Ato drejtojnë njeriun, ato drejtojnë botën. Janë shtysa që lëviz tërësinë e jetës njerëzore. Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë një koleksion të bukur me mençuri për fuqinë e pasionit.
Si gjithnjë, ju kujtojmë se ne i lexojmë të gjitha komentet tuaja, ndaj presim nga ju të na thoni cilën pëlqyet më së shumti prej thënieve mëposhtë:
Njeriu duhet të ketë pasione, por edhe të jetë i zoti t’i bëjë zap ato.
Qetësia e të urtëve nuk është tjetër veçse aftësia për të fshehur ndjenjat e veta.
Ndjenja e vërtetë është e pandashme: ajo ose është e tërë, ose nuk është fare.
Paaftësia për t’u entuziazmuar është shenjë rëndomësie.
Entuziazmi është pohimi dashamirës i ngjashmërisë së njerëzve të tjerë me ne.
Vështirë ta quash të arsyeshëm atë njeri që nuk di të egzaltohet kur është e nevojshme.
Pasioni i shfrenuar bëhet vetëm perëndi.
Historia e një zemre të zjarrtë është gjithnjë jashtëzakonisht e thjeshtë.
Quajmë shpirt atë që entuziazmon.
Asgjë e madhe në botë nuk është bërë pa pasion.
Pasionet, ndonëse janë shkaktarët e lajthitjeve tona të shumta, shërbejnë megjithatë si motorë të përparimit.
Pasioni i fuqishëm nuk është aspak i përjetshmi.
Për zemërimin thelbi nuk ka aq rëndësi, ai kërkon vetëm shkakun.
Ndjenjat nuk gënjejnë, gënjen përfundimi i nxjerrë prej tyre.
Ndjenjat mbushin boshllëqet e paditurisë.
Zemërimi është çmenduri e përkohshme.
Kush di të zemërohet, di edhe të dashurojë.
Temperamenti është kohë e mirë, por kalorës i keq.
Pasionet i japin gjeniut mundësitë të shfaqe veten dhe i lejojnë të njohë veten.
Pasionet i dënojnë pareshtur, u veshin atyre të gjitha fatkeqësitë njerëzore dhe ndërkaq harrojnë se ata janë edhe burim i gjithë gëzimeve tona.
Zemra ka ca skuta të cilat arsyeja nuk i njeh dot.
Pasioni shkon përpara dhe tërheq pas dashurinë.
Ajo që del nga zemra nuk është qesharake.
Aftësia për të qeshur me gjithë zemër është veti e një shpirti të mrekullueshëm.
Zemra nuk ka rrudha, ajo ka vetëm blana.
Të vetmet pasione që nuk japin kënaqësi janë zilia dhe frika.
Për zemrën nuk ka asgjë të parëndësishme.
Përkorësia është shëndeti i shpirtit.
Mjeti më i mirë për qetësimin e zemrës është puna e mendjes.
Të mos ishin pasionet dhe ëndrrat të aftë për të çelur perspektiva të reja, jeta do të ishte një mashtrim i çmendur.
Të gjitha dijet tona e kanë zanafillën te ndjenjat.
Aty ku mund t’i jepet liri zemrës, nuk ka nevojë për parapërgatitje.
Zemra e mbushur plot nuk është e zonja t’i peshojë fjalët.
Le të jem më mirë meteor flakërues, se sa planet i përjetshëm, por i përgjumur…
Ndjenja e ngjyrës është forma më popullore e ndjenjës estetike në tërësi.
Entuziazmi – fjala më e bukur në botë.
Asgjë nuk lind më shpejt se ndjenja e antipatisë.
Synimi për të sunduar mendjet e njerëzve është një nga pasionet më të forta.
Ndjenjën mund ta detyrosh të heshtë, por nuk mund t’i vësh kufinj.
Shpesh me zemërimin njerëzit mbushin boshëllëqet e logjikës së tyre.
Të gjitha zbulimet e mëdha janë bërë nga njerëz, te të cilët ndjenja ecte përpara mendimit.
Çdo arsyetim përfundon duke i bërë lëshim ndjenjës.
Vetëm një pasion i madh është në gjendje të bëjë zap pasionet tona.
Sa më të tërbuara të jenë pasionet, aq më të nevojshme janë ligjet për t’i përmbajtur ato.
Vetëm shpirtrat e zjarrtë dinë të luftojnë dhe të fitojnë, të gjitha përpjekjet e mëdha, të gjitha veprat e larta u përkasin atyre; mendja e ftohtë nuk ka kryer asnjëherë asgjë të mrekullueshme.
Ta ruash entuziazmin është më e vështirë se sa ta shkaktosh atë.
Pakëz pasion e mpreh mendjen, shumë e shtyp.
Përjetimet janë burime që ushqejnë frymën krijuese dhe veprimtara e shumanëshme të njeriut, që i hapin atij anë të reja të jetës.
Ftohtësia është sëmundja më e tmerrshme e shpirtit.
Nuk është e vërtetë që nuk ka të drejtë asnjëherë ai që nxehet; vetëm njeriu i ulët nuk zemërohet asnjëherë.
Cili është ai njeri që duke kryer një heroizim, një akt shpirtmadhësie apo çiltërsie, mund të thotë se nuk përfitoi edhe vetë nga kjo?
Të mos jesh askush dhe të mos dashurosh asgjë është e njëjta gjë.
As gjuha dhe as qytetërimi i vdekur, nuk do të mundin kurrë të trondisin botën.
Ne kemi pika vlimi të ndryshme.
Pasioni është rregullator i keq, por sustë e fuqishme.