesës.

Po të kërkosh në botë pasuri të vërtetë, e tillë është mendja dhe nderi.

Sytë dhe veshët janë dëshmitarë të këqinj, nëse mendja nuk është e arsimuar.

Çdo gjë të mirë që kam në vetvete ua detyroj librave.

Çdo fitore, çdo hap përpara drejt njohjes rrjedh nga guximi, nga rreptësia ndaj vetvetes, nga pastërtia ndaj saj.

Koha ime nuk ka ardhur akoma; disa lindnin pas vdekjes.

Gjenia është një e tillë zotësi për ta shprehur një çështje të thellë në mënyrë të thjeshtë.

Sinqeriteti është burimi i çdo njeriu.

Fatkeqsisht jo pak njerëz të mençur e kanë përdorur inteligjencën e tyre sidomos dhe vetëm për t’i treguar botës se sa të zotë janë.

Librat janë arritje të mendimit, që enden nëpër dallgët e kohës dhe bartin barrën e tyre të çmuar nga njëri brez në tjetrin.

Të shkruash është si të udhëtosh pa bezdinë e bagazhave.

Midis zbulimeve të mëdha të bëra nga inteligjenca njerëzore kohët e fundit, zë vend të merituar arti i të gjykuarit mbi librat pa i pasë lexuar.

Forca e mendimit hyn në punë më shumë se tehu i shpatës, prandaj ruaje atë dhe mbaje gati për ta përdorur në kohën e duhur.

Madhësia e dijes sate lind zili, ndërsa thjeshtësia e zemrës sate lind miq.

Epitet janë shenjat e ahmakut, njerëzve të mëdhenj nuk u duhet asgjë më tepër sesa emri i tyre.

Leximi është një mbrojtje ndaj sulmeve të jetës.

Asgjë nuk e tregon në mënyrë kaq të madhërishme forcën dhe madhështinë e mendjes njerëzore, as lartësinë dhe fisnikërinë e njeriut ; sa ç’ e tregon fuqia e tij për ta kuptuar në mënyrë të plotë dhe për ta ndjerë thellësisht vogëlsinë e vet.

Ne shikojmë vetëm atë që dimë.

Të lexosh dhe të studiosh pa u menduar, është një lodhje e kotë. Të mendosh pa lexuar dhe studiuar është e rrezikshme.

Gjithçka është relative. Për shembull, merrni një 100 vjeçare që thyen një pasqyrë. Ajo do të ishte e lumtur nëse shprehja “kush thyen në pasqyrë sjell shtatë vjet fatkeqsi pas” është e vërtetë.

Të gjithë e dinë atë që është e pamundur për t’u realizuar, derisa vjen dikush që nuk e di…dhe e shpik.

Nuk kam frikë nga bomba atomike, por nga injoranca.

Dy gjera janë infinit: universi dhe budadallëku njerëzor, por përsa i përket universit kam ende dyshime.

Shkenca ndërtohet nga faktet, ashtu si shtëpia ndërtohet nga tullat, por, ashtu si një grumbull tullash nuk është shtëpi, edhe një grumbull faktesh nuk është shkencë.

Faktet janë ajri i shkencëtarit. Sado të përsosur të jenë krahët e një zogu, ata nuk mund ta ngrenë shpendin lart po nuk patën mbështetjen e ajrit.

Së pari jepni faktet tuaja dhe pastaj mund t’i shtrembëroni aq shumë sa ju pëlqen.

Asnjë opinion i njeriut, i formoluar në formë të një teorie ose të diçkaje tjetër, nuk mund të quhet se përfaqëson gjithë të vërtetën në shkencë. Ajo mund të jetë një gjë orientuese, një burim ndriçimi, por kurrë një autoritet absolut.

Padituria është nata e mendjes, një natë pa yje e pa hënë.

Çka dimë është e kufizuar, kurse çka nuk dimë është e pafundme.

Farët e zbulimeve të mëdha notojnë vazhdimisht përreth nesh, por ato lëshojnë rrënjë vetëm në mendjen e përgatitura mirë për t’i ushqyer.

Te biblioteka flasin shpirtrat e pavdekshëm të të vdekurve.

Kryelartësia e të vegjëlve shprehet në të folurit e pareshtur për vetveten. Kurse madhështia e të mëdhenjve në faktin se ata nuk flasin kurrë për veten.

Sa më shumë lexoni pa u menduar, aq më tepër ju mbushet mendja se dini më tepër; kurse sa më shumë mendoni duke lexuar, aq më të qartë e shihni se ende dini shumë pak.

Kush nuk ndërron mendje kurrë, ndoshta s’ka fare.

Të zbulosh don të thotë të shohësh atë që të gjithë e kanë parë dhe të mendosh atë që askush nuk e ka menduar.

Dituria ndërton ngadalë atë që injoranca për një orë mund ta hedhë poshtë.

Mendjet e mëdha diskutojnë idetë, mendjet mesatare diskutojnë ngjarjet, mendjet e vogla diskutojnë njerëzit.

Edhe njeriu më i mjerë mund të zbulojë dobësitë e më të denjit. Edhe njeriu më torollak mund të zbulojë gabimet e më të zotit.

Madhështinë e njeriut shiheni te fuqia e mendimit të tij jo te postet.

Nuk do mund të jetoja pa ndjenjën që sot di diçka më shumë se dje.

Ka njerëz që dinë gjithçka, por fatkeqsisht kjo është gjithçka që dinë.

Të dyshosh te vetja është shenja e parë e inteligjencës.

Idiotësia e njerëzve është e vetmja gjë që të jep një ide të pafundësisë.

Që kur kam mësuar të ec, më pëlqen të vrapoj.