“Njerëzit mund të mos marrin gjithçka për të cilën punojnë në këtë botë, por ata me siguri…”/ Thëniet më të Bukura të Douglass

©Wikimedia Commons

Frederick Douglass ishte një reformator social amerikan, abolicionist, orator, shkrimtar dhe burrë shteti.

Pasi shpëtoi nga mjerimi në Maryland, ai u bë një udhëheqës kombëtar i lëvizjes abolicioniste në Masaçusets dhe Nju Jork, duke u bërë i famshëm për oratorinë e tij dhe shkrimet e mprehta kundër skllavërisë.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë ne kemi sjellë disa prej brilantëve më të ndritshëm të penës së Douglass.

Në përfundim të leximit, siç është traditë tashmë, presim të na thoni cilën prej thënieve mëposhtë pëlqyet më së shumti.

Njerëzit mund të mos marrin gjithçka për të cilën punojnë në këtë botë, por ata me siguri duhet të punojnë për gjithçka që marrin.

Pasi të mësoni të lexoni, do të jeni përgjithmonë të lirë.

Është më e lehtë të krijosh fëmijë të fortë sesa të riparosh burra të thyer.

Unë preferoj të jem i vërtetë me veten time, edhe në rrezikun e talljes së të tjerëve, sesa të jem i rremë dhe të shkaktoj neverinë ndaj vetes time.

Dija e bën njeriun të papërshtatshëm për të qenë skllav.

Aty ku mohohet drejtësia, ku zbatohet varfëria, ku mbizotëron injoranca dhe ku çdo klasë i bëhet të ndjejë se shoqëria është një komplot i organizuar për t’i shtypur, grabitur dhe degraduar, as personat dhe as pronat nuk do të jenë të sigurta.

Unë u luta për liri për njëzet vjet, por nuk mora përgjigje derisa u luta me këmbët e mia.

Lumturia e të bardhëve nuk mund të blihet nga mjerimi i njeriut me ngjyrë.

Të shtypësh fjalën e lirë është një gabim i dyfishtë. Ajo cenon të drejtat e dëgjuesit si dhe ato të folësit.

Pushteti nuk lëshon asgjë pa kërkesë. Nuk e ka bërë kurrë dhe nuk do ta bëjë kurrë.

Unë do të bashkohesha me këdo për të bërë mirë dhe me askënd për të bërë keq.

Në përgjithësi pritet që skllevërit të këndojnë edhe të punojnë.

Asnjë njeri nuk mund të vendosë një zinxhir rreth kyçit të këmbës së shokut të tij pa e gjetur më në fund skajin tjetër të lidhur në qafën e tij.

Në një komb të përbërë si i yni, para ligjit, nuk duhet të ketë të pasur, të varfër, të lartë, të ulët, të bardhë, të zinj, por vend të përbashkët, qytetari të përbashkët, të drejta të barabarta dhe një fat të përbashkët.

Njeriun e punon ajo me të cilën punon. Ai mund t’i përcaktojë rrethanat e tij, por rrethanat e tij do ta gdhendin atë gjithashtu.

Jeta e një kombi është e sigurt vetëm kur kombi është i ndershëm, i vërtetë dhe i virtytshëm.

Një buzëqeshje apo një lot nuk ka kombësi; gëzimi dhe hidhërimi u flasin njëlloj të gjitha kombeve dhe ata, përmbi të gjitha pështjellimet e gjuhëve, shpallin vëllazërinë e njerëzve.

Disa e dinë vlerën e arsimit duke e pasur atë. Unë e di që ka vlerë nga mospasja.

Ju keni parë se si një njeri u bë skllav; do të shihni se si një skllav u bë burrë.

Shpirtin që është brenda meje askush nuk mund ta degradojë.

Njeriu që ka të drejtë ka mbështetjen e shumicës. Ai që ka Zotin dhe ndërgjegjen në krah, ka shumicën kundër gjithësisë.

Liria është një rrugë që rrallë përshkohet nga turma.

Fati ynë është kryesisht në duart tona.

Në një kohë si kjo, nevojitet ironi përvëluese dhe jo argument bindës.

Ata që pretendojnë se favorizojnë lirinë, dhe megjithatë e përçmojnë kryengritjen, janë njerëz që duan të korrat pa lëruar tokën. Ata duan shi pa bubullima dhe rrufe.

Ne duhet të merremi me të kaluarën vetëm pasi mund ta bëjmë të dobishme për të tashmen dhe të ardhmen.

Nuk e dija se isha skllav derisa kuptova se nuk mund të bëja gjërat që doja.

E drejta nuk ka gjini, e vërteta nuk ka ngjyrë, Perëndia është Ati i të gjithëve ne dhe ne jemi të gjithë vëllezër.

Pasuria e pamasë dhe shpenzimet e saj të bollshme, mbushin shtëpitë e mëdha me gjithçka që mund të kënaqë syrin ose të tundojë shijen. Këtu, oreksi, jo ushqimi, është dëshira e madhe.

Përvoja është një mësues i mprehtë.